Rubin Hebaj, adoleshenti “i çmuar”

Intervista - - SPORT -

Një tjetër gur i çmuar i ka lindur Shkodrës. Nuk është Xhevahir si Sukaj, por Rubin. Sulmuesi 18-vjeçar Rubin Hebaj është lojtari i momentit në Superligë, pasi pas golit të shënuar ndaj Partizanit i dha një “shkelm” të madh “demave” në rrugën e tyre për kampion. Adoleshenti rrëfen jetën e tij brenda dhe jashtë fushës së sportit. Nga golat, fusha, makinat dhe femrat… Padyshim, një futbollist është gjithmonë në qendër të vëmendjes…

Heraldo Harlicaj: - Përshëndetje Rubin, si u ndjeve pas golit ndaj një ekipi si Partizani?

Rubin Hebaj: - Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit për intervisten. E vërteta arrita të shënoj sërish dhe mendoj se goli im pati një vlerë shumë të madhe, madje i dha ekipit një pike të rëndësishme. Ky gol ishte edhe vlerë e shtuar për mua, pasi më ndihmon që të rritem.

-Para se të kaloj në aspektin personal, më shuaj një kuriozitet, si është e mundur që Shkodra nxjerr çdo vit futbollistë që lënë gjurmë?

- Shkodra është një qytet që nxjerr futbollistë, pasi në qytetin tim, futbolli është jetë. Futbolli është ajër, ne jetojmë me të dhe vetëm të vish një ditë në Shkodër dhe do të shohësh sa fëmijë të vegjël stërviten në atë qytet. Besoj se nëse merr Akademinë e Vllaznisë, por edhe ekipet e tjera private mendoj se janë rreth 10 mijë fëmijë që e ushtrojnë. Mendoj se kjo është pa harruar edhe faktin se shkodranët janë shumë sportdashës.

- Po vetëm sulmues duket se nxirrni…

- (Qesh) Nuk jam dakord. Pasi të shikosh ekipin tonë, për momentin kemi edhe lojtarë të mirë shkodranë në prapavijë. Në fakt në ndeshjen ndaj Partizanit të gjithë në fushë ishim shkodranë, nga portieri Selimaj e deri te unë në majë të sulmit.

- Në fakt, po mendoja për plejadën e sulmuesve me Sinanin, Salihin, Sukajn, Balajn e deri te Hebaj tani…

- Jo, jo më trembët. (Buzëqesh) Mos më rendisni përkrah këtyre emrave kaq të mëdhenj, pasi janë pafund gola që duhen shënuar për t’u bërë si ata. - Po Hebajn ku ta rendisim? - Shpresoj ta rendisim në ndjekje të tyre.

- 4 gola, nuk janë pak për një

- Nuk janë pak për mua, por nuk kënaqem me kaq, pasi duhet të rris akoma nivelin tim.

- I keni vënë vetes një shifër që doni të arrini?

- Jo, pasi nuk mund ta përcaktoj. Kjo varet edhe nga minutat që më jep trajneri në fushën e lojës. Nëse nuk luaj, nuk mund t’i shënoj golat, nëse kam më shumë minuta ke më shumë raste dhe mundësi.

- A je i kënaqur me minutat që ke në dispozicion?

- Çdo lojtar kërkon të luaj nga minuta e par ndeshjeve. Mua sa here të më jepet mundësia do të bëj maksimumin dhe do të mundohem të shpërblej besimin e trajnerit.

- Si është marrëdhënia me Elis Bakajn?

- Shumë e mire. Kam një “ri që e ka ndihmuar shumë ekipin tone dhe këtë e tregon edhe rritja e skuadrës në këtë fushë të lojës.

- Si janë marrëdhëniet tuaja me të?

- Janë të shkëlqyera, pasi kemi një raport miqësor të mire. Madje, mundohem të mësoj prej tij, pasi ka shumë eksperiencë në kampionati shqiptar dhe më gjërë.

- A prisni që Vllaznia të shkojë në Europë?

- Nuk e di dhe nuk e mendoj, pasi është kombinacion shumë i - beu Kupën dhe ne duhet të renditemi të 4-it. Prandaj është më mire të shohim ndeshjet tona dhe aq.

