Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

DJALI U ZHVESH LAKURIQ Jam Miranda dhe kam parë në ëndërr sikur djali im ishte zhveshur lakuriq dhe më vjen në shtrat e më thotë: Mami ma jep dorën dhe e merr dhe e vë në gjoks duke përshpëritur më përkëdhel. Djali im nuk është i vogël, ai është në moshë madhore për të kërkuar këto gjëra sepse sapo ka bërë 16 vjeç dhe unë i thashë: “Je i madh tani, s’ke nevojë për përkëdhelje”. Në atë cast më doli gjumi dhe nuk po e kuptoja ishte ëndërr apo realitet. Çfarë do të thotë kjo sepse jam në merak?

Duke e ditur gjithmonë që djemt janë shumë të lidhur me mamanë edhe një ëndërr e tillë tregon që djali juaj, në fakt, ka nevojë akoma të përkëdhelet nga ju. Mos vallë kohët e fundit e keni lënë pas dore?! Kjo tregon që ai ndihet shumë i vetmuar dhe ka nevojë për vëmendjen tuaj. Ju ndoshta e keni lënë pas dore me pretekstin se tashmë është i rritur dhe s’ka nevojë për ju. Në fakt, e keni gabim nëse keni vepruar kështu, sepse më shumë se kurrë, djali ka nevojë për dorën e nënës së tij, për përkëdhelje, për një këshillë dhe për dashurinë tuaj. Mosha më delikate është adoleshenca dhe mbështetja juaj do ta bënte të ndihej shumë më mirë.

MË VDIQ VËLLAI NË ËNDËRR Jam Elisa dhe kam parë një ëndërr shumë të çuditshme. Kam parë në ëndërr sikur isha e mbyllur në një dhomë bashkë me një djalë tjetër që supozohej të ishte vëllai im dhe ai më thotë: “Motër e dashur, mua edhe pak jetë më ka ngelur sepse kam dy vjet që vuaj nga një sëmundje e keqe dhe nuk ka shërim. Unë do vdes por dua që gjithmonë të më kujtosh dhe dije që të dua shumë dhe papritur vdiq. Nga pas i vjen një tjetër djalosh që unë se kisha parë kurrë mëpar dhe i gjuan me thikë e largohet. Më doli gjumi e tmerruar dhe nuk dija se ku isha. Nuk e kuptoj çfarë do të thotë kjo ëndërr? Ju lutem mund të më jepni një shpjegim

E dashur, një ëndërr e tillë tregon që ju po përpiqeni të dilni nga një situatë e vështirë apo ndonjë shqetësim që keni kaluar kohët e fundit. Thika tregon që do të keni një grindje ose gjendje të trazuar shpirtërore, por çdo gjë është kalimtare, sepse ëndrrat parashikojnë gjithmonë gjëra që nuk zgjasin shumë në kohë. Sido që të jetë, është momenti që ju të kujdeseni për veten më shumë se kurrë. Kështu, edhe shqetësimet që keni, do t’i kaloni më lehtë. Ëndrra s’ka lidhje as me sëmundje të keqe, as me vdekje, mos kini frikë. Ajo ka të bëjë me një shqetësim shpirtëror në jetën personale, familjare.

Jam Iva. Kam disa kohë që shoh të njëjtën ëndërr pothuajse çdo natë. Kam parë ëndërr sikur isha shtatëzanë dhe fërkoja barkun me dorë. E ndjeja qe kisha një fëmijë brenda dhe e fërkoja barkun gjatë gjjithë kohës, madje e dija që e kisha edhe çun. Ai shqelmonte dhe unë qeshja dhe i thoja burrit sa bukur është një ndjenjë e tillë. Mund të më thoni se çfarë kuptimi ka një ëndërr e tillë?

Të parit në ëndërr veten sikur je shtatzanë simbolizon një aspekt të vetes ose disa nga aspektet e jetës tuaj personale që jane në rritje dhe zhvillim. Kjo mund të përfaqësojnë lindjen e nje ideje të re, drejtimi, projekti ose qëllimi. Ju nuk mund për të qenë gati. Është koha për të vepruar në këtë ide të re që keni ose të shkoni përpara me drejtimin e ri në jetën tuaj. Ka 2 lloj ëndrrash të të qenit shtatëzënë. 1-Kur në ëndërr ju ndiheni e lumtur për faktin se jeni shtatëzënë dhe kjo do të thotë përpjekje e suksesshme në jetën reale dhe e dyta kur në ëndërr ju ndiheni në ankth dhe të shqetësuar në lidhje me të qenit shtatëzënë. Kjo lidhet me frikën që kanë disa vajza për të marrë mbi vete përgjegjësinë e të krijuarit një famije të re. Nëse një grua realisht shtatëzënë sheh veten e saj në ëndërr shtatzane ky është një interpretim psikologjik dhe mund të jetë shkaktuar nga stresi që ka ajo për të sjellë në jetë fëmijën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.