Poezia juaj... Unë e di ...

Intervista - - POEZI -

Unë e di, ti hesht së largu E nga larg gjithmonë më sheh Shkel në gjurmët e një vargu Di ku shkel... Sepse më njeh ! Unë e di, ti di të fshihesh Di t’ më duash në fshehtësi Dhe me heshtjen bashkë përzihesh Shkel mbi vargje në qetësi ! Unë e di, ti di të presësh Tanimë e di shumë mirë Por mbi vargje, sa do cësh ? Sa do t’ djegë ajo dëshirë ! Unë e di, njerëzit harrohen Mos e nënvlerëso këtë... Pak nga pak, çdo ditë largohen Sa në fund nuk mbetet gjë ! Që të mbes diçka së paku Ndiz një dritë sa nuk është vonë Të më duash për së largu Sigurisht, që nuk mjafton !

BLEDI YLLI

Si rrahjet e zemrës para mrekullive! Për hir të jetës çlirojini njëherë shpirtrat Të paktën përpara Perëndive !

ANILA TOTO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.