Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

GJARPRI Jam Esteri dhe kam parë në ëndërr sikur rreth krevatit më vinte një gjarpër i cili rrotullohej dhe më shihte. Unë shtanga nga frika dhe nuk dija si ti ikja. Kisha shumë frikë prej tij. Sa vinte dhe më moment më doli gjumi e isha djersitur. Si shpjegohet?

Përshëndetje Ester. Me sa duket ju keni një mungesë të aktivitetit tuaj seksual sepse gjarpri simbolizon organin seksual të mashkullit, i cili futet në brendësi. Kjo konceptohet edhe si shprehje e frikës nga ana juaj drejt dëshirave seksuale. Ju jeni e ndrydhur dhe me komplekse ndaj shihni dhe këto ëndrra. M’U THYE DHËMBI Jam Elvi dhe kam parë në ëndërr sikur në gojë mu thye dhëmballa dhe nuk e hapja dot gojën nga frika sepse Brenda ndjeja shije gjaku. Nuk e di se çfarë kuptimi ka kjo ëndërr. Nëse keni mundësi ju lutem ma shpjegoni. Faleminderit.

Përshëndetje Elvi. Kjo është një ëndërr e zakonshme që e shohin shumë njerëz. Me sa tregon ti dukesh tip i ndrojtur dhe gjendesh përball situatave të vështira e ke frikë nga përballja. Thyerja e një dhëmballës në gojën tënde simbolizon frikën se do humbasësh dikë të afërt. Por mos u shqetëso, njerëzit që ju dua vërtet nuk do largoheshin kurrë nga ju. Gjithë të mirat të uroj. BALENA MË NDIQTE Jam Andja nga Tirana. Kam parë një ëndërr që në fakt më duket shumë e çuditshme dhe do doja një shpjegim të saj. Ëndrra fillon kështu: Kisha dal vetëm në rrugë dhe po ecja, kur papritur shoh që mbas meje vjen një balenë. U tremba dhe fillova të vrapoja por në atë cast më doli gjumi. Faleminderit

Andja, përshëndetje e dashur! Duhet të bësh kujdes nga njerëzit që je e rrethuar dhe nuk duhet të kesh besim tek asnjë. Balena në ëndërr do të thotë që rreziqe të presin. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që të zgjidhësh situatat që e ndërlikojnë jetën tënde. HOXHA Përshëndetje, Kam parë në ëndërr një hoxhë ( që në realitet kam qenë dy herë tek ai) e pashë sikur kishte vdekur e rrinte i shtrir dhe une i rrija aty pranë por më pas sikur aty shtrirë në vend të hoxhes u shfaq burri im dhe unë fillova të qaja gati me të madhe. Papritur ai filloi të ngjallej. Si shpjegohet se jam në ankth?

Hoxha, prifti e predikues të tjerë në ëndërr do të thotë që je në rrugën e duhur dhe gjërat po ecin siç do. Të shohësh të vdekur një person që në të vërtet gëzon shëndet të plotë, do të thotë vetmi, pakënaqësi dhe grindje por fakti qe e sheh të ringjallet do të thotë që pas ndonjë zënke apo pakënaqësie, gjërat do të kthehen në rrjedhën normale. Të uroj gjithë të mirat! FUSTANI I BARDHË Përshëndetje, kam parë në ëndërr sikur po kërceja me një mashkull të panjohur dhe kisha veshur fustan të bardhë nusesh. Ju lutem a mund të më jepni një shpjegim për këtë ëndërr? Ju falenderoj, Alba.

Të vallëzosh në ëndërr simbolizon sukses në dashuri e miqësi. Fustani i bardhë tregon lumturi, gjendjen tënde emocionale, karakterin tënd të pastër. Fustani i bardhë simbolizohet si diçka hyjnore. Gjëra të mira të presin e dashur Alba.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.