Beren Saat: Nuk jam hakmarrëse

Intervista - - TELENOVELA -

Beren Saat është një aktore turke shumë e njohur për telespektatorin tonë, sepse ka qenë protagoniste në dy telenovela të suksesshme, “Dashuri e ndaluar” dhe “Fatmagyl”, ndërsa aktualisht interpreton në telenovelën “Hakmarrja”, një përshtatje e një skenari amerikan. Ajo ka lindur dhe ka studiuar në Ankara. Gjatë studimeve në universitetin Bashkent, mori pjesë në garën e aktrimit “Yjet e Turqisë” dhe aty u zbulua nga regjisori - karrierën profesioniste si aktore. Debutin e bëri me një rol dytësor në serialin «Vdekja e dashurisë sonë”, më pas në “Mërgimi i dashurisë”, për të vazhduar më pas me rolin e Bihterit tek “Dashuri e ndaluar” , për të cilin mori shumë vlerësime, përfshi këtu edhe dy çmime Flutura e Artë. Vijojnë rolet e protagonistes në serialin “Fatmagyl” dhe më vitet 2015-2016 ka interpretuar rolin e sulltaneshës Kosem në serialin “Shekulli i madhërishëm: - Madhërishëm”. Beren ka pasur sukses në secilin prej roleve që ka interpretuar, ka marrë vlerësime dhe çmime të shumta dhe aktualisht është një nga aktoret më të preferuara dhe të paguara të vendit të saj. Beren njihet edhe për përpjekjet e saj në fushën u martua me këngëtarin turk, Kenan Doullu, i cili ka prezantuar vendin e tij në Eurovizion, në vitin 2007.

- Pasi interpretuat në serialin “Fatmagyl”, ju u bëtë e njohur në tërë botën. Si e përballoni famën?

- E di, është një çmenduri. Seriali është shfaqur në më shumë se 80 vende rrotull botës, marr mesazhe dhe falenderime edhe nga Kili dhe Meksika. Telenovelat “Dashuri e ndaluar” dhe “Fatmagyl” e ndryshuan përgjithmonë jetën time. Çdo rol ndikon tek unë, pas çdo projekti unë piqem edhe më shumë.

- Ju keni qenë edhe në Kanë për të përfaqësuar serialin historik turk, “Kosemin”. E keni ndjekur “Suljemanin e madhërishëm” dhe a ju ka shërbyer ai për rolin e njërës prej grave më të rëndësishme të perandorisë otomane?

- Sigurisht e kam parë këtë serial, ai ishte shumë i suksesshëm dhe ishte një shtysë për mua të merrja pjesë në vazhdimin e tij. Megjithatë, heroina ime, sull- tanesha Kosem, ishte krejt ndryshe nga Hyrremi dhe gratë e tjera të haremit, ajo u bë mbretëresha e parë dhe e vetme e perandorisë otomane, e cila nuk kishte udhëheqëse gra, sepse bëhej fjalë për një sistem shumë patriarkal. Paskësaj, dy nga djemtë e saj u ngjitën në fron në moshë shumë të re dhe në realitet, Kosemi e drejtoi perandorinë për 40 vjet. Historia turke është vërtet mbresëlënëse!

- Ju shpesh vishni fustane nusesh nëpër seriale, por para tre vjetësh u martuat edhe në jetën reale. Ceremonia u zhvillua në Los Anxheles, por atje nuk kishte kamera dhe gazetarë, megjithëse edhe ju, edhe burri juaj jeni njerëz të njohur në Turqi.

- Unë dhe Kenani i konsideruam këto si pushime për veten dhe miqtë. Motoja jonë e dasmës ishte: “Ne erdhëm këtu të zbavitemi”, kështu që në atë festë ndodhën shumë gjëra që nuk ndodhin në dasmat tradicionale.

- Para disa kohësh ju dolët në kopertinën e revistës “Elle” pa grim fare. Jo të gjithë e kanë kurajon të bëjnë diçka të tillë. Si u ndjetë kur jua propozuan diçka të tillë?

