Ryva Kajtazi: Kam ende ëndrra në sirtar...

Intervista - - MUZIKË -

Ryva Kajtazi, njihet për stilin e veçantë në muzikë por edhe për fushën tjetër ku ajo punon, atë të dyqanit të saj më fustanet e trendeve të fundit. E diplomuar për aktrim dhe për marketing, ajo ka shkëlqyer në të gjitha drejtimet ku është prezantuar. Prej pak ditësh ajo është bërë nënë për herë të parë, e një vajze që e ka quajtur Dorela, një bashkim notash muzikore.

Fabjola Kuburi: -Ryva, ke një emër shumë të bukur, gjithmonë kam pyetur veten por meqë të kam këtu, po të pyës, nga vjen ky emër?

Ryva Kajtazi: - Fillimisht faleminderit për komplimentin. Edhe mua më pëlqen emri im, është i veçantë. Është emër islam.

- Ti je një këngëtare mjaft e njohur dhe e dëshiruar për publikun, kjo që ke arritur të jesh - limit të mbarë që keni nisur në tregun e muzikës apo ka diçka tjetër që ne nuk e dimë?

- Jam kjo që jam falë ambicies së shëndoshë, vullnetit, punës së parreshtur dhe dashurisë që kam për muzikën dhe artin në përgjjthësi. Unë jam aktore e diplomuar dhe kam investuar shumë kohë, mund, para për t’a profesio karrierën time prej këngëtareje.

-Ndërkohë, sapo je bërë nënë, ndoshta edhe prandaj na ke munguar paksa?

-Kam dashur që ta shijoi çdo ditë të shtatzanisë, andaj jam distancuar nga çdo gjë publike dhe kam bërë mirë. Ja ka vlejtur.

-Nënë ,për herë të parë, çfarë ndjesie është mëmësia për ty?

- Është gjëja më e bukur në botë. Një fëmjë është bekimi dhe dhurata më e madhe që mund ti bëhet një femre. Frazat mund të tingëllojnë si klishe, por realiteti nuk është aspak i tillë, pasi ka të bëjë me një eksperiencë të pa krahasueshme.

-Nuk na the si ia ke vënë emrin vajzës?

-Dorela. Janë bashkuar notat muzikore në të. -Ti doje vajzë apo djalë? -Për mua gjinia nuk ka pasur problem. Një vajzë është mrekulli.

-Si e ndan kohës mes mëmësisë dhe profesionit?

-Sapo jam bërë nënë dhe ende jam në periudhen e dedikimit të plotë ndaj të bijes. Por, verën e kam të tëren me aktivitete, dasma e ahengje. Atëherë më duhet një koordinim mes mëmësisë dhe punës. Kam edhe disa ditë pushim, andaj po i shijoi në maksimum.

-Di që ke edhe një biznes tëndin apo jo?

- Prej vitesh kam bizesin tim mirë. Tashmë njerëzit e dijnë që ekskluzivitetet i gjejnë aty.

-Cila është ajo këngë që ti e këndon me më shumë përkushtim sa herë që interpreton për publikun tënd?

-Ka shumë këngë që i këndon me zemër. A mund të them të gjitha? Sepse vërtet gjitjë repertori im është i mbushur me këngë që unë i konsideroj të zemres.

- Cilat janë momentet më frymëzuese për ju kur paraqiteni në skenë?

Kur shoh që publiku po e mirëpret prezencen tjme, kur ka atmsoferë dhe kur shoh qindra sy që shkëlqejnë nga gëzimi dhe entuziazmi. Kjo të bënë të ndjehesh edhe krenare që arrin të përqosh energji të mirë tek të tjerët.

-Gjatë gjithë këtyre viteve eksperiencë në skenën muzikore, kush mendoni se është çelësi i suksesit tuaj? - Puna. -Të bën të lumtur fama që ke arritur gjatë këtyre viteve?

- Më bën të lumtur, përgjegjëse dhe të motivuar.

- Mendon se të janë realizuar të gjitha ëndrrat?

- Kur realizohen të gjitha ëndërrat, pse duhet të vazhdojmë të jemi mes të gjallëve. Kam ende ëndrra në sirtar.

-Mesazhi më i bukur që të ka ardhur në këtë kohë?

-Ka pasur shumë mesazhe dhe të gjithë të bukur, që nga shprehja e dashurisë nga ana e Fidanit, urimet më të sinqerta të familjarëve e deri tek urimet e pa fundme të fansave. U jam mirënjohëse.

- Ke ndonjë hajmali që po e mban me vete këto kohë?

- Nuk është se jan fortë bestyte. Lutem dhe besoj në të miren.

- I beson fatit apo punës?

- Më shumë punës, por sigurisht që edhe fati ka rolin e vet. Ama, duhet punuar shumë për t’ja dalë mbanë.

- Është për t’i besuar më shumë fallxhores apo horoskopit?

- Të dyja mund të trajtohen vetëm si argëtim.

- Ti je një ndër ato artistë që duket se e kanë merituar suksesin hap pas hapi. Si mendon, artist lind apo bëhesh?

- Pa lindur nuk bëhesh. Duhet ta kesh artin në gjak. Më pas duhet të impenjohesh për ta ngritur sa më lartë atë që Zoti ta ka dhënë.

- Me kaq shumë muzikë, këngë, klipe, artistë dhe pseudoartistë, më thuaj cfarë po ndodh me veshët e dëgjuesve, me muzikën vetë?

- Një kaos i madh, një dëshirë e pa përmbajtshme për tu dukur në një treg minimal. Po bëhet seriozisht kaos.

- Mendon se arti po keqkuptohet dhe po kthehet në dicka që duhet vetëm të shitet? - Shumë shpesh. - Më mirë një iluzion i bukur apo një realitet i hidhur?

- Me raste, herë kështu e herë ashtu. Varet edhe nga gjendja.

- Sipas teje, a mund të ketë njeriu vetëm një dashuri të madhe në jetë?

- Sigurisht. Para se ta gjesh dashurinë e madhe, mendon edhe për të voglat se janë të mëdha, ama vetëm kur të godet e madhja e kupton tamam vlerën e mases.

- Nëse një ditë do ndiheshe e lodhur nga gjithçka dhe do doje të ndërroje stil por nuk të vjen asnjë ide do e merrje shembull per tu bere si dikush që mund ta kesh marrë si shembull gjatë karrierës tënde?

-Asnjëherë. Jam ndër të vetmet që nuk gjykohem për ndjekje shembujsh.

-Ku e shikon veten ne te ardhmen?

- Një nënë e mirë, këngëtare serioze, aktore e ndonjë roli që do të më pëlqej dhe gjithmonë një grua në biznes.

-Cilat janë projektet e tua aktuale,në planin muzikor dhe atë personal? -Prisni për të parë. -Si për ta mbyllur cili do të ishte mesazhi që do i jepnit lexuesve?

- Dashuria, respekti, edukata krijojnë urat më të forta të komunikimit mes njerëzve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.