Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

-Nëse do shihnit personin tuaj të zemrës në rrugë me dikë tjetër dhe juve ju ka gënjyer cili është reagimi që do bënit ndaj tij?

-Përderisa është me dikë tjetër në krahë do largohesha ë kurrë. Alba

-Do ndaloja dhe do prisja të më jepte shpjegime. Kristi

-Mbase mund ta ketë patur edhe dikë të afërt dhe do prisja ë shpjegim e më pas do bëja zgjedhjen. Juna

-Thjesht do largohesha dhe nuk do më interesonte më. Ester

-Pa dëgjuar shpjegimin nuk do largohesha në asnjë vënd. Ervisa

-Nuk besoj se i kam lënë diçka mangut të dashurës time që të arrij ta shoh me dikë tjetër. Jurgen

-Pa e dëgjuar një situate nuk do arrija kurrë në veprim. Haris

-Çdo veprim e ka një shpjegim. Zgjidhja e duhur është të presësh. Armanda

-Nëse do merrja vesh që do kishte diçka me dikë tjetër do largohesha menjëherë por pa dëgjuar se çfarë ka ndodhur nuk mund ta akuzoj se në rrugë mund të dalim me një kushëri, vlla apo shok por kjo s’do të thotë se ne kemi një lidhje me ta. Elidona

-Do shkoja ta therrja e ti thoja pastaj më fal por nuk munda të rezistoja. Ajlin -Sa dashuri duhet, për të shpëtuar një dashuri?

-Është e pamundur ti mbash njerëzit pranë kur ata duan të ikin. Pavarësisht sa shumë i do,

duhet ti lësh të shkojnë. Fatjon

-Një dashuri e humbur nuk kthehet më. Lorenc

- Duhet shumë dashuri por duhet të marrësh parasysh dhe se mund të humbësh. Joan

- Një mundet dot kurrë ta shpëtosh. Françeska

-Duhet të luftojnë të dy palët për të shpëtuar një dashuri se një i vetëm nuk e bën dot. Jo se lodhet por kur e sheh që nuk merr të njëjtën gjë nga partneri do vi momenti që do e kuptoj që nuk ia vlen më dhe do largohet. Amarildo

- Kur e sheh që një dashu ë mbaroj më e mira që mund të bësh është ta lësh të shkoj se përveç se do lë ë. Desjan

-Kur do mbaroj kjo çadra e protestës?

-Kur të dali Edi me të brendshme dhe ti trëmbi atëherë do largohen edhe qytetarët. Neritan

-Fajin e kanë këta të qeveris që e zgjasin me atë Lulin akoma se ai nuk meriton asgjë. Eranda

-Çadra e protestës do mbaroj para zgjedhjeve të qershorit. Aurel

-Mendoj se çadra e protestës do të mbyllet në momentin që të ketë ndërhyrje prej të huajve në plotësimin e kritereve të vendosura prej opozitës. Artan

-Çadra e protestës do të mbarojë në momentin që do arrijë kushtet e një marrëveshjeje politike me maxhorancën. Rovena

-Kur të arrihet konsensusi për sa i përket votimit të reformës dhe votimeve të proçesit zgjedhor atëherë edhe çadra e protestës do mbaroj. Ilir

-Gjithçka varet nga plotësimi i kërkesave të opozitës prej maxhorancës për sa I përket reformave që do ndërmerren. Lindita

-A do e donit Lulzim Bashën kryeministër?

-Unë jam me partin demokratike po Lulushi po më lë pa parti. Mirjan

-Sinqerisht nuk është as për kryetar komune jo më për kryeministër. Gilbert

-Ta bëjmë kryeministër tek kopështi 15. Neritan

-Jo, kur e patën ata çfarë bën? Apo tani i’u hipi inati. Ne nuk duam asnjë se na mbajnë krahët tona. Liridon

- Nuk mendoj se Lulzim Basha e kryen dot rolin e kryeministrit sepse nuk ka cilësitë e një lideri. Sindi

-Nuk e dua Lulzim Bashën për kryeministër, më mirë do ishte Mesila Doda për kryeministre. Migen

- Mirë do ishte të bëhen kryeministër se është i ri dhe ka shumë për ti dhënë vëndit të tij. Besi

-Nuk dua për kryeministër dikë që bën thirrje publike për të ndezur luftë vetëm që ai të ketë pushtetin. Danjel

-Kur provuam një piktor për kryeministër pse mos ta duam edhe Lulzim Bashën? Rezart

Jeni dakort që të hapen dyert e Bashkimit Europian për emigrantët sirianë?

-Jam dakort po të hapet dhe ndonjë dritare për shqiptarët Astrit

- Mendoj se dyert e Be-së duhet të hapen për emigrantët sirianë pasi nuk ka Europë të lirë nëse nuk ndihmon njerëzit edhe pse jo europian të jenë të lirë. Enea

- Be nuk duhet ti mbyll dyert për emigrantët pasi ajo duhët të japë një zgjidhje e jo të qëndrojë pasi më keq do jetë për BE nëse nuk i jep një zgjidhje kë Marjo

- BE-ja ka mjaft probleme në lidhje me vet koalicionin e BE-së përsa i përket largimit të anëtarëve të saj të vjetër të koalicionit edhe ndaj nuk duhet ti hap dyert për një periudhë pa afat. Altin

- Zgjidhja më e mirë është që ti jepet një zgjidhje problemit, pra të hapen dyert për emigrantët por njëkohësisht të zgjidhen dhe problemet që do shkaktojë - grantësh. Xheni

-BE-ja ka mjaft probleme kohët e fundit pasi diskutohet dhe prishja e koalicionit pas largimit të anëtares së saj me një rol kyç të Anglisë dhe gjëja që i duhet më pak në këto momente është një madh emigrantësh sirianë. Më mirë mos ti hap dyert BE-ja pa zgjidhur problemet e saj të brendshme pasi nëse ky koalicion prishet do të ketë pasoja serioze në rajon e më gjerë.

