Arzu Gamze Këllënç: Shahika s’është as engjëll, as djall!

Intervista - - TELENOVELA -

Arzu Gamze Këllënç ka lindur në Ankara, më 31 mars 1969 dhe është diplomuar në Fakultetin e Teatrit të universitetit të Ankarasë në vitin 1994. Që prej atij viti e deri më sot ajo ka pasur një karrierë të pasur dhe televizive, si aktore dhe regjisore. Ndër serialet ku ka marrë pjesë janë “Taksia me lule”, “Kështu është”, “Krimi”, “Gënjeshtra e madhe”, “Dimensioni i pestë”, “Muri”, “Vajza që dashurova”, etj. Tek telespektatori ynë vjen me rolin e Shahikës në telenovelën “Hakmarrja”.

- Kush është Arzu Gamze Këllënç me pak fjalë?

- Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam grua, motër, bijë, shoqe.

- Jemi kureshtarë për kar ajo? Kur i thatë vetes suaj se donit të ndiqnit këtë rrugë?

- Kur luanim teatër me vëllanë, në fund, kur na duartrokisnin, dëgjoja një zë brenda vetes se duhej të ndiqja këtë rrugë. Vlerësova mundësinë e parë që gjeta dhe e fëmijë.

- Ekziston i njëjti eksitim kur

- Eksitimi vazhdon, vetëm se ndryshuar. Atëherë pyesja veten ndërsa tani është një lloj tensioni: tani është i përzier me kuriozitetin se si do të dalë roli.

- Ju keni marrë pjesë në është kriteri kryesor për të zgjedhur projektet në të cilat merrni pjesë?

- Kriteret janë të shumta, por besoj se ai më kryesori është skenari i projektit ku do të marr pjesë.

tuaj në serialin “Hakmarrja”. Jeni e kënaqur me realizim e tij?

- Po, ishte një personazh i këndshëm për t’u interpretuar. Por, jeta është e vështirë për Shahikën, ajo e merr atë shumë seriozisht. Tani i lashë lamtumirën asaj.

- Pse pati një rënie seriali nga fundi?

- Ka pasur lëkundje në botën e televizionit kohët e fundit, edhe projektet më të mira nuk e kanë gjetur vendin e tyre siç duhet. Sistemi i matjes luhatet shumë.

- Roli i Shahikës është një nga të preferuarit. Kisha një pyetje për ju: A është ajo ëngjëll, apo djall?

- Shahika nuk është as ëngjëll, as djall, është një përzierje e të dyjave, si të gjithë njerëzit. Po ta pyesni atë patjetër do të thotë jam ëngjëll. Kush është ai që pranoj se është djall?

- Cili është parfumi juaj i preferuar? - Nuk përdor parfum. - Ngjyra e preferuar? - E zeza. - I shihni serialet e huaja? - Po, përpiqem me aq sa mundem t’i shoh.

- Çfarë këshille do t’ju jepje atyre që duan të bëhen aktorë?

- Në këtë fushë nuk ka këshilla, sepse secili ndjek rrugën e tij. E vetmja gjë që do t’u thoja është - Si e kaloni ju kohën e lirë? - Në fakt, nuk kam shumë kohë të lirë, sepse jap edhe mësime aktrimi jashtë sheshxhirimit. Atë që e kaloj me familjen dhe shoqërinë.

- Janë të gjata seancat e xhirimit? Sa orë punoni së bashku në ekip?

- Po, shumë të gjata. Mendoj se publiku mërzitet me to. Ne patëm shans, pasi punonim në kushte shumë njerëzore. Duhet t’i falenderoj të gjithë ekipin tonë të madh, një nga një.

- Çfarë ju pëlqen në rolin e Shahikës?

- Deri më sot kam luajtur role pozitive, si tek «Polici hajdut», «Vullnetari», etj dhe i thashë vetes «tani dua të luaj një grua të zgjuar, të shkathët dhe ambicioze». Kështu isha shumë e lumtur kur m’u ofrua roli i Shahiës në serial. Më pëlqejnë dobësitë e saj dhe gabimet që ajo bën për to, bile edhe krimet që bën. Të gjitha këto tipare më bënë ta pëlqeja. Unë mendoj se Shahika nuk është shumë ndryshe nga të tjerët, e vetmja gjë që e dallon është pushteti. Ajo është një grua pasionante, ambicioze, e fortë dhe me klas. Të gjitha këto e bëjnë personazh të besueshëm. Sa e sa Shahika ka në jetën reale! (qesh)

- Ju dhe Beren Saat (Jamur) keni një lidhje miqësore jashtë kamerës, por ka njerëz që mendojnë se ju jeni vërtet armike.

- Sigurisht që nuk jemi armike, është spektatori që na imagjinon në këtë mënyrë dhe kjo është pjesë e lojës. Nëse nuk e beson diçka të tillë, nuk mund të zbavitesh.

- Merr ndonjë reagim interesant kur je në rrugë?

