U martova me musen e vëllait

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Historia ime e trishtë e ka ën në një aksident të tmerrshëm që ndodhi në minierën afër fshatit tonë. Jam lindur e rritur në fshat e deri në vitin 1998 kam jetuar në fshatin e prindërve të mi. Ne ishim shtatë fëmijë. Unë isha fëmija i tretë. Kisha një motër të madhe, një vëlla dhe pastaj isha unë. Pas meje ishin dy motra e dy vëllezër. Babai im ka punuar gjithë jetën në kooperativë si kovaç. Gjithë jetën është lodhur, po më shumë e ka lodhur fati i keq i djalit të madh. Nëna ime ishte specialiste e ujitjes. Më mirë se ajo asnjë nuk dinte të ujiste arat e kooperativës. E meqenëse fshati ynë kishte ujë pak linin nënën time t’i ujiste. Gjithmonë kthehej në shtëpi ose me krahët ngarkuar me bar që e kishte mbledhur në arë e ja lëshonte lopës sepse rracioni që merrnim, 300 gr qumësht ku na dilte neve shtatë fëmijëve. Shumë shpesh në mes të barit fshihte kallinj misri e na ziente natën e na i jepte t’i hanim fshehurazi se bëhej nami. Babai ka bërë dy vite burg se shau kryetarin e i tha që nuk po organizonte punën, e as punë s’prekte me dorë. Dihet ajo kohë. Po shpëtoi paq me aq pak se do ishte kalbur atje vetëm për një fjalë të mirë të një bashkëfshatari.

-Epo Sulo e kishte fjalën që të organizohej puna me grupe të ndryshme e me turne edhe natën, - tha ai në dëshminë e tij, - me qëllim që ne të ishim pararojë për nga prodhimi. Nuk mendoj se pati ndonjë qëllim të keq. Ai vetë punon edhe natën kur na prishen veglat... etj., etj.

Por këto fjalë e shpëtuan babain. Qysh atëherë ai nuk foli më, vetëm rrinte në kovachanen e tij pinte cigare e rregullonte veglat e prishura.

Ne u rritëm shpejt e shpejt. E para u martua motra sigurisht me shkuesi. Shtëpia e miqve të rinj ishte në fshatin pranë nesh. Kur erdhën në ër të kërkuar motrën, fjalët e para që thanë miqtë ë e mirë dhe atyre ju pëlqente vajza e s’donin t’ia dinin për gjë.

-Shyqyr që vajza është e bukur e sillet mirë, - i tha babai nënës të nesërmen, - se pas atij burgut tim do na kishte mbetur në derë s’do e kishte marrë kush vajzën e armikut.

Vëllai që ishte pas motrës u bë për të shkuar ushtar. Ushtrinë e bëri në Tiranë, në një repart ku merreshin me tanket. Po atëherë ushtri u jepte edhe zanat ushtarëve po të donin. E im vëlla ishte natyre e dëgjueshme. Edhe ai si ime motër ishte i mirë në paraqitje edhe pse tullac e me atë unifor- mën e shpifur, helbete ushtar.

Pas një viti që vëllai kishte mbaruar ushtrinë në komitetin e rrethit tonë kishte ardhur një letër me vlerësime shumë pozitive për vëllanë. Në fakt për këtë e ndihmoi shumë komandanti i tij. Përveçse e kishte me sy të mirë edhe nëna i jepte gjëra fshati vëllait t’ia çonte kur kthehej në repart pasi mbaronte lejen. Vëllai kishte shkuar e kishte takuar edhe pas ushtrisë dhe i kishte shprehur dëshirën të rrinte e të punonte atje nëse mundej. E ndihu fati dhe komandanti dhe e morën në punë në repartin ushtarak të rrethit tonë. Vëllai vinte një herë në muaj në shtëpi dhe vinte i veshur si kapterr, por i mungonin gradat në supe.

-Kjo punë ka disa të mira, - tha babai. – Së pari, ka rrogë të mirë, njerëzit të shohin me sy të mirë dhe vetë puna të bën autoritar. Po shyqyr nuk ke nevojë të blesh as rroba se ke këto të punës. Të duhet veç një kostum për dhëndërr, - tha dhe po priste reagimin e vëllait.

-Dole aty ku deshe, - iu përgjigj vëllai. –Sa pë të sistemohem taman vetë. Të marr ndonjë gradë, të marr ndonjë shtëpi, të marr pashaportizimin. Si u mbaka gruaja kështu duke e parë një herë në muaj. Pa gjetur shtëpi ku të mbaj gruan, nuk e mendoj fare, - tha dhe e mbylli.

-E shikon, thashë kjo punë të jep edhe autoritet, - ia ktheu babai hidhur.

