Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Nëse do merrnit vesh që ish i dashuri juaj do ishte duke u mbytur do e shpëtonit?

- Jo nuk do e shpëtoja pasi s’di not për vete. Ersida

- Nuk do e shpëtoja, sepse i mbyturi të mbyt ndaj nuk do rrezikoja. Nuri

- Nuk ka shumë nevojë për mend, nuk do e shpëtoja. Endi

- Nëse do kisha forcë si femër edhe mbase e shpëtoja. Gradiola

- Do e shpëtoja pa hezituar fare. Rogert

- Do e shpëtoja vetëm nëse do kisha jelek uji. Franci

- Nuk mendoj se do e shpëtoja dot edhe po të ten- toja pasi mashkulli ka peshë më të rëndë se femra e sdo e tërhiqja dot. Klevisa

- As do e merrja fare mundimin pasi do ishte e kot që ta shpëtoja sepse do më mbyste dhe mua. Kot nuk Valdano

- Do jepja maksimumin për ta shpëtuar nga mbytja ish të dashurin edhe pse mendoj se nuk do arrija dot ta shpëtoja. Megi

- Nuk mendoj se do e shpëtoja. Arsyeja është e thjeshtë: kam frikë nga thellësia e ujit. Iris

- Si ju duket “Big Brother” sivjet? Kush ju pëlqen më shumë nga gjithë pjesëmarrësit aty?

- Kot fare, mungesë edukate mungesë respekti. Matilda

- Fare pa pik dinjiteti, një big brother i shthurrur. Po i degjeneron fëmijët, ky shoë duhet mbyllur urgjent. Elvis

- Shoqëri e shthurrur, drejt degradimit është mesazhi që përcillet në shoqëri. Vini

- Nuk e ndjek fare pasi nuk më intereson fare si program. Romir

- Nga tërë Big Brother ky i sivjetshmi më duket më pak i bukur. Gjithsesi personazhi që më pëlqen më shumë është Kei. Klajdi

- Goxha emision i bukur më duket ky Big Brother i këtij viti. Nga banorët më shumë qejf kam Damianon. Fjoralba

- Nuk është se e kam ndjekur shumë këtë Big Brother por më shumë më pëlqen Vivi si banore. Enea

- Nga tërë Big Brother ky nuk më ka tërhequr shumë. Nuk është se kam ndonjë banor të parapëlqyer. Emanuel

- I bukur më duket si program ky Big Brother i këtij viti. Personazhi që kam më shumë qejf është Fiorentina. Denis

- I kam ndjekur me vëmendje tërë Big Brother dhe sigurisht dhe këtë të fundit. Më shumë më pëlqen Damiano si banor. Elona

- Goxha interesant më duket Big Brother 9. Banorja që më pëlqen më shumë është Dona. Elvira

- Cila është ajo gjë nga e cila nuk do të hiqnit kurrë dorë, cilado të jetë arsyeja dhe më e forta me qenë?

- Nga e dashura ime sdo hiqja dorë kurrë. Drilon

- Nga fëmijët dhe burri im s’do hiqja dorë kurrë pasi ata janë jeta ime. Jeta

- Nga familja nuk do hiqja dorë kurrë. Ergys

- Nga mamaja dhe babai im s’do hiqja dorë kurrë për asnjë arsye në botë. Erisa

- Nga motra ime s’do hiqja dorë kurrë pasi ajo është personi që më përkrah mua gjithmonë e asnjëherë s’më ka zhgënjyer. Enea

- Nga e dashura ime s’do hiqja dorë kurrë pasi shumë shpejt ajo do bëhet dhe partnerja e jetës time. Danjel

- Nga shoqëria dhe miqtë e mirë nuk do hiqja dorë kurrë. Ersenka

- Më mirë të hakmerresh apo të falësh?

- Të gjithë mendojmë për hakmarrje por më mirë është të falësh dhe secili në punë të vet. Rina

- Më mirë të hakmerresh nëse t’a bëjnë borxh. Silvi

- Më mirë të falësh se nga hakmarrja nuk fiton asgjë veç stresit. Ela

- Hakmarrja është e ëmbël kur serviret në një pjatë të ftohtë personit që na e ka sjellë shpirtin në majë të hundës. Kristi

- Më mirë të falësh se të krijosh armiq të rinj nga hakmarrja. Doris

- Hakmarrja nuk zgjidh punë veç hap probleme ndaj më mirë të falësh. Sindi

- Jam tip hakmarrës ndaj është më mirë të hakmerrem kur ma bëjnë borxh se sa ti fal. Arjel

- Boll stres ka jeta për të shtuar më tepër duke u hakmarrë, ndaj mendoj që është më mirë të falim e të ecim para. Jugela

- “Të gabosh është njerëzore, të falësh është ë dhe kjo thënie më mirë është të falësh se të hakmerresh me veprimet e gabuara që bëjnë njerëzit të cilët të tërë kanë difekte e nuk janë perfekt. Anna

- Nëse më bien në qafë padrejtësisht unë hakmerrem përndryshe edhe mund ti fal nëse nuk e bëjnë me qëllim. Xhorxhia

- Jam tip që nuk i parapëlqej konfliktet ndaj më mirë e kam të fal. Tea

- Përse nuk mund ta mbash pas vetes një person që e do shumë, por vetëm pasi e humb dëshiron ta rifitosh, i jep më shumë vlerë?