Duhet të miratohet “qeveria teknike” e cila është kërkuar prej opozitës prej disa kohësh?

-Na duhen teknikët kështu që se miratojmë dot. Martin

-Po, pse mos miratohet? Dritan

-Tani që vijnë zgjedhjet shumë gjëra miratohen. Sajmir

-Përderisa e kanë kërkuar le ta miratojnë. Dejvi

-Përderisa e kanë kërkuar prej kohësh pse nuk e miratojnë? Esjona

- Qeveria teknike nuk duhet të miratohet pasi nuk ka arsye të kërkohet një qeveri teknike në një moment kyç si ky ku po miratohet reforma në drejtësi e kjo është si një arsye për t’iu shmangur miratimit të kësaj reforme e cila për më tepër është kusht themelor për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Sebastian

-Për sa kohë PD-ja e sheh se kanosen anëtarët e saj nga reforma në drejtësi ajo kërkon qeverinë teknike. Nuk dëshiroj që kjo qeveri teknike të miratohet. Mirjan

-Ajo çfarë i duhet më pak vendit tonë në këto momente është një qeveri teknike. Mendoj se është më mirë të mos miratohet fare kjo qeveri teknike. Hermes

Nuk jemi në gjendje lufte që të na nevojitet një qeveri teknike, më mirë mos të miratohet fare qeveria teknike e PD-së. Mirela

Jeni tip që i falni gabimet? Çfarë gabimi sdo e falnit kurrë?

- Tradhëtia është ajo që të mundon dhe njeriu nuk mundet dot ta fal. Të tjerat në përgjithësi i fal. Xhoni

- Përgjithësisht fal por nuk e di se çfarë do jetë ajo gjë që unë s’do ta fal dot. Ela

- Jam tip që fal por nuk mundem të fal dot tradhtinë dhe gënjeshtrën. Miri

- Nëse më gënjen nuk fal dot asnjë. Klodi

- Mashtrimet dhe tradhtinë si duroj e si fal dot, të tjerat mundohem. Xhejmsi

- Ndonjë gënjeshtër të lehtë edhe mund ta fal por gënjeshtrat e rënda s’mundem. Rajmonda

- Nëse dikush kërkon falje të sinqertë mund ta fal por ka edhe gjëra që s’i fal dot si tradhtia. Armela

- Korrektësinë e kam primare dhe nuk mundem dot ta fal një njeri jo korrekt. Genti

- Çdo njeri mund të bëj gabime dhe mund të falet por e rëndësishme është që mos përsëritet. Leo

-Tradhëtinë dhe gënjeshtrën s’mundem dot ti fal e as dua të më falin nëse bëj diçka të tillë. Kujtim

- Nuk mund të fal njerëzit mosmirënjohës. Silva

pas shpine. Ata i kam edhe inat në jetë. Marjeta

- Gabimet e vogla edhe i fal por personat që më fshehin gjërat nuk mundem dot ti fal. Laerti

Besoni se ka dashuri të vërtetë apo gjithçka është interes në ditët e sotme?

Dashuri ka por nuk ekziston dashuria pa interes është problem i ditëve të sotme. Enxhi

Nëse dy njerëz janë të niveleve të njëjta sigurisht që ka dashuri mes tyre por kur janë kategori të ndryshme ekziston edhe interesi. Ditmar

Ka vërtetë njerëz që e dijnë vlerën e dashurisë por ka edhe nga ata që të duan vetëm për interes. Sandri

Edhe ai që rri për interes do të dashurojë duke kaluar kohë me ju dhe duke u afeksionuar. Ana

Përderisa, ekziston si fjalë duhet të ekzistoj dhe si ndjenjë. Jeta

Nuk është vetëm interes një marrëdhënie ka dhe dashuri dhe sigurisht që besoj që ka dashuri të vërtetë. Amarildo

Po si nuk ka dashuri të vërtetë, nuk është gjithçka interes. Genti

Ka edhe njerëz që dashurojnë, sigurisht që ekziston. Sonila

Që kur hap sytë është interes. Joli

Ju ka ngelur diçka peng nga e kaluara për të cilën vuani edhe sot?

Po, më ka ngelur shkolla që nuk pata mundësi ta vazhdoja. Elda

Për shkak të krenarisë time të çmendur kam humbur dikë që e kam dashur shumë. Për këtë pendohem edhe sot. Kristi

Të gjithë e kanë një peng në jetën e tyre, unë vuaj lamtumirën e fundit. Anna

Më ka ngelur peng humbja e jetës së një personi mjaft të dashur për mua. Fatma

Nuk më intereson e kaluara por e tashmja. Andia

E kaluara duhet të ngelet aty ku e ka vendin. Klajdi

Gjithmonë mundohem të eci përpara në jetë dhe nuk e kthej kokën pas, nuk më intereson e kaluara por më intereson ku unë jam sot. Krista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.