Çfarë e shkakton kruarjen?

Intervista - - TEST -

1. Pse kruarja e lëkurës duket se lehtëson përkohësisht nevojën për t’u kruar: a. Sepse heq qelizat e vdekura të lëkurës b. Mund të pengojë qelizat nervore t’i çojnë sinjalet në tru d. Asnjë nga më sipër

2. Nëse kruan zonën e skuqur nga prekja e dredhëzës helmuese, ajo do të përhapet: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Pse ke kruarje nga pickimi i mushkonjave:

a. Ngaqë humbet gjak

b. Për shkak të substancave toksike në helmin e mushkonjave c. Për shkak të proteinave në pështymën e mushkonjave d. Të gjitha më sipër 4. Cili është emri i kësaj bime që shkakton kruarje? a. Dredhëzë helmuese b. Pemë helmuese c. Valanidhi helmues d. Thupra helmuese

5. Aplikimi i gjalpit në zonën e djegur nga dielli, që shkakton kruarje, do të ndihmojë në shërimin më të shpejtë të saj: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 6. Termi mjekësor për kruarjen është: a. Prurit b. Bursit c. Mange d. Asnjë më sipër 7. Cili është ky insekt që shkakton kruarje? a. Morri b. Këpusha c. Pleshti d. Çimka 8. Banjoja me tërshërë ndihmon kur keni kruarje: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Mbajtja freskët e vendit që ju kruhet mund të reduktojë kruarjen: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 10. Djegiet dhe prerjet mund të kruhen gjatë kohës që shërohen, për shkak të: a. Kujtesës së plagës b. Histaminave d. Koagulimit të gjakut

11. Çfarë është një “kruarje ngjitëse”? a. Infeksion me morra b. Leproza c. Myku d. Asnjë nga më sipër Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja. Studimet tregojnë se kur trupi ekspozohet ndaj diçkaje që shkakton një kruarje, nerva të caktuara në shtyllën kurrizore bëhen aktive dhe i çojnë sinjale trurit. Këto sinjale janë ato që shkaktojnë ndjesinë e kruarjes. Studiuesit mendojnë se kruarja e kësaj zone bllokon sinjalet që këto nerva dërgojnë në tru, të paktën përkohësisht. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja Pavarësisht ç‘keni dëgjuar kur ishit fëmijë, kruarja e zonës së skuqur nga prekja me këtë bimë helmuese nuk do ta përhapë atë. Lëngu që mund të dalë prej saj nuk është helmi i bimës. Kjo kruarje duket sikur përhapet, sepse ajo mund të zhvillohet më ngadalë në disa zona të lëkurës, se në të tjera. Megjithëse kruarja nuk bën përhapjen e zonës së skuqur, ajo nuk është e mirë, sepse mund të shkaktojë ndonjë infeksion. 3. Përgjigjja e saktë është c-ja Kur një mushkonjë femër (vetëm ato pickojnë), fut trombën e saj në lëkurë për të thithur gjak, ajo fut aty pështymën që parandalon koagulimin e gjakut. Proteinat që ndodhen në këtë pështymë nxisin reaksionin e sistemit imunitar, gjë që shkakton enjtjen dhe kruarjen. Reaksioni vazhdon shumë kohë pasi mushkonja është larguar të bëjë vezët e saj, ose ka ngordhur.

4. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Të treja këto bimë helmuese, që i kanë frikë ata që bëjnë kamping, fëmijët dhe kopshtarët, dredhëza, pema dhe valanidhi kanë të njëjtën substancë në lëngun e tyre që shkakton kruarje tek njerëzit: Urushiolin. Afro 85% e njerëz kanë alergji ndaj urushiolit pas disa ekspozimeve ndaj tij. Nëse ju keni prekur një nga këto bimë, lani zonën me ujë të nxehtë dhe sapun. Lani edhe rrobat dhe këpucët. Për të kontrolluar kruarjen mund të përdorni kremin me kalaminë, ose hidrokortizon, apo difenhidraminën. 5. Përgjigjja e saktë është b-ja. Kjo kurë nuk ndihmon, bile i përkeqëson gjërat, duke mbajtur nxehtësinë në lëkurë. E njëjta gjë vlen edhe për vazelinën. Për të trajtuar zonën e djegur nga dielli, vëreni atë në ujë të ftohtë për 10-15 minuta, ose derisa të lehtësohet dhimbja. Ju mund ta mbuloni atë edhe me kompresa të ftohta, të pastra. Gjithashtu ju ndihmon hidrokortizoni, apo difenhidramina. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja Kruarja quhet prurit, pavarësisht nëse shkaktohet nga pickimi i një insekti, apo djegia e diellit. Aftësia jonë për të ndjerë kruarje ka një qëllim evolucionar: Kruarja i ndihmon kafshët të largojnë parazitët ose irrituesit e tjerë nga lëkura e tyre. Problemi qëndron në faktin se, kur kruhesh, - jnë edhe më shumë kruarje. Ky është një rreth vicioz dhe mamaja juaj kishte të drejtë: Kruarja vetëm i përkeqëson gjërat. 7. Përgjigjja e saktë është d-ja Lajmi i mirë është se çimka nuk përhap sëmundje. Lajmi i keq është se ato mund të bezdisin gjithë natën dhe nuk është e lehtë t’i heqësh qafe. Çimkat ushqehen me gjak dhe lënë në lëkurë njolla të vogla, të kuqe, që të kruhen. Megjithëse numri i tyre u pakësua nga mesi i shekullit 20të, ato janë rikthyer dhe mund të shfaqen kudo, edhe në hotelet e shtrenjtë. Për t’i hequr qafe nevojitet ndihmë profesionale. 8. Përgjigjja e saktë është a-ja. Ky trajtim tradicional i ka dhënë provat. Tërshëra duket Një mundësi është të përdoret tërshëra e bluar imët dhe e zier me ujë, por mund t’ju ndihmojë edhe hedhja në ujin e vaskës e tërshërës që blini në supermarket. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja. Nxehtësia dhe djersitja e përkeqësojnë kruarjen. Nëse keni një zonë që ju kruhet për shkak të djegies së diellit, ose kontaktit me dredhëzën helmuese, qëndroni pranë ventilatorit, ose kondicionerit. Vishuni lehtë, me rroba të lirshme, përdorni kompresa të ftohta, ose bëni një banjë, duke u siguruar që uji të jetë i ftohtë. 10. Përgjigjja e saktë është b-ja Histaminat, e njëjta substancë e trupit që shkakton një reaksion alergjik, mund ta bëjë plagën tuaj të djegur, apo e dëmtuar, qelizat që përmbajnë histaminë udhëtojnë deri tek zona e dëmtuar për ta riparuar. Megjithëse histamina duket se përshpejton shërimin, ajo gjithashtu shkakton enjtje dhe kruarje. Për djegiet dhe gërvishtjet e lehta mund të përdorni kremërat dhe xhelërat me anihistaminë difenhidraminë për të qetësuar kruarjen.

11. Përgjigjja e saktë është d-ja

Studiuesit besojnë se disa qeliza të trurit që janë aktive kur ne kruhemi, aktivizohen gjithashtu kur shohim dikë tjetër të kruhet. E njëjta gjë ndodh edhe me gogësitjen. Leximi i një fjalie të tillë si “kurrizi juaj është i mbuluar me mushkonja”, mund të ketë të njëjtin efekt. Si ta ndaloni kruarjen ngjitëse? Duke u përqëndruar diku tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.