Larg

Intervista - - POEZI -

Të dua, Dhe pse jemi larg. Flas me ty, Megjithëse zërin s’ta dëgjoj. I ndjej sytë e tua, Nga pas kur më vështrojnë. I ndjej buzët e tua , Megjithëse pranë s’m’i afron Qënien tënde,pranë e ndjej, Megjithëse pranë s’më qëndron. A nuk e kupton se unë, Më shumë të dashuroj. Kujtoj castet që bashkë kaluam, Ato janë të paprekura, Por larg,larg.! Kujtoj fjalën të dua , në buzët e tua, dhe përsëri them, eshtë larg,larg. Kujtoj shtrëngimin tënd, Dhe afshin e nxehtë, Dhe përsëri them, Ato janë larg,larg. Kujtoj castin, kur në krahë më more, E më the, Ti do të jesh e imja për jetë. Kujtoj,kujtoj dhe vetëm kujtoj. Eshtë zemra ajo që dot nuk harrron, Eshtë shpirti ai,që vuan më shumë. Janë ndjenjat,që zgjohen, E ripërtërihen më shumë.

ANILA KARAPIDOU

Selanik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.