Gerta Shino: Shtëpia e BBA-së, një konvikt me mobilje moderne

Intervista - - BIG BROTHER -

Gerta Shino, ishte një nga banorët e shtëpisë së Big Brother dhe partnerja e Denisit. Ajo u eleminua këtë të shtunë dhe kur e takuam, u duk qartazi që ajo ishte shumë e mërzitur nga dalja por jo vetëm. Ajo shprehu një mllef të jashtëzakonshëm mbi produksionin, mbi amb- jentet e shtëpisë, mbi llogaritjet e produksionit dhe pradrejtësitë që ajo mendon se janë bërë ndaj saj.

Fabjola Kuburi:- Gerta, si kanë kaluar këto ditë jashtë Big Brother?

Gerta Shino:- Kanë qenë pak a shumë të çuditmshe por edhe të bukura sepse akoma Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com nuk jam ambjentuar me njerëzit, kam patur shumë ngarkesë emocionale, ftesa nëpër televizione, emisione, gazeta. - Çfarë pret të vijë ndryshe në jetën tënde, falë kësaj eksperience?

-Pres një të ardhme më të mirë, një punë më të mirë. Jam në pritje të ofertave dhe në përzgjedhjen e tyre sepse deri tani më kanë ardhur shumë. Faktikisht pres më shumë dhe dua të zgjedh më të mirën, atë që më përshtatet më shumë mua.

- Kjo ishte arsyeja që u fute në Big?

-Arsyeja ishte që të - ja, ai ishte qëllimi im kryesor. Gjithësesi fama është një aksesor shumë i bukur, që mos të them u futa vetëm për tu bërë e famshme por Tani po kuptoj që fama e Big Brother është një plus goxha i madh. - Je e kënaqur me paraqitjen tënde në atë shtëpi?

-E kënaqur nuk jam sepse ndenja shumë pak dhe të them të vërtetën do doja të kisha ndejtur më shumë se kaq, pse jo deri në Ajo dita që unë kam qenë sëmurë dhe publiku nuk është lajmëruar që unë jam sëmurë dhe kamera më ka fokusur shumë keq, më ka fokusuar si një thesë që vetëm rri. - Deri ku do të doje të shkoje?

-Do ishte budallallëk nëse nuk do thoja që doja të shkoja deri në - Do ta kishe përballuar dot më shumë?

-Për këto dy javë që ndejta aty brenda e kam treguar veten me shumë moral, me shumë norma dhe e përballova shumë mirë. Por nuk e di sa do e përballoja për tre muaj rresht për të qenë të sinqertë. - Ka ndonjë gjë për të cilën je penduar?

-Nuk jam penduar për asgjë, gjithçka që kam bërë e kam bërë me vetëdije të plotë dhe me dëshirë. Ishte një eksperiencë shumë e bukur.

- Më fol pak për Denisin, itinierari i ngjarjeve njohje bashkejetese në shtëpinë e BBA dhe më pas vendosët që mes jush nuk do kishte më lidhje…?

-Nuk ishte e lehtë për një femër që për herë të parë bashkëjetesën e saj e pati live në sy të kamerave dhe të publikut. Ishte hera e parë që unë bashkëjetoja me dikë, ishte hera e parë që unë po rrija gjatë me Denisin, hera e parë që unë shumë e habitur me organizimin në shtëpi, sepse nuk prisja të ëz të tjerë në dhomë. Denisi është një djalë i rrallë dhe nuk ka tjetër si ai. Nuk e prisja që Denisi të ishte aq i mirë, aq i edukuar, aq i dashur edhe pse mediat kanë treguar të kundërtën. Të gjithë e dimë që media është një gënjeshtër e madhe.

-Çfarë ndodhi, pse vendosët që të ndaheshit?

-Vendosëm që mos ishim bashkë sepse kishte shumë trysni. Të gjithë aty brenda na thonin që nuk ishim një çift i mirë dhe ne i thamë “Ok, se po ndahemi”.

-Domethënë ju nuk përballuat presionin e opinionit të njerëzve dhe u ndatë?

- Po, sepse të të thonë që Kei me Vivin janë çift më i mirë se ty dhe Ademi dhe Jona janë çift më i mirë se ty atëherë i bie që ne nuk jemi çift për njëri tjetrin dhe thamë të ndahemi.

-Po tani jashtë nuk e keni rimenduar të rilidheni?

-Tani jashtë takohemi shpesh, konsumojmë goxha kohë bashkë por nuk jemi të lidhur. -Akoma…! -Akoma ose mund të mos lidhemi asnjëherë. - Ç’mendon për çiftet e tjera?

-Shtëpia tjetër e dinë shumë mirë që është një lojë dhe bëjnë sikur duhen shumë. Ndërsa nga çiftet që janë aty Brenda Olsin me Fiorin që gjoja i kisha shokë nuk më kishin mbrojtur në asnjë moment përkundrazi, nuk kishin lënë gjë pa thënë mbrapa krahëve. Janë njerëz shumë të shtirur. Nuk dua as ti shikoj, as ti takoj as të kontaktoj me ta. Lupçe dhe Katerina janë çift shumë i mirë, sidomos për Lupçen kam një përzemërsi të jashtëzakonshme. Jona dhe Ademi janë çift i vuajtur dhe dua më të mirën për ta. Vivi dhe Kei donin të tregonin se janë lesbike dhe thanë hajde bëhemi çift bashkë jo se ka dashuri mes tyre. Danieli me Fotinin, dua të them që Danjeli është një super djalë. Ndërsa Fotinia është një vajzë e bukur.

