Të qeshim

Intervista - - ARGETIM -

Biondja që shëtiti botën Një bionde, Juli, bën një udhëtim turistik në Gjermani. Kur kthehet takohet me një shoqen e vet brune, me kulturë por edhe pak të bezdisshme, nga ato që duan të tregojnë orë e çast se sa shumë gjëra dinë. Kjo brunia e pyet:

- Mësova se ishe në Gjermani. Si janë teutonët? - Cilët?- e pyet Juli. - Po mirë, ishe në Gjermani dhe nuk mësove se kush ishin teutonët? Turp të kesh!

Juli ndjehet keq për përshtypjen që i la shoqes së saj brune dhe sa shkon në shtëpi, hap fjalorin. Aty më lashtë gjerman, nga të cilët rrodhën me vonë gjermanët. Juli plasi nga marazi. Pak më vonë ajo shkon një udhëtim në Itali. Kur kthehet, takon prapë shoqen e vet brune, që e pyet:

- Ishe në Itali? Si janë latinët?

- Kush janë këta?- pyet përsëri Juli.

- Ç’të të them unë? Turp të kesh, shkove në Itali dhe nuk mësove se cilët janë latinët!

Juli, e mërzitur, kthehet prapë në shtëpi dhe hap përsëri fjalorin. “Ah, k….e dreqit, prapë ma hodhi”, thotë ajo gjithë inat.

Pas disa kohësh Juli bën një udhëtim në Egjipt. Kthehet dhe shkon të shohë shoqen e vet brune, që kësaj radhe t’i tregojë vendin.

- Juli, si ke qenë? Mësova se shkove në Egjipt. Si ishin piramidat?

- Janë pak të çuditshëm në zakonet e tyre dhe në të veshur, por në krevat ishin të shkëlqyer!- përgjigjet me krenari Juli. Rregullat e lojës Sudoku përbëhet nga 81 kuti të vogla, të cilat ndahen në nëntë rreshta dhe në nëntë kolona. Në disa nga këto kuti janë shkruar numra. Pjesa tjetër e kutive duhet të plotësohet nga lojtari, duke shfrytëzuar numrat nga 1-9, pa përsëritur asnjërin nga numrat brenda kolonës apo rreshtit. Loja komplikohet nga fakti se kuadrati me 81 kuti të vogla ndahet në nëntë kuadrate të tjera, të cilat përbëhen nga nëntë kuti. Brenda secilës kuti duhet të jenë numrat nga 1-9, pa asnjë përsëritje. Shuma e shifrave të çdo kolone, si dhe të çdo rreshti, duhet të dalë 45. Kjo lojë kërkon logjikë dhe durim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.