- Një person që e dua e mbaj gjithmonë afër. Vetëm nëse ai person largohet unë heq dorë automatikisht nga ai edhe kërkoj për tjetër. Visi

- Nuk e lej kurrë pas dore dikë që e dua shumë, madje i përkushtohem totalisht. Nëse zgjedh të largohet nga unë atëherë unë nuk lëviz as gishtin e vogël për ta bërë prapë për vete dikë që më lë vetëm i pari mua. Ertygen

- Kurrë nuk i bëj njerëzit më të mirë se vetja. Nëse e dua dikë e mbaj afër dhe nuk e humbas kollaj tjetër gjë nëse nuk më do e largohet vet e para. Atë s’ia fal e nuk i shkoj nga pas për t’a rifituar përsëri atë femër. Marlon

- Unë nuk dashuroj kollaj e për pasojë nuk heq dorë kollaj nga një person që dua dhe do i shkoja nga pas për t’a rifituar atë person që humbas që t’i tregoj se ka vërtet vlerë për mua. Klajdi

- Nëse e humb dikë që dua ngaqë nuk e mbaj shumë pas vetes dhe përpiqem ta rifitoj përsëri do të thotë që atë person e dua shumë dhe dua ti tregoj që ka shumë vlerë për mua. Arjan

- Nëse dikë e do bën gjithçka për t’a rifituar e për ti treguar që e do vërtet shumë. Elona

- Duhet t’a humbësh njëherë që t’a kuptosh sa vlerë ka për ty ai person e të luftosh që t’a bësh përsëri tënden atë femër. Endri

- Kur e ke nuk i’a di vlerën, kur e humbet i’a di vlerën dikujt. Ndaj nëse humbet dikë që do aty e kupton e bën gjithçka të mundshme për t’a rifituar përsëri. Erixhi

- Mire është që dikë që duam t’a mbajmë afër vetes. Sepse është e vështirè per t’a rifituar përsëri atë person pasi e humbet. Gjithsesi nuk është asgjë e pamundur. Pamela

- Më mirë të japësh shembullin apo opinionin, cila zë më shumë vend?

- Më mirë të japësh shembullin se ai zë më shumë vend. Juxhin

- Opinion japin të tërë po shembull jo. Ndaj më shumë vend zë shembulli se opinioni. Kristjana

- Më mirë të japësh shembull se sa opinion. Më shumë rëndësi gëzon shembulli se sa opinioni. Grejsi

- Më mirë një shembull i mirë se sa një opinion i mirë pasi shembujt e mirë na e lehtësojnë sado pak jetën ndërsa opinioni thjesht opinion ngelet. Arta

- Më mirë të japësh opinionin se shembullin sepse opinioni ka më shumë vlerë se shembujt. Eltion

- Më shumë vlerë kanë opinionet se sa shembujt. Opinioni ka të bëjë me eksperiencën personale të jetës që ka dikush ndërsa shembujt me abstraksione situatash ndaj më mirë është të vlerësojmë më shumë opinionet. Donald

- Më shumë vend zë opinioni se sa shembulli pasi opinioni i dikujt bazohet në situata të cilat ai ka kaluar në jetë. Nino

- Shembujt nuk zenë aq vend sa opinioni pasi më shumë ne i besojmë një opinioni që na japin rreth diçkaje se sa një shembulli. Alvaro

- A jeni hakmarrës ndaj diçkaje të kaluar, apo qëndroni indiferent dhe vazhdoni përpara?

- Nuk ke pse të hakmerresh ndaj dikujt sepse Zoti shikon gjithçka dhe herët ose vonë të gjithë marrin atë që meritojnë. Vasilika

- Po jam hakmarrës pasi nuk i fal kollaj njerëzit. Diana

- Ndaj diçkaje të kaluar jam hakmarrëse nëse ka qënë diçka e rëndë që më kanë bërë përndryshe nëse është diçka pa rëndësi të madhe qëndroj indiferent e eci përpara. Dejvi

- Nëse ka kaluar shumë kohë e gjatë qëndroj indiferent dhe eci përpara. Agim

- Kurrë nuk harroj ata që ma kanë bërë një të keqe edhe hakmerrem edhe pse mund të ketë kaluar një kohë e gjatë. Kristi

- Nuk jam tip hakmarrës. Ndaj mendoj që do qëndroja indiferente e do ecja përpara. Malvina

- Dhuna sjell dhunë ndaj mendoj se do qëndroja indiferente e do ecja përpara. Sara

- E kam të vështirë të fal ndaj nuk mendoj se do qëndroja indiferente por do hakmerresha ne momentin e parë të mundshëm. Sabina

- Nuk ka hakmarrje më të ëmbël se indiferenca. Këtë e kam prej përvojës time në jetë. Joli

- Asnjë nuk fal kollaj por falja jep qetësi të shpirtit të njeriut ndaj mendoj se do qëndroja indiferent e do vazhdoja përpara. Megi

- Indiferenca është hakmarrja më e mirë. Ndaj do preferoja të qëndroja indiferente. Xhuli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.