Djali i gruas më përdhunoi vajzën

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

“Jetimi është si shelgu në mes të lumit”, thoshin të vjetrit nga anët tona. Më dhemb shpirti të nderuar lexues kur kujtoj se ç’ju desh të kalonin fëmijëve të mi dhe mua bashkë me ta.

Kam lindur dhe jam rritur në Durrës. Sot jam rreth të gjashtëdhjetave. Prindërit e mi kanë qenë punëtorë të thjeshtë e na kanë rritur me shumë halle. Në ishim katër fëmijë, dy djem e dy vajza. Si në kohën tonë, dy vajzat u martuan, sapo mbushën të tetëmbëdhjetat. Të parit burrë që kërkoi dorën për to, babai i dha vajzat. Po nuk kanë rënë dhe aq keq. Vëllai i vogël ishte i dashuruar pas librave. Ishte i vetmi që vazhdoi shkollë nga ne dhe jo vetëm mbaroi fakultetin, por edhe e mbajtën në punë në universitet si student i shkëlqyer. Sigurisht jemi krenuar gjithmonë me të. Unë pasi mbarova të punë në portin e Durrësit pasi babai luftoi me miqtë e tij që të mos përfundoja në fermë.

Kështu rinia ime kaloi e qetë. Bëmë dy dasmat e motrave, dhe nëna ime ankohej tashmë se ishte plakur e donte nuse që ta ndihmonte për punët.

-E rrit djalin e bën burrë e s’të dëgjon më, - thoshte babai im sapo vinte ndonjë nga motrat apo ndonjë i afërm i joni.

-Po pse s’të dëgjon, - i tha një herë motra e madhe, - ai është djalë i mrekul- lueshëm. Në punë është djali që e duan të gjithë si të vjetrit edhe të rinjtë. Të kujtohet Haxhiu që ka shpinë te rrugica e ime, ai burri që i ka rënë atëherë çengeli i vinçit dhe i këputi gishtin dhe dorën e djathtë zakonisht e mban në xhep. Ai është në të njëjtin repart me Agronin dhe më thotë fjalët më të mira për të.

-Aha, po Haxhiu, ai me syze që ka pesë vajza, - tha babai. –E lëre edhe ti mendjen e ke vetëm te ata që kanë vajza, - tha motra. Haxhiu, pra, thotë fjalët më të mira për Agronin, lum ti ç’vëlla që ke,- më thotë çdo ditë kur shkëmbehem me të në rrugë. Ti mirë në që jemi vajza na martove sapo mbushëm tetëmbëdhjetë, po leri djemtë të martohen kur të duan e me ke të duan. Nuk është koha e duvakut tani. –E për çfarë erdhe ti tani moj bijë, të më tregosh mua se ç’kohë është – iu përgjigj babai gjithë inat e për atë mbrëmje nuk foli më asnjë fjalë.

Pas dy ditësh motra ë më lutej. –Hë djali im, të pëlqen ndonjë vajzë, hë se unë u plaka.

-Jo mama s’më pëlqen asnjë vajzë, dua të bëj një herë këtë kursin dyvjecar për vinçier, që të marr ndonjë kategori. Si mendon mbahet gruaja e fëmijët e shtëpia me këtë rrogë që kam unë.

-Epo janë edhe rrogat tona, - tha ajo me gjysmë zëri. –Posi posi martohet burri se ka rrogat e prindërve, a po thua që je plakë d.m.th., që je në prag pensioni. Lere atë muhabet tani, kur të më pëlqejë ndonjëra do të ta sjell direkt në shtëpi.

Ndërkohë vëllai im ishte në shkollë në Tiranë. Sa herë vinte më ëm për librat dhe më injektoi edhe mua dëshirën për të mësuar. E kështu iu futa punës seriozisht e mbarova dyvjecaren për vinçier dhe puna ime tashmë ishte më e sigurt. Në sytë e të gjithë isha specialist dhe djalë i zoti. U ngrita dhe në kategori dhe rroga ishte e mirë për kohën time.

Ndërkohë kisha mbushur njezët e nëntë vjeç. Tashmë edhe vetë isha bindur se më kishte ardhur koha të kërkoja nuse. Të parit që i thashë ato që mendoja ishte vëllai, edhe pse ishte më i vogël se unë gjithmonë i merja mendime për punët që doja të bëja.

Dhe vëllai u tregua i gatshëm të më ër motrën e një shoku të tij të shkollës. –Eshtë vajzë shumë e mirë, e njoh prej katër vitesh, vajzë punëtore e pa fjalë se ti e di që i kam inat ato që vetëm llomotisin. Edhe është goxha simpatike. Punon në kombinatin e tekstileve. Po të duash hajde një ditë në Tiranë dhe gjejmë një mënyrë që ta takojmë dhe shihe një herë pastaj i them Valit, vëllait të saj.

-Pse pranon të vijë nga ajo nga Tirana në Durrës, - thashë ndërsa më pëlqeu gatishmëria e tij. –Pastaj sa gati e paske patur këtë muhabet në majë të gjuhës mezi prite të të thosha, - i thashë ndërsa i rraha shpatullat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.