Shenjat astrologjike dhe tradhëtia

Intervista - - POSTA -

për t’u kujdesur për formën tuaj. Bricjapi Plutoni dhe planetet në shenjën e Dashit janë negativë për ju, kjo ju detyron t’i përshtateni vazhdimisht situatave të ndera, personave të ndërlikuar, ndryshimeve të humorit të njerit dhe tjetrit, problemeve në punë. Në punë gjithashtu presin shumë prej jush. Ndjeheni si perëndia hindu, Shiva, me pesë duar. Në dashuri situata gjithashtu është e tensionuar, për shkak të humorit tuaj të keq, për shkak të pengesave. Mund të keni probleme edhe me gjurin dhe shpinën, pasi stresoheni shumë.

Besnikëria në çift varet nga shumë faktorë: Situata në çift, arësyet personale, një periudhë e veçantë...Por, nëse ju pëlqen astrologjia, e dini që shenja juaj e zodiakut mund të luajë një rol kyç në prirjen tuaj për të parë gjetkë. Deri në ç‘pikë shenja juaj zodiakale ndikon në besnikërinë tuaj? Njohim tashmë lidhjen mes shenjës astrologjike dhe jetës seksuale, por ç‘ndikim ka ajo në besnikëri? Lexoni shkrimin e mëposhtëm për ta mësuar. Gruaja Peshore Ju, nga natyra, jeni seksi dhe joshëse, gjë që do t’ju bënte të prirur për të tradhëtuar. Megjithatë, i jepni kaq shumë rëndësi romanticizmit dhe dashurisë, sa ka pak shanse që të bini pre e këtyre tundimeve. Nëse kjo ju ndodh, është në momentet që nuk keni besim në vetvete dhe e bëni që të ndjeheni më të sigurta dhe për të nxitur egon tuaj. Një lloj terapie nëpërmjet tradhëtisë. Gruaja Akrep Deri në momentin që nuk e keni gjetur ende burrin e jetës suaj, jeni një lojcake e vërtetë...Ju jeni po aq joshëse dhe plot sharm, sa Britni Spirs në fund të viteve ‘90 dhe nuk keni asnjë problem për të joshur burrat. Por, kur ju gjeni dikë me të cilin ndjeheni e përmbushur emocionalisht dhe seksualisht, i jepni gjithçka dhe jeni besnike përjetë ndaj tij. Gruaja Shigjetar është e thjeshtë, ju jeni e sinqertë, për këtë arësye do ta kishit shumë të vështirë të mbanit një marëdhënie jashtëmartesore pa rrëfyer gjith[ka pasi të kishit pirë 2-3 gota me verë. Nga ana tjetër, ju e shihni seksin si një lojë të këndshme dhe pa rregulla. Kështu, nëse jeta juaj seksuale bëhet pak si shumë rutinë dhe jo spontane, nuk e keni fare problem të ndaheni dhe ta gjeni gjetkë eksitimin. Gruaja Bricjap Ju jeni një grua besnike, tek e cila mund të mbështetesh. Tradhëtia nuk bën pjesë në natyrën tuaj. Pastaj, gjetja e dashurisë është më i vogli nga shqetësimet tuaja. Sigurisht, nuk do t’i thonit jo një lidhjeje të bukur dashurore, por karriera qëndron gjithmonë në vend të parë. Gruaja Ujor Në përgjithësi, kur ju gjeni partnerin ideal, nuk e lëshoni më. Nëse ju ndodh të luani me zjarrin, nuk shkoni më larg vërtet partnerin tuaj, e ndërprisni shpejt këtë lojë të vogël, para se ajo të shkojë shumë larg. Gruaja Peshqit Ju jeni emocionale dhe shumë e ndjeshme. Në këtë kushte, e keni të pamundur të tradhëtoni, vetëm nëse kjo është mënyra e vetme për të ikur nga një lidhje që nuk ju përshtatet. Bile edhe në këtë raste, do të përfshiheshit nga ndjenja e fajit dhe do të ndjeheshit keq përgjithmonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.