Faqe nga ditari i Ilir Metës: Ja, përse dola i fundit nga restoranti

Intervista - - HUMOR -

Isha para disa ditësh me Ramën, o ditar. M’u lut të më jepte një darkë. “Nuk vij vetëm, i thashë. Po nuk erdhi me mua Petriti, nuk vij fare”. “Merr kë të duash Like”, më tha. Ç’të theshte tjetër. Se mos ja mban të më kundërshtojë. “A të marr edhe unë Gramozin”, më tha. E pashë njëherë... U bë si pulë Rama kur e pashë. “Ore, i thashë, ti do më japësh darkë me mish, apo me peshq”. “Çfarë të duash ti shef”, më tha. “Po ku ha Gramozi peshk, o pallosh, ja ktheva. Ke parë lab ti të ha peshk. Në Tepelenë dhe - tit 2000. Deri atëherë hanin mish në hell”. “Ashtu është shef Like”, u përgjigj pallosh Rama. Jo po të përgjigjej ndryshe, po të mundej. Ja këput në vend këmbët e karriges.

Nejse, o ditar se nuk dua ta zgjas. Në vend të Gramozit i thashë të merrte lali Erin. U ulëm në tavolinë. Kuptohet në ula unë me Petritin. Kur ju dhashë leje unë, u ul Rama me lali Erin. Më erdhi keq t’i lija në këmbë me MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU tëpër se dy minuta që ndenjtën. Unë porosita astakua dhe kavaiar. Do thuash ti, ditar, që kaviari kushton një mijë euro kilja. E çfarë pastaj!? Se mos do paguaja unë. Pastaj burri që është burrë, i do dy kile kaviar në javë.

I thashë kamarierit të më sillte edhe peshk me shumë hala. Kot, për tangërllëk, i thashë.

Sa e solli kamarieri, ja dhashë Ramës. “Hiqi pak halat i thashë!”. “A t’i heq unë shef?”, i tha lali Eri Ramës. E pashë njëherë. E pa edhe Rama me inat. “Jo, lali Eri, i tha, këtë punë është mirë ta bëj unë, përderisa i pëlqen kështu Likes.” Ai qëronte peshkun dhe ma jepte mua. Unë e hidhja në kosh të plehrave, se unë kot e kisha porositur. Petriti qeshte nga kënaqësia. Lali Eri buzëqeshi për një çast nga kënaqsia. Po kënaqej

Udhëheqësin e Aleancës Kuq e Zi, e gjeta në çadër të opozitës, pranë zotit Lul Basha. Ju afrova dhe me të zhvillova intervistën e mëposhtme:

Kaso Kosa: Përshëndetje zoti Kreshnik!

Kreshnik Spahiu: burr! A je mir a?

-Uuueee sa mirë ë si verior. Komplimente! -Mua mirë më duket, megjithëse mos më pyesni mua për këtë gjë. Pyesni ndonjë verior më mirë. -Kam pyet Saliun heu, bre, Kaso! -Ai po që është ekspert i këtij dialekti vërtet, se e ka të origjinës. Ç’ju ka thënë zoti Berisha?

-Më komplimentoi Kaso. E qake tropojançen, më tha.

-Më falni që ju pyes, se mbase ndërhyj në jetën tuaj, por përse po e mësoni këtë dialekt, zoti Spahiu?

-Po a më quajnë Kreshnik mua heu mre Kaso?! Një njeri me emër Kreshnik duhet me e dit të folmen e kreshnikëve. E din ti si kan folur Halili dhe Muji? -Ku ta si unë si kanë folur ata... -E mo Kaso që mbete aguridhe. Po si Përshëndetje he kishte parë Rama atë moment, do e kishte qëruar nga partia në vend. Eh, o ditar, i ka politika këto buzëqeshje pas shpine, kur tjetri vuan. Edhe Petritin po ta lë unë pa e kontrolluar, do buzëqeshë. Por ai e di që me vete unë marr kamera me të cilën jam lidhur direkt me Monin tim.

Çdo gjë që bëj unë, ajo e monitoron në kohë reale. Unë Monin e kam një “Big Brother”. Nënqeshi një herë Haxhinasto me mua dhe e hëngri. Kujtoi ai se unë nuk po e shikoja, se i kisha kthyer shpinën. Nuk e shikoja unë, por e shikonte Moni im. Asaj nuk i shpëton gjë. Sa nënqeshi Hazhinasto, më erdhi një dridhje në trup. Ishte telefoni që lë me dridhje. Më kishte dërguar sms Moni im ku më thoshte: “Like, po ta dredh Haxhinasto, se nënqeshi.”

Direkt aty e shkarkova nga ministër. U bë ai të ma dredhë mua ?! Unë kujt t’ja dredh. Nejse se u zgjata shumë me të kaluarën. Në takimin me atë Ramën rashë dakord që do jem me të edhe ca kohë. Nuk i thashë se sa kohë do jetë kjo kohë, se ku i dihet ç’sjellë koha. I rriten veshët atij pastaj, nëse ka garanci prej meje. Më mirë të jetë i varur.

Hë, se harrova të të them, o ditar: Kaviari ishte i freskët. Bravo Ramës që e kishte sjellë nga deti Kaspik. Bën ca gjera të mira ndonjëherë edhe ai. Më shijoi shumë. Aq shumë sa porosita të merrja me vete edhe nga dy kile të tjerë. U bë vrer lali Eri kur porosita edhe këto dy kilet.

Se ai e pagoi darkën ndaj. I takonte ta paguante, si më çerri që është. Teksa Rama me Lali Erin dolën jashtë lokalit, Petriti, nxorri një pako me euro dhe ma dha. Na shef tha! E pashë njëherë. Kishte pirë dhe harroi që ishim në lokal dhe jo në shtëpinë time. E pashë njëherë.

E bëra për një lek aty në mes të lokalit. «Si more Petrit sypetrit e bën këtë gjë», i bërtita.

U bë një grusht dhe dyll i verdhë. «Aman shef më thoshte, se më mori mendjen bira që piva. Aman mos më ndëshko!»

Më pëlqen ai njeri, ndaj nuk do ta ndëshkoj. Njerëz jemi edhe gabojmë. Tufën me lëkë, ama, ja mora. Ndaj u vonova që dola pas Ramës nga lokali. Rilindasit mendojnë se dola i fundit, meqë ndenjta të paguaja. Pika që s’iu bie. Pse ç’jam unë të nxjerr lekë?! Ato na duhen për zgjedhjet.

Ika, unë, tani, o ditar, se do vijë Petriti për të më sjellë paratë. Le që ti e di, kot të ta them...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.