Zaim Hasrama: Kur këndoj për miq e shokë...

Intervista - - REKLAMA -

Zaim Hasramën, e kemi patur rastin dhe kënaqësinë që ta dëgjojmë livë por edhe në klipet që ka sjellë është këngëtari që sa më shumë ta dëgjosh duke kënduaraq më shumë kënaqësi sjell. Dy këngët e fundit që ka sjellë, një bashkëpunim me Besnik Shatelin me titull “Dëgjo shokun” dhe një solo me titull “Kur këndoj për miq e shokë”

Duket se janë pritur shumë mirë nga publiku. Ai ka një projekt shumë të bukur në dorë, si duket edhe ky një bashkëpunim me mikun e tij dhe këngëtarin e dashur për publikun Besnik Shateli. Ne nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm ti urojmë suksese Zaimit, sepse emrin e mirë udhëtimi shumëvjeçar në muzikë. Ju ftojmë të lexoni në vazhdim intervistën që kemi realizuar me të!

Fabjola Kuburi:Zaim, përshëndetje dhe mirëserdhe në faqet e gazetës tonë!

Zaim Hasrama:- Faleminderit dhe uroj të jeni mirë ju dhe lexuesit e gazetës tuaj!

- Zaim, ti ke shumë vite në skenën muzikore shqiptare. Si ka qenë ky rrugëtim?

- Është e vërtetë që kjo që sapo the sepse unë këndoj live prej shumë vitesh dhe për arsye të mijat kam qëndruar pak larg me klipe por jo me muzikën. Të kënduarit live më bën të ndihem akoma edhe më afër. Kam vite që këndoj muzikë, kam kënduar në Shqipëri por edhe jashtë saj.

- Si po ecën kënga “Kur këndoj për miq e shokë”?

- Kjo këngë është një këngë e realizuar me tekst të Ilir Hoxhës,me aranzhime të De Vox dhe Gramoz Kozelit dhe klip të Sëart. Është pritur mirë dhe realisht jam shumë i kënaqur nga pritja e publikut.

- E mban mend kur ke kënduar për herë të parë dhe cilën këngë?

- Kam qenë shumë i vogël dhe kam kënduar, live nuk diskutohet, në një gëzim familjar dhe ka qenë një e kënduar spontane sepse - gjë. - Si u ndjeve? - Kam ndjerë emocione të jashtëzakonshme edhe pse kam qenë shumë i lirshëm, kam pasur emocione por tani kam më shumë. (Buzëqesh)

- Çfarë vendi zë kënga në jetën tënde?

- Zë një vend shumë të madh, për të mos thënë vendin kryesor, sepse në vend të parë qëndron familja.

- ciare në punën që bën , të këndosh live?

- Po, realisht shikohet si biznes, pasion i hershëm, ëndërr e kthyer në realitet.

- Ke plane për ndonjë bash-

Faktikisht, bashkëpunimet janë në trend dhe kanë rezultuar goxha të suksesshme dhe mendoj se në të ardhmen do konkretizoj një të tillë, përsëri me mikun tim Besnik Shateli, xhirimet e të cilit janë në punë e sipër dhe shumë shpejt do ta sjellim edhe këtë klip.

- Cilat janë shtyllat e tua mbështetëse?

- Familja ime, është shtylla e vetme që më ka qëndruar gjithmonë afër dhe nuk jam ndierë asnjëherë vetëm.

- A ka ende këngëtarë profesionistë, duke qenë se tashmë gjithçka po materializohet?

- Ka mbetur, por me kokrra.(Buzëqesh)

- Të pëlqejnë ndryshimet?

- Më pëlqejnë dhe nuk është se i kam frikë. Jam optimist si person dhe mendoj gjithmonë që gjërat do ecin mbarë.

- Me rrjetet sociale je i lidhur?

- Të them të vërtetën nuk është se jam shumë i lidhur, por duke qenë se dashje padashje janë bërë pjesë e jetës dhe e punës, i ndjek edhe unë. - Vetëm facebook-un përdor? - Po, vetëm facebook-un. Duket më praktik edhe pse unë nuk e përdor shumë. - Je i lodhur nga nata? - Kam shumë vitë që këndoj natën dhe të them të drejtën më mungon gjumi i natës. Por, kush e do muzikën dhe ka talentin e të kënduarit live, duhet edhe ti përkushtohet dhe të bëjë njëfarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.