Kështu kaluan edhe tre vite punë rraskapitëse e vëllait. Them punë rraskapitëse sepse gjithçka çfarë arriti e arriti vetëm me punën e sjelljen e tij. Nuk kishim asnjë mik tjetër që ta ndihmonte përveç komandantit të tij.

Më në fund pas kërkesave të tij të pafund i dhanë një shtëpi, dhomë - paradhomë quhej, dhe i bënë edhe pashaportizimin në qy ër vëllanë.

-Tani besoj mund të edhe për nuse? - pyeti babai. –Po tani mund të ër nuse, - u përgjigj vëllai.

Ti ke parë ndonjë vetë andej nga punon apo hiç, me kokën në thes ti e në punë? – po në fakt i qeshte gjithë fytyra nga kënaqësia.

-Epo e kishim lënë që unë do gjeja shtëpi e ti nusen, - ia priti vëllai.

-Po unë e kam menduar një, nëse të pëlqen edhe ty e nëse do pranojnë edhe ata, - tha babai. –E pse s’do pranojnë, - tha nëna, - kam djalë për ta pirë në kupë. Eshtë çupë e mirë, Desi e ka emrin. Eshtë e bija e V.D. burrë edhe gruaja nikoqire e mirë është.

-Po, po, - ia priti nëna. - I ka teze Dina komshi dhe i njeh mirë.

-Epo mirë, u tha u bë, - u përgjigj vëllai. -E mbaj mend që e kam parë kur u martua Berti i tezes. Më ka pëlqyer. Ju shkoni e kërkojini dorën e të shohim ç’do na thonë.

Babai e nëna fjetën shend e verë atë natë. Pas një muaji unë u nisa ushtar dhe kur erdha me lejen e parë mora vesh që vëllai im ishte fejuar me vajzën që ishte bërë muhabeti.

Atë vit u martua motra ime që ishte pas meje dhe pranverën tjetër u martua edhe motra tjetër. Ndërsa babai i Dinës kishte kërkuar ta shtynin dasmën për një vit sepse kishte martuar një djalë dhe një vajzë dhe sigurisht nuk kishin mundë

-Po edhe unë martova dy çupa e s’dua ta marr nusen duke shtrëngruar brezin aq shumë. Më mirë i lëmë të fejuar një vit e pastaj i martojmë. Dhe kështu, vëllai një herë vinte te ne në shtëpi e një herë të e fejuara e tij.

Viti kaloi shpejt dhe erdhi dhe koha e dasmës. Edhe unë e mbarova ushtrin dhjetë ditë para dasmës. Isha në shtëpi, jo vetëm për të kërcyer e dëfryer, por edhe për të bërë ndonjë punë. Dasma shkoi shumë mirë, edhe nusja erdhi si drita, copa e yllit. Ndeji në shtëpi te ne për një muaj edhe pse vëllai iku në punë pas dy javësh.

Kur ai erdhi për ta marrë nusen nëna i kishte bërë çantat gati. Motrat kishin qëndisur perde e rrugica pa fund për shtëpinë qysh në momentin që vëllait ia dha këshilli i qytetit. Edhe nusja kishte sjellë pajë. E kështu vëllai shkoi në shtëpi të rregulluar. Sapo përcollëm nusen e vëllai babai m’u kthye mua:

-Tani më duhet të dal për nusen tjetër, po ku të shkoj? S’po më jep drejtim askush, - e shikonte nga unë. –Po do të të duhet të presësh pak. Edhe unë dua të sistemohem me ndonjë punë pa të mendoj për grua, - thashë dhe për momentin u mbyll. Ndërkohë që im vëlla po përpiqej me miqtë e tij të më sajonte ndonjë punë mua, nusja mbeti shtatzënë e lindi dy binjakë. U lumturuam të gjithë se fëmijët ishin si drita, edhe nusja ishte mirë. Kur fëmijët u bënë shtatë muajsh ndodhi një aksident te puna e vëllait. Vëllai im vdiq dy orë pasi e çuan në spital. Dy ushtarë ishin plagosur, po shyqyr kishin shpëtuar. Ishte një tmerr i madh për të gjithë. Prindërit e mi nuk e mbanin dot veten. Nuses iu përmbys jeta. Fëmijë - nin jetën si jetimë. Edhe ne, vëllezër e motra ishte si të na ishte prerë krahu i djathtë. Edhe shokët e punës kanë qarë në varrimin e tim vëllai. Gjatë ceremonisë mortore spitali la një infermiere në shtëpinë e vëllait sepse nënës vetëm i binte të ët.