- Deri më sot nuk kam pasur reagime negative, njerëzit gjithmonë më buzëqeshin dhe më bëjnë komplimente...Pata një episod për të qeshur kohët e fundit në bankë. Një punonjëse atje më tha: «Nëse ti dukesh ashtu në ekran, atëherë ne do të dukeshim si elefantë po të dilnim aty». Mendoj se kostumet që vesh më tregojnë ndryshe nga ç’jam. (qesh)

- Në fakt ju nuk keni asnjë lidhje me imazhin tuaj në ekran. Mund të them bile se jeni shumë e imtë.

- Ju keni plotësisht të drejtë, në ekran dukem më trupmadhe dhe sikur punoj në administratë, por, siç e shihni, unë nuk jam fare kështu.

- Në serial del se në të shkuarën ju keni pasur një marëdhënie me Adilin, babanë e Jamurit. Ka mundësi që ajo të jetë vajza juaj dhe a do të dalë kjo në fund?

- Nuk di ç’të them çpër vazhdimin, pasi ne ende nuk e dimë atë. Siç e thatë ju, Beren (Jamur) mund të jetë vajza ime, por unë jam po aq kureshtare sa edhe ju për këtë fakt.

- Shahika vishet me shumë stil në ekran. Po si visheni në jetën reale?

- Unë nuk kam të bëj fare me stilin e saj, në jetën e përditshme unë vishem sportive, që të ndjehem rehatshëm. Bile as nuk grimohem, se kështu ndjehem më mirë. Nuk më pëlqejnë as rrobat vetvetja, prandaj nuk kam një

- Ky është roli i parë që grimoheni?

- Në rolet e mëparshme nuk vija fare buzëkuq, vetëm shkëlqyes dhe një grim të lehtë, sepse ishin role njerëzish të thjeshtë. Në këtë kam përdorur edhe qerpikë fallco, edhe rimel, edhe ton sysh, sepse këtë e kërkon personazhi.

- Duket se ka ngjashmëri mes Shahikës ambicioze, që thur intriga dhe Hyremit të “Sulejmanit të Madhërishëm”.

- Mbase ato që të dyja janë ambicioze dhe intrigante, por unë mendoj se nuk kanë ngjashmëri. Jeta e tyre është krejt e ndryshme, për shkak të periudhave të ndryshme dhe kushteve në të cilat jetuan ato të dyja.

- Shahika nganjëherë tregohet brutale dhe mizore për të mbrojtur fëmijët dhe familjen e vet. Do të shtohet ky tipar i saj më vonë?

- Po, ai do të theksohet më shumë. Në seritë e ardhshme do të shihni edhe më shumë intriga.

- Shahika shpesh tradhëtohet nga i shoqi, Halduni dhe përsëri nuk divorcohet. Po Arzuja si reagon ndaj një zhgënjimi të tillë në jetën reale, zemërohet, apo thotë “burrë është, si gjithë të tjerët”, siç bëjnë shumë gra?

- Serialet janë të mbushura plot me tradhëti dhe zhgënjime. Mendoj se ky është një subjekt shumë i thellë dhe i ndërlikuar në jetën njerëzore. Unë nuk mund ta reduktoj një lidhje vetëm tek shtrati. Mua më duket e tmerrshme fakti që njerëzit vazhdojnë të jetojnë ende me dikë që nuk e duan më. Kjo është ajo që bën Shahika. Mendoj se në këtë mes futen interesat ekonomike, ose klasore.

- Ç’do të thonit për dhunën ndaj grave?

- Gruaja ende shihet si një person i klasit të dytë, e izoluar nga jeta në komunitet dhe që duhet të rrijë në shtëpi, të mos ketë të drejta dhe dhuna ndaj saj shihet ende si diçka normale. Edhe ligjet në këtë drejtim janë të papërshtatshme. Çdo ditë dhuna futet në jetët tona. Shumë gra nuk e ndjejnë veten të mbrojtur nga ana ligjore dhe nuk e raportojnë dhunën. Janë edhe fëmijët që rriten në këtë mjedis. Sa i shëndetshëm është mjedisi kur rriten ata dhe si do të bëhet ai fëmijë në të ardhmen? Edhe situata e Shahikës dhe Haldunit ngjan pak me këtë.

- Si e ruani ju formën tuaj trupore?

- Në fakt nuk është se mbaj - turë, më duket se këtu përgjegjëse janë genet. Më pëlqen të notoj, të vrapoj ose t’i jap biçikletës kur kam kohë dhe kaq. Përsa i përket të ngrënit, kam ngrënë gjithmonë veten.

- Keni 20 vjet e martuar me Muhamet Uzuner, edhe ai aktor. Cili është sekreti i lidhjes suaj?

- Nuk na duken si 20 vjet, por si 8 vjet (qesh).

- Nuk keni menduar ndonjëherë të bëni fëmijë?

- E kam menduar herë pas here, por sa herë që e kam menduar, aq herë e kam hedhur poshtë. Slogani im është “Nuk bëj fëmijë, por - leve të vjetra dhe detyrimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.