Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin Pyetjet e reja

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

-Kush duhet të punojë dhe të ndihmojë më shumë në një familje burri apo gruaja?

-Të dy duhet të punojnë pa bërë krahasime. Merita

-Të dy bashkë po dihet që burri është ai që mban familjen. Sina

-Burrit i takon të punoj më shumë se gruaja dhe të komandoj më shumë se gruaja në shtëpi. Ylli

-Unë them që duhet të punojnë si buurri edhe gruaja por ama çik më shumë burri. Beta

-Të dy duhet të punojnë, nuk është e thënë të punoj vetëm burri. Bledi

-Burri, se gruaja ka shumë punë. Laureta

- Bashkimi bën fuqinë, kur ndihmojnë njëri tjetrin është më mire. Artan

-Ka qenë që burri mban familjen, gruaja rrit fëmijët por në kohët e sotme të dy punojnë, fëmijët rriten me dado ose me gjyshet. Kështu që nuk ka ndarje. Elvis

-Të dy duhet të punojnë, jo njëri më shumë e tjetri më pak. Gerti

-Më shumë duhet të punoj burri sepse gruaja ka pjesën e shtëpisë që duhet të kujdeset përveç punës. Alda

-Më mirë është të punojnë të dy por më shumë duhet të ndihmoj e punoje burri. Elona

-Ndihmesa më e madhe në familje është burri pra ai duhet të punoj më shumë. Elda

-Dihet që burri e mban shtëpinë ndaj ai duhet të punoj më shumë. Rei

-Burri duhet të punoj më shumë se është qenie më e fortë dhe ka më potenc në mbajtjen e familjes. Ilvan

-Sa i besoni shprehjes “sytë janë pasqyra e shpirtit” dhe pse?

-I besoj 100% pasi e kam vërtetuar me shumë njerëz. Jolanda

-Çfarë ka shpirti i tregon syri. Elona

-I besoj deri diku sepse ka dhe sy që gënjejnë. Fabjola nga Laçi

-I besoj plotësisht kësaj shprehjeje sepse e kam vërtetuar me personat që kam afër meje. Ermira

-Nuk ka të thënë të jenë

- Pse janë më xhelozë ata që tradhtojnë se ata që janë drejt e drejt?

- Nëse do të mbyllej Facebooku përgjithmonë, si do të ndiheshit?

-Sipas mendimit tuaj, kush rrezikon të ketë më shumë armiq dhe pse?

-Çfarë mendoni për një shok të ngushtë (që e sheh si vëlla) të cilit edhe pse i thua që ke të dashur, bën të pamundur që të ta prishë marrëdhënien?

- Përse meshkujt kanë tendencën të duan ato femra që sillen keq me ta dhe të injorojnë vajzat e urta e të dashura? - A do ta shisnit dinjitetin tuaj për një vend pune? - Do të martoheshit sepse ai ka lekë dhe të ofron gjithë rehatinë e botës, edhe pse nuk ka dashuri? sytë e bukur e të jetë edhe njeriu i bukur pasi mund të ketë sy të bukur edhe ka shpirt të zi. Melisa

-Jo gjithmonë sytë janë pasqyrë e shpirtit. Pasi pas syve më të bukur mund të fshihet shpirti më i errët. Dritan

-Me raste jo gjithmonë sytë janë pasqyra e shpirtit. Ato biles mund ta gënjejnë për shpirtin e njeriut. Valentina

-Kjo thënie për mua është e vërtetë pasi ata që kanë sy të bukur më kanë rezultuar persona me shpirt të bukur gjithashtu. Joni

-Varet nga njeriu se jo gjithmonë një person me sy të bukur është një njeri me zemër të mirë. Ndaj s’duhen besuar gjithmonë “sytë e bukur”. Jola

-S’ka si të jetë me zemër të keqe një person i cili ka sy të ime personale dhe nga njerëzit qe njoh. Emanuela

-Ata me sy të bukur mund të jenë dhe njerëzit më të ligë ndaj nuk duhen vlerësuar njerëzit në bazë të syve të tyre. Griselda

-Kjo thënie është e vërtetë pasi shkencërisht është e vërtetuar se njerëzit me tipare më të bukura tentojnë të jenë njerëz me një zemër më të mirë se të tjerët nga përkatësia gjenetike që kanë. Ersida

-Kush ndikon më shumë në edukimin e fëmijëve nëna apo babai?

-Nëna kujdeset kurse babai ndikon në frikën për t’i mbajtur të edukuar. Laureta

-Të dy duhet të merren me edukimin e fëmijës. Esjona

- Më shumë në edukimin e fëmijëve ndikon nëna pasi ajo është më shumë prezente gjatë fazës së rritjes së fëmijës. Jo më pak ndikon babai por nëna ka pjesën më të madhe në edukimin e fëmijës. Elvira

-Mendoj se rolin më të madh në edukimin e fëmijës e luan nëna pasi ajo kalon kohën më të madhe në rritjen e fëmijës. Marsel

-Në edukimin e fëmijës kanë rol të rëndësishëm të dy prindërit. Nëna jep dashuri e përkujdesje ndërsa babai i jep siguri dhe mbrojtje fëmijës. Endi

- Të dy prindërit kanë ndikim në edukimin e fëmijës por nëna luan rol themelor gjatë fazës fëminore në edukimin e fëmijës. Vjola

- Të dy prindërit kanë ndikim në rritjen e fëmijëve. Ndaj të dy duhet të përkushtohen në rritjen dhe edukimin e fëmijës. Danjel

- Imagjinoni sikur jeni në një dhomë që nuk ka dalje, nuk ka dyer as dritare as asgjë, pra është e mbyllur në të gjitha anët. Si mund të largoheni nga aty?

