Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

LUFTË Teta astrologe! Unë jam një djalë 14 vjeçar. Para dy netësh kam parë një ëndërr që më ka ngelur në mendje. Pashë sikur ishim në kohërat e vjetra, para 100 vjetësh. Njerëzit ishin të veshur si kalorësit dhe bënin luftë me njëri-tjetrin. Shihja koka të prera, njerëz të varur në litar. O Zot, çfarë lufte! Sa u tremba! Në fakt, unë shoh shpesh ëndrra të tilla. Ç’kuptim kanë ato? Geni

I dashur Geni! Ëndrra Ëndrra tregon se të është mirë Ëndrra jote nuk ka ndonjë domethënie për të ardhmen. Thjesht, janë mendimet që të vërtiten nëpër kokë - kosh se ëndrrat e tua do marrin ngjyra më të këndshme dhe që i përshtaten moshës tënde. KATËR MOTRAT Përshëndetje, kam parë një ëndërr përpara disa ditëvë. Ne jemi 4 motra dhe të tëra jemi të martuara. Në ëndërr diçka më thoshte se motra e madhe do të ketë në të ardhmen 3 vajza dhe një djalë, motra e dytë do të lind një djalë pas 3 vitesh dhe motra e tretë nuk dëshironte të bënte fëmijë. