Ëndrra dhe dëshira

Intervista - - POEZI -

Nuk e di cfarë pres këtu Midis turmash që nxitojnë. Vallë ku venë gjithë këta njerëz ? Këto shpirtëra vallë ku shkojnë ? Këmbë, sa shumë, ecin në shi Ritëm ankthi i shfrenuar ... Cfarë pres unë këtu, nuk di Ndoshta ëndrrën e vonuar ! Sa dëshira shpirtërash fshehur Sa këto këmbë që shkojnë në shi Flokë të gjatë e të pa krehur Grumbuj qiejsh pa kaltërsi ! Sytë shohin e zemrat presin Ulet koka ( që rëndonë) Këmbë, sa shumë, vetëm ecin Endrra pa mëshirë, vonon’ ...

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.