Vazhdimi i “Si ta quaj këtë dashuri?” ndërmarrjen e Arnavit

Intervista - - TELENOVELA -

Anxhali i porosit Kushit të nga gëzimi. Ndërkohë Manorama nuk është e kënaqur për këtë dhe përpiqet ta sabotojë. Ajo gris një nga mostrat që Kushi ka sjellë që të anulohet porosia. Kushi është ende e zemëruar nga poshtërimi që i ka bërë Arnavi. Ajo ëndërron sikur shkon dhe i përplas paratë në fytyrë. Ajo i kërkon Shamit t’i gjejë një punë. Ai e merr në tele dyshojë, por Paiali gjen një arësye sikur i kishin rënë numrin gabimisht. Ajo takon në pazar Shamin pa i thënë gjë hallës, Madhumitës (Buaxhi) dhe ajo për pak sa nuk e zbulon. Kushi gëzohet shumë kur ai i thotë se ka gjetur diçka për të. Manorama gëzohet shumë kur Arnavi i dhuron asaj bizhuteri.

Kushi dhe Paiali hiqen sikur nuk kanë një dyshkë, që t’i mbushin mendjen hallës që Kushi Atëherë Kushi merr në telefon të atin dhe ia mbush mendjen që të - terioze, Lavania Kashiapin, me të cilën ai punon. Nani (gjyshja) dëgjon bisedën e tyre dhe bëhet shumë kureshtare për të. Ajo pyet edhe Akashin, por në atë kohë vjen Anxhali dhe ai nuk i thotë dot gjë. Ndërkohë Kushi shkon në tempull të falet, në mënyrë që të ketë fat në ditën e parë të punës. Aty takon edhe Shamin, por asaj i bie letra e rekomandimit dhe kur shkon në zyrën e punës nuk e gjen. Kushi shkon në punën e re, të takojë Lavania Kashiapin, por e ndjen veten krejt pa vend kur sheh se të tjerët janë veshur me rroba perëndimore. Lavania pushon nga puna asistenten e saj të re, Sonian, pasi e sheh si konkurrente dhe të në vend të saj merr në punë Kushin. Koleget e saj tallet me veshjen e saj tradicionale. Lavania i çon një buqetë me lule në shtëpi Arnavit, për fat të mirë dhia ha pusullën që i shoqëronte dhe Nanixhi nuk e kupton se kush i ka sjellë. Ajo në dhomën e Arnavit. Manorama ia thotë këtë Anxhalit.

Kushi shkakton rrëmujë në zyrë kur ndez llambën e faltores së vogël dhe kjo e fundit bën të ndizet alarmi i zjarrit dhe të shpërthëjë uji në zyrë. Ndërkohë Shami njihet me hallën e Kushit, Madhumitën. Ajo rrëzohet dhe përndrydh këmbën, por ai ia çon në vend. Arnavi zemërohet kur sheh Kushin në me njëri-tjetrin. Më vonë, Kushi ndjehet e poshtëruar kur Arnavi i gris asaj shallin. Një copë e tij ngelet në makinën e Arnavit.

Lavania e qorton Kushin që nuk e merr punën me seriozitet. Kjo e fundit habitet kur sheh Arnavin në zyrë. Ajo kupton se ai për të. Arnavi habitet kur merr vesh se Kushi është e punësuar në ndërmarrjen e tij. Ajo rrëzohet nga dritarja e zyrës së tij dhe bie mbi ca kuti, duke u përlyer me bojë. Kushi ndjehet e turpëruar para kolegëve të saj. Kushi habitet kur Lavania e pushon nga puna. Arnavi dhe Lavania zemërohen kur Kushi futet me forcë në mbledhjen e tyre. Të gjithë shokohen kur Kushi deklaron se nuk do ta lërë punën, sepse është në të dre e Arnavit, por nuk është e kënaqur me këtë. Edhe Pajali është e shqetësuar për të. Ndërkohë Akashi njihet në treg me Paialin. Ai blen një shall që Pajali ia kishte vënë syrin. Ndërkohë edhe e ëma e nxit të martohet, duke i treguar foto për të cilat ai nuk tregon interes.

Një vajzë vjen të kërkojë Arnavin në shtëpi dhe Nani kujton se është e dashura e Arnavit, por në fakt ajo është një biznesmene që do të bashkëpunojë me të. Kushit i ofrojnë një punë, të marrë masat e disa modelëve meshkuj. Arnavi bëhet sarkastik kur ajo refuzon ta bëjë këtë gjë. Më në fund Kushi e gjen zgjidhjen, vë njërin prej djemve të marrë masat e të tjerëve.

Buaxhi i thotë vajzave se Shami do të vijë të jetojë me to. Manorama dhe Anxhali kapin Akashin duke mbajtur një shall në dorë, por ai u thotë se është një mostër për punën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.