Xhimshiti: Duhet të na mbështesin!

Intervista - - SPORT -

Berat Xhimshiti nuk ka qenë pjesë e Shqipërië në ndeshjet ndaj Italisë dhe Bosnje- Hercegovinës, prandaj edhe vlerësimi i tij është më objektiv se të tjerët. Në një intervistë për gazetën tonë ai jep edhe një mesazh për tifozerinë shqiptare dhe ambientin kuqezi. E marrim në telefon dhe përgjigjet pa hezitim…

Eraldo Harlicaj: - Atëherë çfarë po bëje tani që të telefonuam?

Berat Xhimshiti: - Po bëj gati rrobat e stërvitjes se kam stërvitje me ekipin tim të Avelinos.

- Si po ecën aventura me ekipin italian?

- Më mirë se e prisja, pasi kur kam ardhur me skepticizëm, ndërsa tani që jam këtu jam shumë i lumtur që erdha, pasi kam bërë mjaft mirë dhe kam gjetur veten. Po luaj rregullisht dhe kjo ka rëndësi.

- Keni rënë mjaft në sy, vitin tjetër çfarë do të bëni?

- sht dhe pastaj të shoh çfarë do bëj. Fillimisht do të bisedoj me klubin e Atalantes që ka në pronësi kartonin tim dhe më pas do të shoh. - Dëshira juaj? - Të luaj në nivele të larta dhe të kem mundësinë që të promovohem edhe në Seria A. Dua të shfrytëzoj rastin që shpresoj të më jepet me Atalantën.

- Për të kaluar te kombëtarja : Nuk keni qenë i grumbul të kartonit të kuq që morrët ndaj Izraelit. Si e përjetuat nga jashtë këto ndeshjet e fundit?

- Të them të them të drejtën ishte shumë keq e shumë mire… - Përse? - Keq se nuk po luaja dhe ndihmoja ekipin në ndeshjen e rëndësishme ndaj Italisë. Do ishte edhe emocion i madh, pasi të luash kundër 4 herë kampionëve të botës nuk është pak. Shpresoj të luaj në ndeshjen e kthimit.

- E bëre komplet si shqiptarët duke folur vetëm zi, po e mira ku ishte?

- E mira ishte te afrimi i shqiptarëve në Palermo. Jam ndjerë shumë, po shumë mirë, kur shihja arbëreshët. O zot, sa të fortë! E donin përsëri Shqipërinë dhe kishin ruajtur traditat dhe zakonet e tyre. Jam emocionuar pa masë.

- Po a nuk u emocionuan po

- Nuk jam aspak dakord me këtë, pasi të mos harrojmë se po luanim kundër 4 herë kampionëve pasi po luanim në shtëpinë e tyre dhe ishte një takim shumë delikat edhe për ta.

- Nuk jam dakord, pasi pa pretendime nuk shkon asgjëkundi…

- E drejte, ndoshta u shpreha gabim. Por të mos harrojmë se sa e fortë është Italia dhe se sa shumë i ka dhënë futbollit botëror.

- Si t’u duk paraqitja e ekipit?

Mendoj se bëmë një ndeshje të mire dhe u përpoqëm. Duhet të shohim përpara dhe t’i lëmë pas këto ndeshje. - Ku gabuam me Italinë? - Mendoj se pësuam nga episode sporadike. Po gabojmë në mbrojtje dhe po pësojmë gola shumë shpejt.

- U ndje mungesa juaj do të thuash?

- Jo, pasi më zëvendësuan shumë mirë.

- Pastaj erdhi ndeshja me Bosnjën, një humbje tjetër…

- Takim miqësor ishte nuk duhet t’i dramatizojmë gjërat. Luajtën edhe futbollistë të rinj, prandaj nuk duhet ta shohim në atë prizëm. Miqësoret janë gjithmonë për të ndihmuar ekipin.

- Dakord, por po luajmë me të njëjtën skemë 4-5-1. Çfarë mësuam apo provuam të re nga kjo?

- këtë, pasi e di trajneri.

- De Biazi nga ëngjëll u kthye në djall nga shtypi. Si e komentoni situatën e tij?

-E ndjej se është një frymë pasi ishte ky njeri që na ndihmoi të arrinim maksimumin ton dhe të shkonim në “Euro 2016”. Prandaj duhet të mbështesin është rasti që të përçahemi, por të jemi më të afërt dhe më të fortë.

- Xhaka dhe Abrashi kanë lënë kombëtaren, ju nuk e bëtë edhe pse përfunduat jashtë “Euro 2016”…

- Nuk dua të komentoj për Taulantin dhe Amirin. Secili ka vendimet e tij, ashtu si kam unë të miat. Ata kanë menduar të bëjnë më të mirën e tyre, ashtu edhe unë mendoj më të mirën time. Pastaj nuk duhet të mohojmë dashurinë që kanë për kombin dhe fanellën kuqezi.

- Si është Avelino dhe jeta juaj në Itali?

- Normale dhe e thjeshtë. Jetoj mirë dhe mbaj regjim për futboll. - A dilni shpesh? - Dal kur kam kohë. Gjithsesi nuk i kushtoj shumë rëndësi, apo të dal pafund, pasi kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.

- Si e shpenzoni kohën tuaj të lirë?

- Luaj basketboll, Fifa, shoh kaloj…

- Po e dashura juaj çfarë roli zë në jetën tuaj?

- Pjesë e rëndësishme dhe e pandarë. Ajo është gjithmonë aty për të më dhënë moral dhe ndihmuar mua.

- Ndonjë plan për ndonjë kurorëzim?

- Kemi ende kohë nuk kemi vendosur asgjë. - Diçka të fundit? - U bëra vonë për stërvitje (Qesh).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.