- Më pëlqeu ky projekt kur dola në kopertinën e një reviste, ata retushuan hundën dhe vetullat dhe nuk dukesha fare si Bereni 20 vjeçare, por si një vajzë krejt tjetër. Nuk e gjeta vetveten në ato foto, por kush i pa, i idealizoi. Mua personalisht nuk më pëlqeu kjo vajzë e bukur, nuk desha ta shihja veten kështu. Këto retushime ndryshuan mënyrën se si dukesha, më bënë të dukesha si gjithë gratë e bukura që dalin nëpër kopertina. Kur pashë fotot pa grim, ndjeva të jetë e bukur nuk ka nevojë për buzë të ngarkuara me shkëlqyes dhe taka të larta! Të dalësh në foto me një bluzë të thjeshtë dhe një buzëqeshje të madhe, në dritën e diellit, mund ta bëjë dikë të ndjehet e bukur.

- Ka qenë ëndrra juaj të bëheshit aktore?

- Po, ka qenë një ëndërr e hershme. Kur isha fëmijë, më pëlqente të lexoja përralla, të hyja në botën e tyre dhe të luaja rolet. Nëse nuk më pëlqente të isha diku, lexoja një përrallë dhe imagjinoja sikur isha njëri nga personazhet dhe i luaja. Në fakt, krijoja lojërat e mia të vogla.

- Si arrin të mbetesh vetvetja kur bëhesh papritur e njohur që në moshë të re?

- Kisha kaq shumë shembuj qesharakë rrotull meje, sa i thosha shpesh vetes: “Beren, mos e bëj këtë! Beren mos u bëj kështu!”. Jeta ime ka ndryshuar sigurisht dhe ka raste që ndjehem në siklet kur shkoj diku, por përsëri mund të eci me duar në xhepa, në shumë vende dhe rrugë. Ne aktorët duhet të jemi në kontakt me jetën dhe njerëzit që të jemi të aftë të aktrojmë dhe shkruajmë, sepse, pas njëfarë kohe, kemi tendencë ta ndërpresim eksplorimin. Kur je në kontakt me njerëzit, mund të arrish shumë gjëra. Nëse nuk e bën këtë, gjithë karrierën tënde do të luash vetëm role që ngjajnë me ty, por kjo është bërë një metodë e vjetëruar në aktrimin e sotëm. Ja pse ne duhet të ecim në jetë me këmbët zbathur.

- Çfarë ju shtyu të pranonit rolin në serialin “Hakmarrja”?

- është një projekt shumë eksitues, një histori e bazuar tek “Konti i Montekristos”, por kësaj radhe është një grua që kthehet pas për të kërkuar hakmarrje. Pas Fatmagylit iu rikthyem përsëri historive qytetare. Emri i vërtetë i përsonazhit është Derin (thellësia), e cila rikthehet për t’u hakmarrë për vdekjen e të atit me një identitet dhe emër të ri, Jamur (shiu). Kjo do të thotë se brenda personazhit ka një personazh tjetër, një lojë brenda lojës. Ky karakter/ lojë e mua.

- Kush ju josh më shumë, Derin apo Jamur?

- Unë nuk di t’i dalloj ato mirë nga njëra-tjetra. Kur jam Derin jam më e mbyllur në vetvete dhe më mashkullore, kur jam Jamur, jam më e hapur, me besim në vetvete dhe femërore. Unë jam gjithë këto kontradikta njëkohësisht.

- Në serial ju keni edhe disa skena me luftë. Si u përgatitët për to?

- U stërvita nga një trajner special. Kam mësuar të qëlloj me grushta dhe shqelma. Kam mësuar disa teknika dhe kam vënë re se këto e forcojnë trupin. Sigurisht, - jo si të rrah realisht dikë!

- Jeni një person hakmarrës në jetën reale?

- Jo, nuk jam aq e zemëruar sa të kërkoj hakmarrje. Unë thjesht ngurtësohem dhe reagoj me ftohtësi. Thjesht e largoj personin nga vetja dhe ndërpres marëdhëniet me të. Nëse ai njeri do të rikthehet përsëri në jetën time, mbaj distancë.

- Më parë keni thënë se nuk doni t’i prekni keni zbardhur dhe lyer. Çfarë ndryshoi?

