Poezia juaj...

Intervista - - POEZI -

Dhimbjen shkelte,me këmbë, Dhimbjen shpirterore. Në sy të skuqur lot rridhnin, Zgjateshin nëpër faqe. Flokët e gjatë tundeshin, Dallgë deti përmbi shpinë Dhe shpirti oshëtinte, Vrenjtur ishte,qielli i nxirë. Fustani i kuq tundej, Me ritmin e hapave të saj, Këmbët e zbathura puthnin, Tokën mëkatare. Zemra e saj rrihte,si erë në Saharë. Me duart lart nga qielli, dicka pëshperiste,lutej,lutej. Shiu nga qielli binte litarë gjatë Mbi fytyrën e saj, I lante brishtësinë, I largonte dhimbjen. Me këpuce të kuqe në dorë, E lodhur, e tretur. Këmbë zbathur,gjakosur, Me shikimin nga qielli, Me shpresë lutej, lutej. Priste!!.. ANILA KARAPIDOU Selanik zanë e shkuar zanë! dritë, që të më ç’lodhet mendja, sa herë mbyll sytë. Unë e njoh pranverën vetëm nga ty, edhe në ditët pa shije, në netët pa ngjyrë edhe kur nata ngjesh të ftohtin si për ironi, në thellësi ka letargji, mbi sipërfaqe shndri tani! ISIDOR KOTI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.