Ikë

Intervista - - POEZI -

Tashmë është radha ime Të vuaj, s’më vjen keq aspak Por s’di se si ato lëndime I ke duruar, pa i pasur hak! Ato lëndimet e pritjes Ato plag shkaktuar nga unë Tani që t’shoh rrugëve të ikjes Më dhembin edhe më shumë! Dhe s’më bënë goja të t’them Prej asaj rruge ti ktheu Se ato dhimbje që ti ndjen Sot dhe shpirti im i ndjeu! Ndaj të them vazhdo, ti ikë Se zemra ime ty të zhgënjeu Dhe pse loti i syrit me një pikë Mund të përmbysi krejt Egjeun! Ikë dhe kokë mos kthe pas Dhe mos qofsh e dëshpëruar Unë këtu të vuaj, të plas Atë çka kam merituar!

SKENDER LAZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.