Florida Meshi: “Ti e vrave dashurinë”

Intervista - - MUZIKË -

Adrian Rakipi: - Kush është Florida Meshi ? Si do prezantoheshe për ata që s’të njohin ?

Florida Meshi: - Florida është një këngëtare që vjen nga veriu i Shqipërisë. Por në repertorin tim, veç këngëve të veriut, kam gjithashtu edhe shumë këngë të Shqiperise se Mesme apo të Jugut. Këndoj që e vogël, që në klasën e pestë jam ngjitur në skenë. Kam marrë pjesë në koncerte të ndryshme për fëmijë si në Gjirokastër, Berat, Elbasan etj. Prej 12 vjetësh jam këngëtare profesioniste.

- Keni 15 vjet që jetoni në Angli. Si shkuat atje?

- Jam transferuar para 15 vjetëve me familjen në Angli. Edhe pse prindërit janë kthyer në Shqipëri, unë me pjesën tjetër të familjes vazhdon të jetoje jashte.

- Si është gjendja ekonomike në Angli, parë nga këndvështrimi i shqiptarëve emigrantë ?

- Anglia të ofron shumë mundësi. Shqiptarët të cilët kanë shumë vite që jetojne atje kanë arritur që të krijojnë një jetë të stabilizuar.

- Ndaj nuk duar kthimin ndonjëherë?

- Mundësitë që të ofron Anglia janë më të mëdha. Megjithatë, kur kthehesh në Shqipëri ke një ndjesi tjeter, ndjehesh në shtëpi këtu…

- Ke arritur të bëhesh një nga këngëtaret më të njohura për komunitetin shqiptar në Angi, plot 12 vjet këndoni për shqipatrët atje. Cilat janë këngët më të pëlqyera për shqiptarët e Anglisë?

- Nga shqiptarët në Angli kër- e ke mennë Shqipëri kohen shumë këngët folk të tabanit të Veriut, me çifteli, apo ato tradicionale të Shqipërisë së Mesme e Jugut.

- Kanë ndryshuar shijet me kalimin e viteve?

- Po, këto 4-5 vitet e fundit spektatorët kanë ë kenë preferenca dhe për këngë më ritmike, pra, folk të miksuar me modernen..

- Po me ardhjen e emigrantëve nga vise të ndryshme kanë ndryshuar kërkesat?

- Po kanë ndryshuar. Siç e permenda pak më lart, kanë ë kerkohen shumë kënget ritmike moderne shqiptare, këngë moderne folk ose baladat e eëmbla. Pra, ka tendencë për të kerkuar një varietet të këngeve jo vetëm kënget e vjetra folklorike. Kjo ka bërë që të krijoj një repertor shumë të gjerë me këngë nga Jugu e Veriu, të vjetra e të reja

- E ke të vështirë me këngët e Jugut? - Jo, i këndoj me qejf edhe ato aq sa njerëzit madje ndonjëherë habiten me mua që i këndoj shumë mirë disa këngë tipike të jugut. Nuk jam fanatike e vetëm një rryme muzikore, më pëlqen të eksperimentoj me muziken dhe të kem varietet. - Pse u bëre këngëtare ? - Unë ësisht këtë rrugë. Në klasën e peste do të organizonim një festival me recitime. Vajza që duhet të recitonte ishte sëmurë, nuk mund ta bënte pjesën e vet dhe mesuesja më kërkoi ta bëj unë. Me pas nga recitimi lindi ideja që të bënim këngë dhe më provuan për të kënduar. Mbaj mend se kam kënduar një këngë kurbeti. Titulli ka qenë “Niset trimi për kurbet” dhe mad çmimin e parë me atë këngë. Që atëhere nuk i jam ndarë muzikës. Në ëndoja nëpër festa të ndryshme familjare dhe më pas në që të këndoj këngë për të rritur. Ishte një pasion dhe një dëshirë e pashmangshme për të kënduar.

- Vazhdon të jetë pasion dhe tani që është një profesion ?

- Muzika është një pasion i madh. Nuk do rresht kurrë së kënduari. Tani ky pasion është kthyer dhe në një profesion shumë të bukur, por prapë mbetet pasion. Unë kënaqem shumë kur jam në festa familjare, apo e ftuar në koncerte dhe shoh publikun që më duartroket dhe më kërkon të kendoj. Ajo është kënaqesia ime më e madhe dhe nuk besoj se do të heq dorë ndonjëherë nga kjo kënaqesi.

- Repertori yt numëron mbi 10 këngë të realizuara me videoklipe. Cilën prej tyre do të veçoje dhe pse ?

- Kam punuar shumë këngë dhe me shumë kompozitorë. Perveç klipeve ne Youtube ka shumë këngë të cilat janë publikuar, por pa klipe të mirë të veçoja në fakt një këngë e cila ishte kënga ime e parë. Kjo është një nga këngët që më kërkohet edhe sot shumë nga publiku. Kënga titullohet “Here dashni, herë tradhti”.

- Cila do të jetë kënga jote më e re dhe si ka lindur ajo ?

- Sapo kam përfunduar klipin tim më të ri me këngën “Ti e vrave dashurinë”. Kënga është në “Youtube” tashmë për të gjithë publikun. Këngën e ka punuar Edmond Zhulali dhe madje kjo këngë ishte një sugjerim i tij. Unë kam një bashkëpunim shumë të gjatë me Mondin dhe i pranoj gjithmonë me shumë dashamirësi sugjerimet e tij për këngët. Gjithashtu, kam dhe projekte të tjera të cilat presin dhe shumë shpejt do të vij me disa surpriza për të gjithë dashamirësit e muzikës sime.

- Së fundi, çfarë di u thoje admiruesve të tu?

- Do të doja të falenderoja të gjithe publikun i cili më ka mbështetur për kaq shumë kohe dhe vazhdon të kërkojë këngët e mia. Një falenderim të veçantë do jepja për kompozitorin Edmond Zhulali që po kujdeset për këngët e mia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.