Kush tha se...

Intervista - - POEZI -

Kush thot se burrat nuk qajnë e se dhëmbjen shpirtërore nuk e njohin, me diva të paepur vertetë ngjajnë e ëndrra me yje e hënë nuk shohin? Kush tha se nuk ndjejnë drithërima e dhimbje dashurie s’përjetojnë , ndonëse në pamjen e parë duken trima , perbrenda per një puthje s’përgjërojnë? Kush thotë se nuk njohin ligështimin e për nje lulekëputur s’mallëngjehen, nënë petk’rëndin e fshehin trishtimin neteve të vetmuar në vajë s’shkrehen? Në do të dish për botën e një burri, mundohu të hysh lehtë e pa bujë, të bëhesh sirena e atij burim loti, mungesën tënde te qajë me kujë.

DIANA ZHITI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.