Mistreci

Intervista - - POEZI -

Këto udhë të k’tij qyteti, kanë diçka nga mua Ndaj dhe endem në kujtime për të gjetur “çfarë” Gjaku shtyhet nëpër deje, zemra u gufua Përbri urës së goricës, takimi ynë i parë ! Shi i imët lagte rrugët, ura ja, përballë Zemra rrihte si e çmendur dhe memorja ngeci Binte uji i gjithë botës mbi të zjarrtin mall Përbri urës së goricës, isha unë mistreci ... Ti më thërisje kështu ! Sa nuk e pëlqeja Por të shihja buzëqeshur e kjo më mjaftonte Shpirti gjeti ku të strukej, si t’i thuash “eja” Përbri urës së goricës, gjithçka më mungonte ! Buzëqeshaj ikte-vinte, fjalët gdhendur muresh Muresh shpirti që një emër kishin hajmali. Emri yt e ndizte zjarrin, atë që nuk shuhesh Përbri urës së goricës, më mungoje ti !

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.