Shenjat astrologjike dhe tradhëtia

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi Do të kaloni një javë të këndshme, falë Jupiterit dhe Uranit pozitiv. Ata do t’ju ndihmojnë të jeni të lumtur në dashuri. Duhet të jeni të disponueshëm për të bërë shëtitje të këndshme me partnerin/en. Nëse jeni beqar/e është momenti për të dalë nga rutina dhe për të vajtur në vende të pazakonta. Ndërroni kafene apo restorant, futuni në internet dhe gjeni ndonjë shok/shoqe të gatshme për të dalë me të dhe për të kaluar një mbrëmje zbavitëse. Kështu do të keni më shumë shanse për të takuar dikë. Një shok/shoqe ka nevojë për ndihmë, ju do t’i ndodheni pranë. Demi Afërdita vjen për t’u sjellë ngrohtësi dhe sensualitet çif afruar me partnerin/en. Një djalë/vajzë e vetmuar shfaqet në horizont me një konfuzion sentimental. Ju duhet të vlerësoni nëse jeni dakort të luani rolin e psikologut. Një javë e shkëlqyer pune, do të merreni vesh shumë mirë me she juaj është ngjitës, nuk do të zemëroheni edhe kur ndonjë problem i vogël do të paraqitet në rrugën tuaj. Binjakët Në dashuri ju qëndroni në pozicion mbrojtës. Nëse jeni beqar/e do t’ia bëni jetën e vështirë një djali/vajze megjithëse pëlqen. Rezistoni, kjo do të forcojë dëshirën e tij/saj për t’ju do të keni një marëdhënie të privilegjuar me një grua, shef të ri, apo koleg. Do të bëni një shpenzim të rëndësishëm, të cilin e keni menduar mirë më Gaforrja Nëse keni dëshirë për të ndërruar shtëpinë, kjo është - kimet dhe për të gjetur. Një diskutim me prindërit do t’ju lejojë të sqaroni disa gjëra, ju jeni i rritur dhe i pavarur, megjithëse ata kujtojnë se ju jeni ende 5 vjeç. Një takim i bukur që premton për beqarët, ndërsa për të tjerët një afrim dhe projekte të përbashkëta. Kjo ju kënaq dhe qetëson disa ankthe që kishit për të ardhmen. Luani Jupiteri ju bën optimistë dhe të lumtur, gati për të festuar, ndërsa Marsi do t’ju zbresë me këmbë në tokë. Zbavituni pas pune, por jo gjatë saj. Mërkuri do të përshpejtojë ritmin e jetës suaj të përditshme në punë, do t’ju grumbullohen të gjitha punët dhe do t’ju duhet të bëni gjithçka urgjentisht. Ndjeheni nën presion dhe për këtë arësye poshtë. Kjo mund të ndikojë negativisht edhe tek humori i njerëzve që keni pranë. Disa prej jush do të programojnë një udhëtim të shkurtër. Virgjëresha Një problem i vogël shëndetsor do të kalojë shpejt, por mos e zgjasni shumë, shkoni shpejt të vizitoheni, megjithëse ju pëlqejnë kurat natyrale. Një trajtim i duhur do të veprojë më shpejt, pasi kjo gjë nuk shërohet vetë. Nëse jeni beqar/e do të takoni dikë me karakter jo shumë të lehtë, por kjo e vogël që do t’ju ngacmojë, megjithëse jeni të rezervuar në planin afektiv. Megjithatë ju jeni nga ata që rrezikoni. Në çift atmosfera do të jetë herë e ngrohtë, herë e ftohtë. Shumë afër, shumë larg, mundohuni të gjeni distancën e duhur. Peshorja Mërkuri në shenjën e Peshores krijon një moment të përshtatshëm për t’u marrë me biznes. Ju do t’i kërkoni she shpërblim dhe do të përdorni argumenta të forta për këtë. Në - hmen, projektet e përbashkëta, sepse doni të ecni përpara në lidhje. Nëse jeni vetëm dikush që është inteligjent ju tërheq shumë, por dini t’i kapërceni të gjitha kurthet që ju ngre, sepse edhe ju jeni inteligjentë. Rezistenca ju zbavit dhe nëse kjo nuk funksionon, nuk do të prishet dynjaja! Akrepi Afërdita ka hyrë në shenjën tuaj, kështu që prisni net të nxehta dhe komplimenta për të qenit shumë seksi. Nëse jeni vetëm do të keni shumë pretendentë rreth e rrotull dhe nuk do të dini kujt t’i vini gishtin. Nëse jeni në çift do të keni shumë pasion. Partneri/juaj më në fund do ta shohin sesa vleni dhe rëndësinë që keni për të. Do të luani pak rolin e joshësit/ es, pse jo, përdersia Afërdita ju ndihmon? Në punë jeni shumë i përqëndruar, do të jepni gjithçka në të. Ju pasionon edhe një vazhdimisht Shigjetari Do të ndiqni një ritëm të ri, do të rimerrni në dorë kontrollin e jetës dhe do të merreni me rregullime, përditësime të bllokut tuaj të adresave, do të pastroni kompjuterin, do të bëni llogari, gjëra që i urreni zakonisht. Mbase do të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër, ose do të bëni plane për të bërë një të tillë. Do të blini gjëra për vete dhe për të tjerët. Megjithatë, mos bëni dhurata tani, prisni fundin e vitit që nuk është kaq larg. Bricjapi Marsi ka hyrë në shenjën tuaj, kjo ju jep dëshira të reja dhe ju nxit të punoni më shumë, por ju bën edhe më të irrituar dhe të padurueshëm (një semafor i kuq që mezi hapet, partneri/ja që nuk ju marrin në telefon, etj). Kështu pra, bëni sport, ose joga për të shkarkuar energjitë e si duhet. Në punë do të punoni me ritme të përshpejtuara dhe të tjerët do ta kenë të vështirë të ndjekin ritmin tuaj. Do të bëni një bisedë serioze me partnerin/ en për të vënë pikat mbi i. Ujori Nga ana profesionale gjithçka shkon mirë, jeni shumë të kënaqur me mjedisin rrethues, rezultatet, marëdhëniet personale me koleghët. Gjithçka shkon ashtu si e dëshironi dhe kjo ju sjell një farë paqeje. Një ish kërkon t’ju rikontaktojë, jeni dyshues, bile të sigurtë se kjo nuk do të funksionojë. Dëgjoni instiktin tuaj, por edhe këshillat e miqve që ju njohin dhe ju mbështesin në mënyrë të pakushtëzuar. Jeta e çifteve do të jetë e qetë dhe pa probleme. Peshqit Afërdita ju sjell një harmoni të mirë dashurore, ndiheni më afër partnerit/es tuaj se zakonisht, jeni tolerant/e dhe me humor të mirë dhe i fusni kritikat dhe sarkazmat e zakonshme në sirtar! Sigurisht kjo krijon një atmosferë të mirë në çift. Një shok apo shoqe ju inkurajon të dilni më shumë nëse jeni beqar/e dhe bile ofrohet që t’ju shoqërojë. Mos e refuzoni një ofertë të tillë, është momenti i duhur për të kërkuar dhe gjetur dashurinë. Keni disa probleme të vogla me këmbët, duhet të bëni më shumë në formë.

