Nipi më doli i pabesë

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Unë po po ju shkruaj jam Ramadani, jetoj në qytetin e Tiranës. Fati ka lozur gjithmonë me mua, por asnjëherë nuk e kisha menduar se një ditë do ta gjeja veten në një udhëkryq, ku njeriu nuk di se cila është rruga që ai duhet të zgjedhë.

Mendova të bëhem pjesë e historive nga jeta pikërisht në këtë gazetë, për të vetmen arsye, për t’ju treguar se ku ka arritur hipokrizia e njerëzve në ditët e sotme.Njeriu nuk mundet t’i besojë as gjakut të tij, jo vetëm kaq, por as njeriut të cilin e konsideron më të afërmin që ka.

- luar që në fëmijëri, kur babai na la jetim, mua dhe motrën time më të vogël. Nëna ishte ajo që na rriti me shumë halle dhe mundime, ajo na mësoi se si unë dhe motra të bëheshim për njëri-tjetrin, të ishim të pandarë, hallet e jetës të mos na mposhtnin asnjëherë. Ajo na rriti me shumë dashuri, duke sakri e saj, për ne të dy. Ajo donte të na shikonte në unitet të plotë, dhe cilido pjesëtar tjetër qoftë kjo gruaja ime, apo burri i motrës të mos na përçante asnjëherë. Si të thuash, unë dhe motra ime kishim bërë një lloj betimi që askush nuk do na ndante ne te dyve, në çfarëdo lloj rrethane. Fati e deshi që motra ime të martohej në Tiranë, ajo u martua e re dhe mbas një viti martese ajo lindi djalin. Ëndrra ime ishte që të isha pranë motrës dhe të shijoja lindjen e nipit tim të parë në çdo moment të jetës se tij. Bashkë me mamanë u shpërngulëm nga fshati ku ne jetonim dhe u vendosëm pranë motrës time me qira, gjatë kësaj kohe unë punoja si mu gati shtatë vjet unë i bëra lekët dhe bleva një hyrje në pallat. Në moshën tridhjetë e dy vjeç, kur unë mendova se i kisha vendosur gjërat në vijë, martohem me një vajzë me të cilën më kishte njohur tezja. Ndërkohë motra kishte lindur dhe një vajzë dhe djali i ishte bëre gati dhjetë vjeç. Ai ishte njeriu më i dashur për mua deri sa edhe unë u bëra me fëmijë, me një vajzë, të cilën e adhuroja, dhe ishte bekimi më i bukur që më kishte bërë Zoti. Edhe unë edhe motra kishim ndërtuar familjen me baza shumë të forta, dhe pse tashmë ne ishim secili në familjen e vet, asnjëherë nuk e kishim humbur dashurinë për njëri- tjetrin, madje për çdo hall që kishim ne ishim më të bashkuar se kurrë. Por siç thotë populli “jeta asnjëherë nuk shkon vaj”. - ritjet e para në familjen time pas dhjetë vjet martese. Me kalimin e viteve, njeriut i shtohen problemet. Kështu edhe mua, sidomos mbas vdekjes së nënës time, të cilën unë e kisha përjetuar shumë keq. Mungesa e saj më kishte lënë një boshllëk sa që unë kalova në depresion, dhe kjo, ishte arsyeja që unë dhe ish bashkëshor - batonim. Ajo pretendonte se unë dojë një tjetër dhe nuk e kisha më vëmendjen si dhjetë vite më parë te ajo. Çdo ditë e më shumë, debatet po bëheshin të padurueshme dhe këtë gjendje po e vuante më shumë vajza jonë. Pikërisht në momentin më të vështirë që unë po përjetoja në jetën time, ajo më kërkoi divorcin, por jo vetëm kaq, por ajo pretendonte që të më merrte dhe shtëpinë me mendimin se i takonte vajzës. Sigurisht shtëpitë unë do ia lija vajzës, por në qoftë se ajo do të vazhdonte të më donte dhe të më respektonte njësoj si më parë. Por e ëma e saj e përdori atë kundër meje dhe bëra një veprim që deri sa të vdes nuk do ia fal vetes time. Ashtu siç ju thashë dhe me lartë, unë me nipin tim isha shumë i lidhur. Ai i kishte kaluar të njëzetat dhe ishte si shok për mua. Duke menduar se atë e njihja më shumë se veten time, vendos që nëpërmjet një akti noterial shtëpinë ta kaloj në emrin të tij. Kur e mendoj sot, them se ky ishte veprimi më i ulët që kam bërë në jetën time. Mendova se ai do më gjendej krah për hallin që unë pata, por mbas një viti që unë kisha hedhur shtëpitë mbi të, ai u largua nga Shqipëria pa lënë asnjë adresë. Ai ishte krahu im i djathtë në rrugën e vështirë drejtë divorcit, dhe kur gjërat u ndanë ashtu siç unë e kisha , më ndodhi ajo që nuk e kisha imagjinuar asnjëherë. Ish bashkëshorten time e nxora ashtu si ajo erdhi në shtëpi, vetëm me rrobat e trupit. Sigurisht ajo më mori gjënë më të shtrenjtë, vajzën për të cilën sot qaj me pikën e lotit. Por unë ngushëllohesha me faktin shtëpinë time. Dhe për të realizuar këtë gjë, unë rrija me qera në një shtëpi tjetër, dhe nipi im shumë i zgjuar, në një moment kur unë i kisha dhënë çelsat e shtëpisë, ai i kishte kopjuar dhe kishte ndërruar bravën e derës. Sot e shkruaj këtë histori e qaj, nuk më vjen keq për shtëpinë, por më dhimbset motra dhe nipi gjithashtu. Motra më betohet se nuk di as një gjë prej tij dhe ajo qan me lot për këtë gjë që ai ka bërë. Gjithmonë mendoja se ky largimi i tij nga Shqipëria ishte vetëm një çast dobësie i tija, por mesa duket tashmë u bënë dy vjet dhe ai nuk është bërë më i gjallë. Ndoshta ai ka komunikuar me motrën, po ajo nuk më thotë asnjë gjë, sigurisht ajo do mbrojë djalin e saj, para meje. Ja, pra kjo ishte jetë ime që m’u rrënua për një veprim të pamenduar që unë bëra. Në kushtet që unë jam sot, po ju them se ana materiale nuk është asgjë. E di që shumëkush prej jush do mendoj “aman ç’na the, sikur nuk e dinim ne këtë”, por është gjë tjetër ta mendosh dhe tjetër ta përjetosh. Sot ndjehem njeriu më i vetmuar në botë, m’u shkatërrua familja, u ndava për së gjalli me motrën dhe nipin. Atë shtëpi do ia kisha falur me shumë kënaqësi, vetëm ai të mos kishte vepruar në këtë mënyrë. Po çfarë duhet të bëjë? A mundet të vrasësh gjakun tënd edhe pse me bëri një veprim kaq të urryer? Unë nuk munda, e bëri ai, por unë nuk dua ta bëj, zgjodha të jetoj në vetminë time, dhe e vetmja gjë që më mban gjallë është shpresa se një ditë vajza do të rikthehet te unë dhe unë do t’i kërkojë të falur për këtë veprim që unë bëra. Kësaj i thonë, “mos e hidh gurin se do të bjerë kokës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.