- Personi që kishe më afër, përveç Denisit?

-Lupçen e shumë si - Çfarë të lidhte me të?

- Tip shumë i dashur, i sinqertë, njeri shumë pozitiv, i merrte gjërat me sportivitet, transmetonte shumë pozitivitet. - Po familja, ështe e kënaqur me paraqitjen tënde?

-Do habitesh nëse do të them që babi im hapte adresa falllco dhe bënte komente për mua duke më mbrojtur nëpër rrjete sociale. Nuk komentonte me emrin e tij por komentonte me adresa me emra të tjerë. - Po shoqëria? -Shoqëria më ka pritur shumë mirë, më kanë mbështetur, më thanë mos u mërzit që dole, për ne je më e mira, na ke nderuar, ne jemi krenar që je shoqja jonë. - Çfarë të pengonte për të qenë vetvetja?

- Asgjë s’më ka penguar, isha 100% vetëvetja. Kështu jam edhe jashtë. Më kanë penguar vetëm ato ditët që isha sëmurë dhe nuk isha aktive. - Çfarë të shkakton presion aty brenda?

-Presionin e parë e shkakton kamera, e dyta ku ër shumë gjëra. Nuk mund të përmendësh një emër pije sepse konsiderohet reklamë dhe duhet të përdorësh emrin e pijes që është e sponcorizuar aty brenda. Përshembull unë dua të pi coca-cola por duhet të them dua të pi pepsi. - A doli shtëpia siç e prisje?

-Jo, është komplet ndryshe. Në televizor duket shumë e madhe, shumë e bukur, shumë madhështore por realisht nuk është asnjëra nga këto. Prisja një dhomë gjumi dhe jo të aty ku haja, prisja një banjo veç dhe jo banjo në dhomë. Nuk më pëlqeu fare, ishte një konvikt me mobilje bashkëkohore. - Cili është personi me të cilin nuk doje të përballeshe asnjëherë e ta shmangie gjithë kohës brenda në shtëpi?

-Olsi dhe Fiorentina. Fiorentinën më shumë se sa Olsin. Nuk dua ta shoh më kurrë. - Personi që ti mendon se mund të shkojë deri në fund

- Dua të Katerina sepse vetëm ata të dy kanë dashuri reale. Nuk doja njeri.

Imund të them që Ejona me Ademin nuk kanë dashuri reale. Por që në momentin që ata kanë deklaruar që duan të futen në Big Brother dhe jo të rrinë me djalin, nuk më duken njerëz normalë. - Po personi më i çuditshëm?

-Vivi, njeri që nuk rea ësi të jetoj në një dimension tjetër sepse vetëm në planetin tokë nuk mund të jetojë. Ato janë shembulli më i keq i komunitetit të tyre sepse të gjithë njohim gay dhe lezbike që janë shumë të mirë dhe nuk e meritojnë që të përfaqësohen nga Kei dhe nga Vivi. - Ti, ishe dakord me futjen e Damianos përsëri në shtëpi?

-Pse mos të futem përsëri dhe unë? Të hapet një televotim dhe të futem dhe unë.

-Domethënë që ti mendon se është diçka e stisur?

-Është shumë e stisur, shumë e përgatitur dhe e llogaritur. Më thuaj, kur ka ndodhur në këto 9 edicione që dikush të dalë dhe të futet përsëri?! Kush ma garanton mua që nga jashtë ai nuk merr vesh informacione? Ai e di lojën tashmë, e di dhe për ekzistencën e shtëpisë tjetër.

- Në fund, desha të di... Je e kënaqur me ato që janë thënë për ty gjatë kohës që ishe brenda sepse mediat kanë shkruar ështëe folur për ty?

-Jam e kënaqur nga të gjitha mediat, nga të gjitha faqet që kanë shkruar për mua përveç faqjes së Big Brother-it që ka nxjerrë vetëm momentet më negative.

-Po pse mendon se u bë kështu?

-Sepse më shikonin si një konkurrente të fortë dhe donin të më nxirrnin. E panë që isha njeri shumë pozitiv, ata duan skandale që të vazhdojë shoë dhe kanë menduar më mirë po e nxjerrim tani sepse më vonë do jetë shumë e vështirë se do e mbajë publiku brenda. Mua më kanë nxjerrë në publik sikur Gerta zihej me Denisin pse i thoja unë dhe më thoshte jo nuk e laj e kjo ishte zënkë për ato. Ndërkohë që Fiori i ka thënë Olsit ti je një mashkull… dhe nuk doli në nominim.

-Domethënë ti nuk je e kënaqur fare nga kjo eksperiencë?

-Jo dhe nëse do e dija si do silleshin me mua ndoshta nuk do kisha hyrë fare. Nuk jam fare e kënaqur me produksionin dhe vetë përfaqësuesin e Big Brother që unë e njoh personalisht. I kam besuar shumë si person por tani e barazoj me zero atë njeri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.