Nuk jam hakmarrëse

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- Fakti që punojmë në fusha të ndryshme, ai me këngën, unë me aktrimin, na ndihmon. Megjithatë, duhet të pranoj se kur dy njerëz të njohur lidhen me njëri-tjetrin, publiku çmendet fare. Nuk kisha provuar kurrë më parë diçka të tillë, ishte vërtet në surprizë për mua. Si çift jemi të paaftë të bëjmë gjëra që mund t’i bëja më parë, kur isha vetëm. Ne e përjetojmë lidhjen tonë ashtu si gjithë të tjerët dhe sigurisht, kemi në mes dashurinë.

- Skena e puthjes tek “Dashuri e ndaluar” dhe ajo e përdhunimit tek “Fatmagyli” u bënë objekt bisede për ditë të tjera? Sa u prekët ju prej kësaj?

- Nuk më pëlqen kur gjërat ekzagjerohen. Seksualiteti është një temë tabu në shoqërinë tonë. Një burrë që thyhen hundën në një zënkë rruge është normale, por të shohësh një çift të puthet në një stacion autobusi konsiderohet si turp.

- Keni thënë ndonjëherë se nuk do të luaj kurrë në këto skena?

- Kur punoj me njërëzit e duhur, që dinë të sillen, nuk e kam problem. Kur “Dashuri e ndaluar”, do të ishte e çuditshme të mos kishte skena dashurie në të. Përderisa nuk përfshihen abuzime ose keqtrajtime të gruas, unë nuk e kam problem.

- Si e imagjinoni jetën tuaj pas 10 vjetësh?

- Me siguri dua të kem fëmijë, por nuk dua të vë objektiva të sakta para vetes. Deri më sot, jeta është treguar e mirë me mua. Nganjëherë ndjehem nën presion, por deri më sot, kam arritur t’i menaxhoj këto momente, në mënyrë që të mos përjetoj zhgënjime të mëdha. Ja pse nuk e lë veten të shqetësohet shumë. Nuk dua të bëj gjëra që nuk më pëlqen t’i bëj, thjesht për inerci. Në mënyrë që të ushtroj gjithë jetën këtë profesion, duhet të kem lirinë ekonomike. Ky plan do të më lejoj të vazhdoj të ushqej shpirtin me aktrim dhe të kem një jetë të lumtur. Pjesa tjetër nuk mund të programohet. Unë ndjek rrjedhën e jetës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.