- Është folur për një largim të mundshëm të trajnerit Cungu në fund të sezonit, çfarë mendimit keni për këtë çështje?

- Kam shumë respekt për profesorin, por nuk më takon mua që ër, ashtu siç nuk dua un për vendimet e mia.

- Kjo do të thotë se jeni egoist, apo paksa “kokëmushkë”?

- Nuk ka lidhje aspak me këtë gjë, e kam më shumë në aspektin mediatik, pasi normalisht që njeriu këshillohet me njerëzit që ka afër e familjen. Mediat, gazetat i fryejnë shumë gjërat edhe atëherë kur realisht nuk ka asgjë.

- Flisni për mediat, por si janë marrëdhëniet tuaja me to?

- I ndjek, kam interes për to. Çfarë shkruajnë për mua, për Vllazninë, apo edhe për ekipet e tjera, pavarësisht se nuk i kam në plan të parë.

- E mbani mend kur keni debutuar për herë të parë me Vllazninë?

- E mbaj mend, askush se harron. Kam qenë 16 vjeç, ka qenë viti 2015 dhe trajneri ka qenë Baldo Raineri. Isha realisht shumë i vogël, shumë, dhe më dukej si një ëndërr.

- Po golin e parë që ke shënuar?

- Ka qenë ndeshja me Flamurtarin që E nisa si titullar dhe shënova golin e dytë, ishte minuta e 72-të. Nga fundi isha aq i lodhur, por kur shënova vrapova aq shumë për të festuar, sepse nuk e ndjeja më lodhjen.

- Ku e shihni të ardhmen tuaj, apo “ëndrrat” që doni të arrini në futboll?

- Kam dëshirë të jap më të mirën time te Vllaznia në çdo mundësi që do më jepet dhe më pas në verë të shohim si do rrjedhin ngjarjet. E rëndësishme në këtë moment është që po luaj. Është pak shpejt për të folur, por dëshirat e mia sportive janë dy, të luaj në Serinë A dhe sigurisht që të luaj një ditë me Kombëtaren.

-A është e vështirë të menaxhoni gjithë këtë vëmendje në moshën tuaj?

- Të them të drejtën s’jam tip emocional, në përgjithësi jam i ftohtë dhe di t’i menaxhoj mirë euforinë dhe situata të tilla. Pastaj i them vetes që nuk kam arritur asgjë dhe kam shumë kohë përpara për t’u përmirësuar dhe për të shkuar aty ku dua.

- Sa të rëndësishme janë studimet për ju? Futbollistët dhe librat janë në kahe të kundërta thuhet rëndomë…

- E di e kam dëgjuar këtë pjesë, por nuk është rasti im. Jam në vit të fundit në shkollës së mesme në maturë dhe studimet zënë një vend të rëndësishëm në jetën time. Tani, jam duke menduar se për çfarë të studioj në shkollë të lartë. Nuk do i lë mësimet pas dore, pasi ka jetë edhe pas futbollit. - Për kë ekip bëni tifo në Europë? - Real Madrid është skuadra që bëj tifo në futbollin europian. - Modeli juaj në futboll? - Idhulli im është Kristiano Ronaldo. Në fakt, ai duhet të jetë model për çdo të ri, për punën që bën dhe regjimin që mban. - Sa i kushton rëndësi rrjeteve sociale? e rëndësishme e jetës time, ashtu si çdo të riu. - Hobi juaj? - Makinat. - Keni makinë? - Kam dhe nëse arrij të bëhem një futbollist i pasur, më besoni, garazhi im do të jetë plot me makina të shtrenjta dhe luksoze. - Ferrari apo Mercedes? - Të dyja, padiskutim. - Çfarë keni bërë me rrogën tuaj të parë? - E kam shpenzuar për vete, bleva diçka, pasi ishte shumë e vogël. - Jeni i preferuari i femrave? - Kur je sportist je në qendër të vëmendjes në këtë drejtim, por unë di mirë si ta menaxhoj kohën e lirë mes familjes dhe miqve të mi. - Sa kohë shpenzoni me familjen? - Sa herë kam kohë të lirë e kaloj me familjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.