- Me imagjinatë do gohesha. Martin

- Do i bie murit me kokë Jetmir - Duke vdekur. Ergi - Duke prishur murin me goditjen e trupin. Jola

-Mos më lini vetëm se jam klaustrofobike dhe do vdisja nga frika. Lori lar-

-A mund të dashurosh dy persona njëkohësisht dhe a ju ka ndodhur ndonjëherë? Si keni vepruar?

-Po mund të dashurosh. Mund të duash dhe të respektosh shumë mirë dy persona që i ke përzemër. Endri

-Më ka ndodhur dhe jam munduar të shmang njërën nga

-Nuk më ka ndodhur dhe besoj se është e pamundur. Enxhi

- Nuk mund të ndodh që të dashurosh dy persona njëkohësisht. Jani

-Nuk më ka ndodhur të dua dy persona njëkohësisht. Erisa

- Ka ndodhur që kam dashur dy femra njëkohësisht. Zgjodha femrën që kisha lidhjen më të gjatë. Ermioni

- Kam dashur dy meshkuj njëkohësisht dhe ndër ata të dy zgjodha të parin pasi kisha më shumë kohë që e njihja. Olti

-Nuk më ka ndodhur që të dua dy persona njëkohësisht dhe nuk besoj se njeriu mund të dojë dy persona njëkohësisht. Sindi

-Më ka ndodhur që të dua dy femra njëkohësisht dhe bëra zgjedhjen time. Mendova se e dyta ishte më e mirë se e para kështu që zgjodha të dytën dhe e lashë të parën. Rezi

-Nuk mendoj se njeriu mund të dashurojë dy persona njëkohësisht por një e do ndërsa tjetrin e pëlqen. Kristjan

Nuk më ka ndodhur të dua dy njerëz njëkohësisht por dhe nuk mendoj se do dua njëkohësisht dy njerëz pasi nuk mund ti duash njëkohësisht të dy por veç njërin prej tyre. Dori

-Sa e dobishme ka qenë krenaria për ju, ju ka dëmtuar apo ju ka ndihmuar?

-Lopa jep qumështin me të cilin ushqehemi por gjithashtu bën dhe bajgën e cila ndot. Kështu që e mira me të keqen shkojnë bashkë. Gentian

-Për mua shumë. Asnjëherë nuk më ka dëmtuar. Unë mendoj se të jesh krenare ke diçka që të veçon nga të tjerat. Griselda.

-Shumë herë më ka dëmtuar. Ashi

- Krenaria më ka ndihmuar në shume situata, ka qenë vërtet e dobishme. Egla

-Njeriun krenaria e mban gjallë. Nëse s’ka krenari për veten njeriu e tallin të tjerët dhe e marrin nëpër këmbë dhe mua personalisht krenaria më ka ndihmuar tejmase në arritjen e gjërave që dua. Rogel

-Krenaria është vlerësim që kemi për veten tonë dhe është normale që krenaria më ka ndihmuar por ka patur dhe raste që mund të më ketë dëmtuar pasi prej krenarisë kam humbur persona që dua dhe disa mundësi që më janë dhënë në jetë për të ecur përpara. Artan

-Njeriu pa krenari është si një object, pra që mund të bëhet “vegël” e të tjerëve. Sipas mendimit tim duhet të kesh krenari që të ecësh përpara në këtë jetë dhe mua krenaria veç të mira më ka sjellë. Klaus

- Njeriun nga një njeri tjetër e dallon krenaria pasi ajo është një element që ndihmon në formimin e karakterit të një njeriu dhe normalisht që krenaria ndihmon në jetë më shumë se sa dëmton. Geri

-Krenaria e diferencon një njeri nga të tjerët pasi krenaria është një virtyt i jashtëzakonshëm që përbën një tipar dallues të një personi te caktuar dhe unë me këtë krenari që kam kam arritur shumë suksese në jetë. Kristi

-Krenaria ndihmon në jetë por ka raste dhe që dëmton pasi nuk mund të kemi krenari me njeriun e zemrës por mirëkuptim e tolerancë. Personalisht jam dëmtuar nga krenaria e tepruar pasi prej saj humba njeriun e zemrës. Reni

- A ju duket normale që një femër të përdorë fjalor të pista? Do ta toleronit një gjë të tillë te partnerja apo shoqja juaj?

-Një femër ngjan shumë shëmtuar kur përdor fjalë të pista dhe nuk është e hijshme. Elisa

-Çfarë është normale në këtë epokë? Gjërat po ndryshojn vazhdimisht e me ritme të shpejta. Serjana

-Kështu që anormalja përzihet shpejt me normalen. Gentian

-Nuk më duket normale që një femër të përdor fjalë të pista dhe as do ta toleroja të përdorte femra ime fjalë të pista. Danjel

-Femra ngjan shumë shëm tek shoqja ime s’do ta toleroja të përdorte fjalë të pista. Henri

-Nuk është normale që femra te përdor fjalë të pista dhe as tek femra ime nuk do pista. Emanuel

-Femra që pëdor fjalë të pista duket shumë vulgare dhe unë tek shoqja ime s’do ta lejoja ti përdorte fjalët e pista e aq më keq tek e dashura ime. Renato

-As më duket fare normale që femra të përdori fjalë të pista e as do e toleroja shoqen time të përdorte fjalë të pista. Esjona

-Të dëgjosh një femër që përdor fjalë të pista nuk është normale dhe as tek e dashura ime s’do e lejoja një gjë të tillë. Denard

-Normale nuk është por varet në çfarë gjendje emocionale është femra që përdor fjalë të pista. Tek partnerja ime s’do ta lejoja një gjë të tillë. Amarildo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.