Po njeriu si qenia që mësohet me çdo gjë, u mësuam edhe ne me mungesën e vëllait. Jeta vazhdon. Një muaj pas humbjes së vëllait mua më morën në punë në qytet aty ku im vëlla kishte folur më një mikun e tij. Edhe i vdekur po më ndihte vëllai im. Çdo ditë sapo mbaroja punë, kaloja nga shtëpia e vëllait dhe e pyesja nusen për çfarë mund ta ndihmoja. Bëja pazaret, mbaja fëmijët ose njërin se me të dy e kishte të vështirë, rregulloja ndonjë gjë që i prishej helbete shtëpia do edhe burrë, edhe grua brenda. Një ditë sapo mbarova punën si çdo ditë shkova te shtëpia e vëlait për të marrë listën e gjërave që duhej të blija. Gjeta prindërit e mi aty dhe hyra brenda, hëngra edhe drekë. Pastaj dola me babanë të blinim ushqimet që tha nusja e vëllait.

-Biri im, dua të pi një kafe me ty, - tha babai. –Duhet të jo si babë e bir, por si shokë. Siç mund të bashkosh dy duart e tua e i ngroh me njëra-tjetrën në dimër, dua të më ngrohësh shpirtin ti.

-Më thuaj ç’duhet të bëj, - i thashë përnjëherësh. E dija që e kishin zemrën plagë nga vdekja e vëllait.

-Dua t’i rritësh ti binjakët, nusja është e re dhe do martohet prapë e ku i dihet ç’burrë i bie. S’do më tresë dheu pa e ditur që i rehatova ata dy jetimë.

-Po si t’i rris unë o baba, fëmijët duan mamanë e tyre e jo xhaxhnë, ata mund të lozin me mua për dy orë që i mbaj unë kur Desi ka punë, po si do jetojnë me mua.

-Jo biri im s’më kuptove. Dua të martohesh ti me Desin, nuk mund t’i lëmë fëmijët në dorë të të tjerëve. Pastaj është grua e mirë. E di që e ke të vështirë, por po të lë amanet fëmijët e vëllait.

-Si të martohem me Desin? dhe s’më doli asnjë fjalë tjetër. As e kisha çuar nëpër mend e mbeta si guak.

-Ka ndodhur edhe në familje të tjera dhe kjo është zgjidhja më e mirë.

- Edhe Desi do pranojë se na njeh të gjithëve, e di ç’familje jemi, pastaj vetëm me ty i ka fëmijët të sigurtë.

-Po dale o baba se është turp, s’ka një vit që ka vdekur vëllai e unë të çohem e të martohem me gruan e tij, e kupton ç’thua?

-E kuptoj, po fëmijët kanë nevojë për baba e jo vetëm për një hamall që u bën pazarin, apo nesër kur të jetë burri tjetër aty ti do jesh vetëm kllouni që do i takosh një herë në muaj, po tani e merr vesh? Mendon se e kam të lehtë të të them këtë? -Se di, bëj ç’të duash, i i thashë. E kuptova që ky muhabet ashtu do shkonte. U kthyem në shtëpi, e unë fjeta në dhomën time me shokë çdo natë e prindërit e mi në shtëpi të vëllait. Të nesërmen babai e nëna ime në kthim kishin shkuar nga prindërit e Desit dhe u kishin thënë atë që babai më tha mua. Prindërit e të dy palëve kishin rënë dakord, por babai im i kishte thënë që nuk i thoshte dot Desit e asaj t’ia kërkonin këtë gjë prindërit e saj. Dhe kështu ndodhi. Prindërit e Desit i gjeta pas dy ditësh në shtëpi kur shkova si gjithmonë për pazarin. I përshëndeta, mora listën dhe njërin nga fëmijët në krah e dola. Kur u ktheva kur Desi doli në derë sapo me hodhi sytë u skuq deri tek veshët. E kuptova që i kishin thënë. Mori djalin nga unë, mori dhe qeset. Më pyeti nëse do hyja brnda, po i thashë që kisha punë. U përshëndeta me prindërit e saj e ika.

Pas gjashtë muajsh ne u martuam, sigurisht jo me dasëm. Ju betohem tri javët e para të martesës kam fjetur në të njëjtin krevat me Desin e nuk e kam prekur me dorë. Të dy dridheshim dhe kishim siklet sikur po bënim ndonjë krim.

Me kalimin e kohës ne u mësuam me njëri-tjetrin, binjakët u rritën e shkuan që të dy në shkollë të lartë e ne patëm edhe dy fëmijë të tjerë bashkë. I kam dashur fëmijët e vëllait më shumë se të mitë, jam kujdesur për ta si kujdeset njeriu për dritën e syve. Shpresoj ta kem mbajtur amanetin që më lanë prindrit e mi. A.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.