Ah sikur...!

Intervista - - POEZI -

Të shihja kur shkoje udhës me shokë, por s’guxoja të ngrija sytë të shihja, ti hijerëndë,vështroje rrotull ashtu kot, më lije pa teklif,prej ankthit të vdisja. Sa vija nga puna,stolisesha e shkoja për ujë, më zinte inati kur gjeja atje dhe çupa të tjera, dhe mallkoja çezmën që i mblidhte si grerza. Kur s’të shihja,lija të mbushte ndonjëra që ngutej, se kur çfaqeshe,nuk mbushej kurre plot shtëmba. Dhe nxitoja të gjëndesha atje ku udha jonë kputej, me sytë përdhe,ngutesha të t’thoja mirëmbrema. dhe s’dija si t’ia bëja hallit , dhe ti tani më thua : Të desha si i marrë që prej asaj dite që të pash , por më pëlqente të shihja të piqeshe prej mallit. Ti piqeshe si frut, që prej lëngut ngjit buza e rrija me frike se të humbja, egoist i paepur, kaloja pranë gjoja më nxirte rastësisht rruga, kur ikje të ndiqja me sy e dridhesha si lepur. Më vinte mirë kur shkoje e bëje se s’me shihje, se të tradhetonte fytyra a xhestet pa shkak, dhe ajo shtëmba që e lehtë, në duar të vinte, dhe kur ikje thosha: ah sikur të dilte prap.

DIANA ZHITI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.