Keni ndonjë pyetje që ju shqetëson dhe nuk i jepni dot përgjigje? Mos ngurroni të na shkruani. Specialistet më të mirë të vendit do ju përgjigjen. Na i dërgoni pyetjet me letër në adresën Gazeta Intervista, Rruga «Qemal Stafa» Nr.331, Tiranë, me email në

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

E dashur Lorela, ndihem shumë keq dhe shumë e lodhur. Unë kam një djalë 5 vjeç dhe para tre vitesh, kur pashë që as nuk po niste të thoshte asnjë fjalë, e vizitova për herë të parë dhe doktorët më thanë që ishte autik. Unë e dua shumë dhe Ai pothuajse nuk më fare, në momente të cak ërtet, qan, më do vetëm mua pranë. Ka pasur periudha që unë as nuk mund ta coja atë te lojrat e lagjes sepse isha e frikësuar nga ai casti i tmerrshëm kur do të na duhej të iknim. Ai ishte i paparashikueshëm e i paqëndrueshëm. Ndonjëherë bërtiste e shtrihej në tokë, ose përpiqej të vraponte drejt një rruge me shumë njerëz për t’u larguar prej meje, ose vinte të më godiste. Kjo ma thyente zemrën dhe sinqerisht më trembte. I kam qëndruar, i qëndroj dhe do i qëndroj gjithmonë afër sepse është pjesë e jetës dhe shpirtit tim por do doja disa këshilla nga ana jote, si të sillem me të dh eta bëj të ndihet mirë, mos ndihet i diskriminuar gjatë rritjes.

Si të sillem me të? Të falënderoj pa masë.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com: E dashur nënë, unë të falënderoj për vlerësimin, për kurajon që ke dhe të uroj një jetë të qetë pranë djalit tënd. Më vjen keq që djali juaj është diagnostikuar me këtë sëmundje por kjo sëmundje ose autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut dhe sot të paktën 1 në 88 vetë diagnostikohen me autizëm duke e bërë këtë te fundit më të shpeshtë se sëmundja e kanceri, diabeti dhe SIDA të marra së bashku. Është diagnozë aq e gjerë sa në të mund të përfshihen individë të vle - teligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendor, siç është kjo e fundit edhe tek djali juaj, me aq sa më keni shkruar. Individët me autizëm mund të jenë fjalëshumë ose të heshtur, të afeksionuar pas dikujt ose të ftohtë, metodike ose të çorganizuar

Duket se zhvillimi i trurit që në rritjen e fetusit në periudhën e shtatzanisë diktohet nga difekte në gene që pengojnë qelizat nervore të komunikojnë mirë me njera-tjetrën. Por, njerëzimi është ende në tij për të kuptuar se çfarë ndodh në trurin e fëmijës me autizëm. Sot, grupe të shumtë shkencëtarësh në Amerikë e Europë dhe institucione prestigjoze po punojnë seriozisht për të avancuar dijet në këtë fushë. Asnjëherë më parë shkenca nuk është marrë me këtë çrregullim siç po merret në këto vitet e fundit.

Gjithsesi, unë do të jepja disa këshilla që shpresoj se do të ndihmojnë paksa në sjelljën tënde me djalin.

Ti më shkruan që e ke tmerr momentin që duhet të ikësh nga lojrat e lagjes sepse del jashtë kontrollit.

Përdor paralajmërimet kohore

Shumë fëmijë kanë problem lënien e aktiviteteve dhe vendeve të pre - losh ta lajmërosh për ikjen disa minuta përpara. Këto lajmërime paraprake ndihmojnë fëmijën të përgatitet - vjen lajmërimi e më pas ndryshimi. Përfundimisht, minuta e paralajmërimit bëhet rutinë, edhe nëse detyra pasardhëse nuk është e tillë.

Përdor “në - taj”

Shumë prej çrregullimeve të tjerë kanë të bëjnë me kërkimin e tepërt të diçkaje që nuk mund ta kenë në një çast të caktuar. Një lodër, një ushqim, të shkojnë diku është dicka që ata NUK duan ta bëjnë. Për shumë prej këtyre si - përdorura për të ndihmuar një fëmijë që të përfundojë një detyrë përpara se të marrë dicka motivuese.

Shpërbleja sjelljen e mirë Një gjuhë përforcuese - mon veprimet konkrete pozitive të fëmijëve dhe i inkurajon ata të vazhdojnë sjelljen e tyre të përshtatshme. Është e rëndësishme vecanërisht të vëmë në pah sjellje për të cilat zakonisht fëmija përpiqet shumë ose nuk mund të ndalojë ti bëjë, si të ndajë me të tjerët, të jetë i qetë(në rastin e akutikëve, mund të shpërthejnë nga moment në moment, por duke qenë se është shumë I lidhur me ty, do të dëgjojë dhe ndoshta pak me vonesë do kuptojë që ka bërë mirë dhe sjellja e tij e mire është vënë re.

E di që ngjan pak e cu - rosh fëmijën tënd ndërsa bërtet apo shtrihet në tokë. Por kur ata e bëjnë këtë, ata po kërkojnë vëmendje dhe t’i japësh atyre çfarëdolloj forme vëmendjeje, përforcon sjelljen e tyre. Ata do të mësojnë që nuk bën punë dhe do të kuptojnë se marrin më shumë vëmendje kur sjellja e tyre është e mirë.

Qëndro e qetë ose minimalisht mundohu të qëndrosh e qetë.

Kjo është shumë e vështirë që të mësohet sit ë bëhet. Kjo është vecanërisht e vështirë sepse ajo që ndodh zakonisht është fëmija yt që del nga kontrolli dhe ti që e ndjek me të shpejtë. Është ezauruese, shteruese dhe frustruese. Kërkon të marrësh frymë thellë dhe të sigurohesh që fjalët të tingëllojnë të qeta edhe kur nuk ndihesh ashtu. I kujtoj vetes se unë jam i rrituri dhe nëse pres që fëmija im të ndryshojë sjellje atëherë këtë duhet ta bëj dhe unë. Fëmijët jo gjithmonë kanë fjalët për të shpjeguar atë që duan dhe që kanë nevojë dhe kjo mund të jetë jashtëzakonisht frustruese për ata. Kam pasur shumë, shumë më shumë vite praktikë kështu që kam nevojë të jem shumë më mirë në të qënit e dashur, e qetë dhe e durueshme ndërsa jap shembullin tim. E dashur nënë, duke shpresuar që të kem dhënë disa këshilla të vlefshme, unë të uroj që të jesh e qetë e fortë dhe e dashur ashtu siç ke treguar në ato pak rreshta në letrën që na ke dërguar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.