- zik është i detyrueshëm për të luajtur dikë që ka ndryshuar identitetin e tij. Klasa shoqërore të cilës i përket karakteri im gjithashtu kërkon disa ndryshime. Në disa seriale, aktoret i mbajnë përralla. Unë nuk e aprovoj këtë. Kur luaja Fatmagylin, i mbaja dushi. Tani, për Jamurin, duhet t’i lyeja dhe kështu bëra.

- Fansat tuaj bëjnë shpesh pyetjen se si ishte bashkëpunimi juaj me protagonistin tjetër të Fatmagylit, Engin Akyrek?

- Enginin e njihja edhe më parë, jemi takuar në një garë aktrimi. Ai është shumë profesional dhe i disiplinuar dhe është e lehtë të punosh me të në sheshxhirim, pa llogaritur këtu miqësinë tonë. U thanë fjalë sikur ne grindeshim në sheshxhirim, por realiteti ishte krejt ndryshe.

- Ju jeni një aktore që punoni shumë. Si gjeni kohë për partnerin, miqtë, familjen?

- Në radhë të parë, nuk jam një person që ka shumë shoqëri. Zakonisht kam disa miq të ngushtë që mbaj rreth vetes. Merrem me xhirime15-16 orë në ditë, çdo ditë dhe ndërmjet skenave merrem me rishikimin e skenarit dhe mësimin përmëndësh të pjesës sime. Meg- jithatë, njerëzit që të duan vertet, të kuptojmë. Pastaj mund të gjesh gjithmonë kohë për njerëzit e rëndësishëm për ty duke shkuar dikur, kur ke rast, ose duke folur dy minuta në telefon. Nganjëherë, lidhjet janë ajo që nevojitet pas një pune të madhe. Nganjëherë, problemi zgjidhet kur njerëzit e afërt nuk presin shumë prej teje, por nuk kërkuar falje.

- Nëse një ditë do të bënit fëmijë, do të punonit përsëri me kaq intensitet?

- Ne duhet të bëjmë një zgjedhje mes të dyjave. Sistemi ynë nuk është një vend kur ti mund të mbash një bebe të vogël dhe të punosh njëkohësisht, sepse puna aktorët bëjnë 2-3 vjet pushim për ta realizuar këtë. Njerëzit që e kanë bërë këtë punë për një kohë të gjatë thonë “Jam kaq i lodhur tani” dhe, herë pas here, shohim aktorë që e lënë fare punën. Unë dua realisht të kem një fëmijë dhe, kur të vijë kjo ditë, do ta mendoj seriozisht të bëj një pauzë.

- Çfarë mendoni për jetën në Turqi? Ndjeheni rehat, jeni e lumtur?

- Jam e lumtur, por edhe pak nervoze. Ne përsëri po e humbasim moderimin tonë, askush nuk e dëgjon dhe toleron tjetrin. Feja, raca, politika, ne alarmohemi nga idetë e luftës çdo ditë. Por unë e dua shumë vendin tim, nuk jam si nga ata njerëzit që thonë fraza stereotipe: “Duhet të shkoj diku gjetkë”. Megjithëse duket se po bëj një punë të lakmueshme, gjithmonë i them vetes se mund të përdor fuqinë e famës për të bërë shumë gjëra, sidomos për gratë e këtij vendi, pasi ka shumë gjëra që mund të bëhen për to.

- Ju punoni shumë, si e ruani formën tuaj? Si jetoni, çfarë hani, çfarë pini?

fruta dhe perime, jam me fat. Sigurisht, është shumë e vështirë të kesh një dietë kaq të shëndetshme duke qenë në sheshxhirim, por unë e gjej zgjidhjen në [do rrethanë. Kam mësuar t’i kontrolloj vaktet me bukë dhe qofte. Gjyshja më ka mësuar të ha porcione të vogla ushqimi në darkë. Mund të ha çdo gjë, nëse është me porcione të vogla dhe kjo më bën të lumtur. Më pëlqen të ha dhe konsumoj nga të gjitha. Nganjëherë marr në peshë, nganjëherë humbas. Sikur të thosha se bëj rregullisht sport do të gënjeja, sepse, në fund të fundit, punoj 15 orë në ditë.

- Si është marëdhënia juaj me Kenanin?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.