Kreshnik Spahiu: “Në çadër më futi Edi Rama”

Intervista - - HUMOR -

kanë kanë ë tani...

-Kanë folur ata si ju?! Po ju nga e dini këtë gjë? -Si mor nga e di unë? Ma ka thënë Saliu. -Ju ka thënë Saliu që... -Po pra, po përse çuditesh! Nuk më beson ti mua. Ai ka disa ditë vetëm mua më beson. Ty të kam më të besuarin, më tha dje. Madje tani nuk më thërret më Kreshnik, por Besim.

-Ju thërret Besim?!

-Eeee pra. E që ta dish ti, kur kërkoi krijimin e “qeverisë së te unë. Mua “Besimin”, t ë besuarin e tij do më ven- dosë në krye ai.

-Do bëheni kryeministër i “qeverisë së besimit” domethënë. Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua, zoti Spahiu.

-Në mos në krye, nën krye. I ka vdek nona atij muhabeti, Kaso. Moooooos... -Ç’keni zoti Spahiu? -Ja gaboj ndonjëherë he burr’ dhe në S’ më ka lezet mue më gabu, Kaso. Edhe ma kreshnik! Un’ gamori s’e nigjojsha. -Kur jua thoshte këto? -Para zgjedhjeve para katër vjetësh, pra, mo. Atëherë e shaja unë e boja rezil. Kom gabu Kaso. -E rëndësishme është që keni kuptuar gabimin, zoti Spahiu. -Ani mo mir’ vonë se kurrë bre burrë. Kaso të të pyes, por me m’u përgjigj pa hile veçse: A po të dukem si kreshnik? -Ju ashtu më jeni dukur përherë zoti Spahiu. -Kaso, të lutem mos më thuj më Spahiu. O fyerje për mue heu burrë. A e din ti Kaso ç’o spahiu? -Jo nuk e di zoti Spahiu. -Mos më thirr më Spahiu po të them. -Më falni zoti...Dmth zoti Kreshnik. -Spahi në kohën e Perandorisë Osmane quheshin kalorësit me grada të ulta. -Tip kapterash dhe togerësh dmth. -Po, pra, mo, po. A asht e drejt kjo heu burrë që një kreshnik si unë të jetë “kalorës i vogël”, pra ta ketë mbiemrin Spahiu?

-Vërtet tani që po e mendoj, nuk shkon fare. Edhe Kreshnik edhe “Kalorës i vogël”...

-Do e ndrroj mbiemrin Kaso. Nuk ka lezet ta mbaj më këtë që kam. Unë “Kalorës i vogël”?! E kupton, he burrë. Ndërsa Rama mori titullin kalorës i madh. U bë ai hajdut...

-Mos e shani zoti Spahiu. Armiku juaj kryesor politik mesa më kujtohet mua, ka qënë zotiBerisha dhe jo zoti Rama.

-Me këto që po më bën Berisha po i shlyen gabimet Kaso. -Pse ç’po bën? -Po më mëson të folurën e kreshnikëve, pra. Pse pak është kjo! Do ja di për nder gjithë jetën. Le qe i tha Lulit në syrin tim që kur të bëhet kryetar qeverie Luli, mua të më marrë zëvendës. Kush ta bën këtë nder sot Kaso, ja më thuaj mua ti. -Po me Ramën si i keni marrëdhëniet? -Për momentin, shumë keq. Por do rregullohem. -Si do ja bëni? -E mo Kaso, pse kot jam shqiponjë unë. Me dy koka madje. Shikoj nga të dyja anët. E di ti që Rama më futi në çadër mua? -Jo nuk e di ketë gjë. Po përse? -Bëj praktikën aty më tha, se të duhet. Se ne socialistët më tha kemi qënë në çadër dhe pastaj morëm pushtet. E kështu, Kaso. Pa u futur në çadër njëherë, nuk ka pushtet më pas. Ika tani se do i fus një të ngrënë, se jam bërë kockë dhe lëkurë... Bisedoi me shaka KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.