Keni ndonjë pyetje që ju shqetëson dhe nuk i jepni dot përgjigje? Mos ngurroni të na shkruani. Specialistet më të mirë të vendit do ju përgjigjen. në adresën Gazeta Intervista, Rruga «Qemal Staf

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, unë jam një vajzë 22 vjeçe dhe doja ndihmën dhe mendimin e një psikologu për gjendjen time. Kur po rrija një dit po mendoja si janë krijuar njerëzit, bota, universi dhe kur po mendoja këto u bëra keq, më kaploi një ndjenjë ankthi. Mendoja kush jemi, si jetojmë, si është krijuar vetëdija jonë, si jetojmë brenda trupit tonë dhe më duket sikur do çmendem ose s’do kontrolloj dot mendjen nga këto mendime negative sepse i mendoj dhe më përsëriten vazhdimisht. Kjo gjendje s’ka shumë kohë që më ndodh dhe shpresoj të më kaloj shpejt. Pres përgjigjen tuaj.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@ hotmail.com: Përshëndetje e dashur! Mund të them që të përgëzoj për pyetjen në njëfarë mënyre. Zakonisht në gazetë na vijnë shqetësime që lidhen me çështje të jetës së përditshme dhe ngjarje e problematika që kërkojnë këshilla konkrete e praktike. Por pyetja jote ka një karakter ekzistencial dhe shkon përtej ngjarjeve të përditshme.

të mendosh mbi origjinën e natyrës njerëzore, prejardhjen dhe origjinën e vet jetës. Jo vetëm që mendon, por mesa duket, këto mendime të shkaktojnë një lloj ankthi.

Pikë së pari, këto pyetje zakonisht mund t’i lindin dikujt që është student i shkencave mjekësore, për arsye se janë individë që kanë shumë njohuri mbi trupin, shëndetin dhe jetën; janë pyetje që mund t’i lindin dikujt që është student i shkencave sociale si psikologjia apo shkenca të cilat në fokus të tyre kanë mendimin, njohjen e sjelljes njerëzore, emocioneve dhe mënyrës së arsyetuarit. Gjithashtu, pyetje të cilat lidhen me origjinën e krijimit të botës, mund t’u lindin mbi të gjitha personave të cilët kanë kureshtje të dinë më shumë sesa të tjerët dhe janë të interesuar të kenë një përgjigje për ato çështje që ti ke përmendur më lart. Unë nuk mund të them me siguri se cilit grup ti i takon apo nëse këto pyetje të lindin si rrjedhojë e formimit tënd akademik e profesional, por ajo që unë di të them me siguri dhe bindje është se këto pyetje ekzistencialiste historikisht e kanë shqetësuar njeriun. Kjo do të thotë se është e natyrshme që ti të ndjesh ankth, frikë dhe të të duket sikur po zhytesh në hapësira të errëta e të thella ndërsa i mendon. Është një lloj rrethi vicioz, që sa më shumë mendon për ato çështje, aq më shumë të duket se të lindin të tjera pyetje pa përgjigje, e në fund mbase vë në diskutim edhe vetë ekzistencën njerëzore. Këto pyetje që ti ke ngritur së fundmi në mendjen tënde nuk është e lehtë të kenë një përgjigje të vetme sipërfaqësore, përkundrazi, ka shumë dilema, teori dhe sisteme besimesh që shpjegojnë origjinën e jetës e kuptimin e qëllimit njerëzor. Nga ana tjetër, është normale që të të lindin të tilla pyetje, është pjesë e natyrës njerëzore dhe nevojë e vetja të dijë se nga vjen e ku po shkon. Për këto arsye, historikisht njerëzimi ka përshtatur sisteme vlerash dhe normash për të shpjeguar se cila është origjina jonë dhe nga cfarë jemi të përbërë. Nga njëra anë është shkenca, me shpjegimin e saj mbi evolucionin, gjenetikën, trashëgiminë dhe biologjinë. Nga ana tjetër janë besimet fetare, ku religjionet japin një tjetër variant të lindjes së jetës në tokë. Cila është e sakta? Nuk dimë ta themi me bindje e në mënyrë përfundimtare. Por ajo që na mbetet të bëjmë është ta jetojmë jetën që na është dhënë, sigurisht duke kërkuar të dimë e të mësojmë cdo ditë, pasi dija nuk ka fund. Njëkohësisht, e rëndësishme është të kuptojmë dhe se pyetje të tilla janë shumë të bukura e interesante, për sa kohë na shërbejnë si burim hulumtimi të mëtejshëm e të mos shqetësohemi edhe se nuk i japim dot përgjigje, pasi shpeshherë ato i kalojnë ku shpresuar të ketë qartësuar kjo përgjigje, unë të uroj gjithë të mirat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.