Denis Pëllumbi: E shikoja veten deri në fund

Intervista - - BIG BROTHER -

Denisi është djaloshi nga Elbasani, që brenda shtëpisë së Big Brother Albania, në këtë edicion u shqua si djaloshi pozitiv dhe që ketë pozitivitet e transmetonte edhe nëpërmjet ekranit. Në çift me Gertën, dukeshin si çifti perfekt edhe pse për pak kohë. Ndërkohë, të shtunën në spektaklin e BBA, ata u nominuan dhe u eleminuan duke I dhënë fund aventurës së tyre brenda shtëpisë më të njohur por edhe lidhjes që kishin me njëri-tjetrin. Si iu duk kjo eksperiencë Denisit, kush i penalizoi dhe si ndihet tani jashtë?

Fabjola Kuburi:-Denis eksperienca jote në Big Brother?

Denis Pëllumbi:Shumë e bukur por fatkeqësisht zgjati pak.

-Si ndihesh pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri?

- Normalisht momenti i parë ishte pak i vështirë sepse sa u ambjentova por me daljen kuptova që kisha komente pozitive dhe publiku më pëlqente, u ndjeva shumë i entuziasmuar dhe le të themi që këto ditë po i shijoj dhe dua ti shfrytëzoj më së miri.

-E mendove që do dilje kaq shpejt?

- Absolutisht jo, mendoja çdo bëja javën e ardhshme dhe e shihja veten deri në fund.

- Si tu dukën dy javë qëndrim brenda?

- Ishte shumë bukur, shtëpia , situatat, qetësia që më karakterizonte ndonjëherë, thjesht ishte mundësi që të vjen njëherë në jetë edhe pse dy javë e shfrytëzova më së miri.

-Të erdhi keq që aventura jote përfundoi kaq shpejt?

- Normalisht qe po sepse u përgatita për shumë më shumë.

- Si është të jesh pjesë e Big Brother Albania?

-Personalisht ndihem mirë sepse aty brenda kam shfaqur pozitivitet dhe kjo gjë po më transmetohet dhe nga publiku jashtë tani dhe më vjen mirë.

-Cili ishte qëllimi yt, për të cilin ti u fute realisht në BBA?

- soj i çdo njeriu është që të ngrihet lart e më lart, njeriu duhet të jetë ambicioz dhe të zgjedhë një mënyrë për ta arritur ose tjetrën, unë zgjodha Big Brother për të arritur “famë” në mënyrë që të realizoj ëndrrat e mia siç është puna në televizion ose si PR.

-Ti jeton në Elbasan, të pëlqen jeta atje?

-Jeta këtej është e qetë dhe më karakterizon një monotoni ku gjatë gjithë kohës së lirë qëndroj me shoqërinë time, normalisht që nuk dua të qëndroj gjithmonë kështu sepse më pëlqejnë impenjimet.

-A të kishte munguar jeta jashtë?

-Të them të drejtën po dhe më shumë për familjen time edhe pse ishin dy javë mu dukën shumë sepse kur je aty brenda dhe mendon për pjesën jashtë të duken ditët shumë të gjata.

-Po me Gertën, u njohët në audicone, por çfarë të pëlqeu më shumë tek ajo, që të tërhoqi në impaktin e parë?

- Normalisht ishte paraqitja, mëpas duke e njohur më mirë arrita në iden që duhet të isha çift me atë brenda sepse më pëlqeu.

- Çfarë ndodhi realisht që nuk funksionoi?

- Besoj duhet të kishim më shumë mirkuptim edhe pse këtë e arritëm shumë shpejt, mjaftoi një debat 1 hidheshin poshtë, kjo besoj ishte arsyeja.

- Çfarë të tërhiqte më shumë në një format si ky?

-Fama që do të arrija dhe në njëfarë mënyre e kam arritur sepse po ia shoh hajrin edhe pse qëndrova vetëm dy javë brenda shtëpisë.

- Mendon se ndonjërën nga marrëdhëniet që krijove aty brenda, mund ta kishe krijuar ndryshe, miqësitë, marrdhënia me Gertën?

- Nuk e besoj sepse jam gjithmonë i njëjti, kështu do kisha vepruar edhe po të kisha qëndruar më gjatë.

- Me ke nuk shkoje më mire?

- Kei ishte tip shumë gërricës kështu që nuk është se kisha shumë simpati për atë individ sepse kishte shumë qejf ngacmimet dhe debatet.

- Për ty, kush është më i miri/e mira aty?

- Olsi është miku im dhe por kur them Olsi vetëm ai, jo partnerja, sepse është i drejtë dhe një person që rrezaton pozitivitet për mendimin tim.

-Cila ishte arma më e fortë që kishe ti aty brenda?

- Besoj sinqeriteti që kisha, karakteri im dhe mënyra se si i përballoja debatet ose situatat.

- Cila mendon se ishte arsyeja që të nxori jashtë?

- Mendoj zënkat por se di, mënyra se si dola nuk jam i sigurtë për asgjë. - Që u tepruan pak... - Nga banorët e teproi Kei dhe Fiorentina me debate të kota që s’kanë asnjë vlerë dhe më së shumti ishte për pjesën e gatimit dhe pastërtisë që nuk kanë vlerë në publik dhe nuk duken mirë. Jo aspak, e shihja veten shumë larg, sdi si ta them këtë pjesë, besoj se nuk i duheshe dhënë shumë rëndësi pjesës së debateve sepse normalisht çdo çift i ka dhe personat që zihen duhen kur thotë populli.

-Është e vërtetë se je gjithmonë i rrethuar nga njerëz që përpiqen të të sulmojnë?

-Ka dhe kështu njerëzish si Kei por besoj se personi e ka në dorë vet, nëse ti sillesh mirë, je i sinqertë dhe i drejtë tjetri e ka më të vështirë të të sulmojë, por për një njeri që ka karakter të fortë nuk është aspak e vështirë.

- Ndonëse nuk e kishe në plan këtë, ke bërë shokë, realisht?

- Vetëm Olsin dhe Danielin dhe pse këto të dy nuk i kanë marrëdhëniet mirë me njëri-tjetrin por një gjë është e sigurtë që unë i konsideroj të dy shumë pozitiv dhe më pëlqejnë.

- Le shtëpinë me banorë dhe gjete banorët që tashmë janë jashtë. Të habiti ndonjë gjë në sjelljen e tyre?

-Normalisht që janë më të dashur tani dhe më shohin me një sy tjetër, VIP hesapi (qesh).

- Përfundimisht, kush këtë Big Brother?

- Se di, nuk kam ide por

- Çfarë i mungon shtëpisë tani që ke dalë ti?

- Besoj harmonia, shakatë dhe gjallëria që kishin të gjithë sepse isha shumë krijues.

- Si vazhdon jeta pak jote tani?

- Tani vazhdoj shkollën dhe këtë vit mbaroj studimet master në UET për PR sektori komercial dhe pse jo pres të punësohem në botën e televi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.