Kushi kthehet në Lakno

Intervista - - TELENOVELA -

Arnavi e sjell në vete Kushin duke i dhënë pak ujë, pra duke prishur agjërimin e saj. Kushi ndjehet e mërzitur për këtë. Ajo gati humbet ndjenjat përsëri dhe përfundon në krahët e Arnavit. Pajali i çon tabakanë e puxhas Anxhalit dhe ajo e fton ta kryejë ceremoninë me ta. Akashi e ndjek atë me sy gjithë kohën. Ndërkohë, Anxhali pret me durim të shoqin, që të prishë edhe ajo agjërimin. Ai i telefonon dhe i thotë se do të vijë së shpejti.

Kushi ikën herët nga tempulli. Anxhali është e mërzitur që i shoqi i saj nuk ka ardhur ende. Shami vjen më në fund në tempull dhe ajo e përqafon e gëzuar. Ata shqetësohen kur e shohin me patericë, po ai i qetëson. Më pas, Shami ndihmon të shoqen, Anxhalin, që të prishë agjërimin. Megjithatë, Kushi kujtohet se ka harruar tabakanë e puxhas dhe kthehet mbrapsht për ta marrë, por nuk arrin do të shohë Shamin dhe Anxhalin bashkë, pasi tabakanë ia jep Akashi.

Në shtëpi Madhumati pyet Kushin nëse e ka thyer agjërimin para apo pas puxhas. Anxhali preket shumë kur Shami e ndihmon të prishë agjërimin. Ata rinovojnë betimin e martesës. Ai i dhuron të shoqes një sari të ri. Ndërkohë që janë bashkë, Shamin e merr në telefon Kushi. Anxhali e pyet se kush është, po ai i përgjigjet se askush. Shami i bën dhurata edhe Nanit, edhe dhisë së saj.

Akashin dhe familjen e tij. Ato lavdërojnë Nanin, Akashin dhe Anxhalin dhe bëjnë shaka me Manoramën. Akashi bën disa xhilebi (ëmbëlsira) pa sheqer për Arnavin. Atij i bie tabakaja nga dora kur Anxhali përmend emrin e Kushit. Arnavi i kërkon Shamit ta lërë edhe disa ditë Anxhalin me familjen e saj, para se ta marrë me vete në shtëpinë e tij.

Arnavi dhe Nani grinden për Lavanian. Nani bie dakort që ajo të vijë të rrijë në shtëpi me ta. Kushi shkon në zyrë që të marrë statujën e një perëndie që kishte lënë në tavolinën e saj të zyrës. Ndërkohë, Arnavi i thotë një punonjësi ta hedhë atë në plehra. Kushi futet gjithë frikë në zyrën e Arnavit. Ajo e qetëson veten duke i thënë se sot nuk ka njeri në zyrë. Papritur ajo sheh Arnavin që e vështron nga lart. Ajo e injoron dhe shkon në depo të gjejë statujën. Ai e ndjek nga pas i zemëruar dhe ajo rrëzohet nga stoli ku kishte hipur për të marrë statujën dhe Arnavi, duke dashur të shpëtojë statujën, përfundon sipër saj. Ai i zgjat dorën për ta ndihmuar të ngrihet, por ajo celular, ai ia rrëmben nga dora me forcë dhe ia thyen. Ai i vërsulet me fjalë, por ndalon kur e sheh Kushin të qajë. Kjo e fundit përpiqet të hapë derën e depos, por nuk mundet dhe hap dritaren. Era ia merr shallin, që përfundon në fytyrën e Arnavit. Ndërkohë, Anxhali ndjehet konfuze për marëdhënien mes Arnavit dhe Lavanias. Shami ndjehet i lehtësuar kur merr vesh se Anxhali nuk e ka dëgjuar bisedën e tij telefonike. Ndërkohë, Kushi shokon Arnavin, Buaxhinë dhe Pajalin kur vendos të zhvendoset në Lakno. Nga ana tjetër, Nani aprovon bashkëjetesën mes Arnavit dhe Lavanias. Arnavi mendon për Kushin, por e fsheh këtë nga Lavania. Kushi dhe Arnavi vazhdojnë të mendojnë për njëri-tjetrin. Anxhali pyet Arnavin për marëdhënien e tij me Lavanian. Kushi shokohet - re të të atit, Shashit, por Buaxhi e ngushëllon dhe i kërkon të gjejë ndonjë punë në Delhi. Lavania përpiqet të sjellë në humor Arnavin kur e sheh të shqetësuar. Kushi i kërkon ndihmë Shamit që t’i gjejë një punë. Ndërkohë Nani nuk është e kënaqur kur sheh Lavanian të vijë në shtëpi. Ajo refuzon ta lërë atë të banojë në dhomën e Arnavit. Kjo e shqetëson Arnavin, i cili kërcënon se do të ikë nga shtëpia. Megjithatë, Shami e ngushëllon dhe e këshillon të rishikojë kërkesën e Nanit. Anxhali i kërkon Nanit t’i japë një shans Lavanias të tregojë veten e saj. Lavania shokohet kur merr vesh se Nani ka vendosur ta testojë. Arnavi zemërohet kur Nani e pyet Lavanian nëse di të gatuajë. Ajo i kërkon asaj të përgatisë darkën. Nga ana tjetër, Kushi dhe Pajali vendosin të shkojnë në Lakno. Vendimi i Anxhalit për të takuar Kushin shokon edhe Arnavin, edhe Shamin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.