- ta në çift, arësyet personale, një periudhë e veçantë... Por, nëse ju pëlqen astrologjia, e dini që shenja juaj e zodiakut mund të luajë një rol kyç në prirjen tuaj për të kërkuar gjetkë. Deri në ç‘pikë shenja juaj zodiakale ndikon në besnikërinë tuaj? Njohim tashmë lidhjen mes shenjës astrologjike dhe jetës seksuale, por ç‘ndikim ka ajo në besnikëri? Lexoni shkrimin e mëposhtëm për ta mësuar.

Gruaja Dash Ju keni një shpirt konkurrence të theksuar. Kështu, nëse ju keni përshtypjen se partneri juaj nuk mendon se ju jeni më e mirë se gjithë të tjerat, dashuria juaj transformohet në një seri të «Hunger Games». Jo se njëri prej jush duhet të vdesë, sigurisht, por kur doni që dikë të luftojë për ju, jeni e aftë të bëni një lojë të rrezikshme, si ajo e tradhëtisë, për shembull. Gruaja Dem Ju njiheni për besnjikërinë tuaj legjendare, kështu që kur lidheni me dikë, e bëni shumë seriozisht. Megjithëse mendoni se partneri nuk ju jep gjithë petalet e luleve dhe këngët romantike që meritoni, keni guximin të ndaheni para se ta gjeni lumturinë pranë dikujt tjetër. Gruaja Binjakët Ju jeni e pavendosur dhe keni tendencë të kërkoni gjithnjë e më shumë nga partneri, më tepër se sa mund t’ju japë ai. Atëherë, nëse ai e merr lidhjen pak lehtshëm, ka shumë shanse që të shkoni me dikë që di t’ju kënaqë më shumë. Gruaja Gaforrja Ju jeni shumë emocionale dhe keni shumë nevojë për stabilitet, gjë që ju bën shenjën më pak të prirur për të tradhëtuar. Nga ana tjetër, ju keni një zemër kaq të mirë dhe jeni kaq e trembur nga ideja se do të plagosni partnerin tuaj, sa nuk guxoni t’ia thoni kur doni të ndaheni. Atëherë, kur tundimi është shumë i fortë, mund t’ju ndodhë të zgjidhni rrugën e tradhëtisë për t’i dhënë fund lidhjes. Gruaja Luan Ju keni shumë nevojë për mirënjohje. Ju doni të jeni në qendër të vëmendjes, një mbretëreshë me kurorë për partnerin tuaj. Si pasojë, nëse ai nuk ju trajton si të tillë, jeni e aftë ta tradhëtoni dhe të mos pendoheni aspak për këtë. Gruaja Virgjëreshë Ju keni tendencë të ndërlikoni jetën dhe të shqetësoheni për probleme që as nuk ekzistojnë. Atëherë, të keni një lidhje tjetër paralele është krejtësisht e pamundur për ju. Shumë stresuese, shumë ankth.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.