Kam ndërruar emrin...

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje avokat Albani. Unë që po ju shkruaj jam Bardhi nga Berati. Duke qenë se për gati 20 vite kam qenë emigrant ne Greqi, me është dashur të ndryshoj emrin në Kristo pasi ka qenë më e lehtë për t’u thirrur nga grekët, por edhe për t’u pare me një sy tjetër. Letërnjoftimin dhe pasaportën i kam me emrin Kristo, ndërkohë që shtëpia dhe trualli më me emrin Bardhi. Jam në stres të madh, avokat, dhe kam frikë se mos e humbas pronën për shkak të emrit. Pyetja ime është a mund të ndryshohet dokumentacioni i pronësisë nga Bardhi në Kristo dhe ku duhet të drejtohem?

Av. Alban Duraj, cel Duraj Laë Firm:

I nderuar zoti Bardhi, Ju falenderoj shumë që kontaktuat me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Për sa i përket problemit që ju parashtroni në e-mailin që na jeni drejtuar, mund t’ju them paraprakisht të jeni i qetë pasi ky nuk është ndonjë problem i madh që ju të alarmoheni e të stresoheni. Problemi juaj është procedurial dhe mund ta zgjidhni duke plotësuar këtë dokumentacion: ç ë personale, aktin e lindjes, vërtetim nga gjendja civile ose vendim i gjykatës për ndryshimin e emrit, letërnoftimi, dhe kërkesë drejtuar Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat ku të parashtroni se kërkoni ndryshimin e emrit nga Bardhi në Kristo. Me dokumentacionin e sipërcituar, duhet të paraqiteni pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat ku të bëni aplikimim pranë kësaj zyre dhe të depozitoni dokumentacionin e sipërcituar, gjithashtu duhet të bëni pagesën sipas tarifave të kësaj zyre. Brenda 10 ditëve ju do të të pronësisë me ndryshimet përkatëse. Shpresoj të jeni i qartë pasi të lexoni përgjigjen, për çdo pyetje shtesë mund të shkruani sërisht!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.