Pyetje për instruktorin Si ta heq celulitin?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Jam Eda 25 vjeçe, 160 e gjatë dhe 64 kile. Duke patur shumë luhatje me shëndetin më është krijuar celuliti dhe kjo pjesë më është bërë shumë problem. Tani që vjen vera nuk vesh dot pantallona të shkurta se më duket celuliti jashtë mase. Ndaj dhe po ju shkruaj, me qëllimin e vetëm që të më thoni një listë se çfarë ushtrimesh duhet të bëj për të hequr celulitin dhe - koj trupin. Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:- Përshëndetje Eda. Sapo lexova problemin tënd. Mendoj që për gjatësinë, pesha që ke momentalisht është paksa e tepërt. Të duhet me patjetër një dietë ushqimore korrekte nga dietologu. Unë të sugjeroj sa më shumë vakte të lehta me pak ushqim të pasur me fruta, perime, zarzavate dhe sa më pak konsum të mishit të kuq,yndyrnave dhe ushqimeve të skuqura. Vaktet të jenë të paktën 5 dhe të mundohesh ti konsumosh në orare të rregullta. Së dyti është akti që është pjesë kryesore e zinxhirit që ti do ndjekësh për të ënd siç e dëshiron. ëshilloj mesatarisht 4 herë në javë. Si përshembull ushtrime kardio (1 orë në ditë + zgjatime muskujsh) ku përfshihen ushtrimet e përgjithshme aerobike të kontrolluara nga instruk- tori ose trajneri personal ose në palestër. Krahas tyre të këshilloj vrapim në natyrë (në kushte aerobike me puls nën 150 rrahje në minutë) të paktën 2 herë në javë të ndërthurrur me palestrën. Squatet me peshën (jo me pesha të rënda) por në sete të shpejta dhe të shpeshta për djegien e masave dhjamore.

Muskujt e barkut ( abdominalet) janë shumë të rëndësishme ti bësh 3 herë në javë ( jo më shumë). Të gjitha këto janë kundra celuitit. I rëndësishëm është edhe regjimi (pushimi ndërmjet punës dhe stërvitjes, gjumi, pushimi mbas mësimeve etj)

Gjithmonë stërvitjen e - sh të paktën 2 orë mbasi je zgjuar nga gjumi dhe ta përfundosh të paktën 2 orë përpara se të biesh në gjumë (natën). Në mëngjes kur sapo zgjohesh të këshilloj sa më shumë zgjatime të muskujve (streçing) të lehta. Janë shumë të nevojshme që organizmi (muskujt të jenë të gatshëm për ngarkesën e ditës ) në gjuhën sportive quhet nxehmje e muskujve (tërheqje, qarkullim më i mirë i gjakut). Mbas pune ose shkolle të duhet të paktën 2 orë pushim që të jesh gati për stërvitje. Të uroj shëndet dhe faleminderit që ju drejtuat redaksisë tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.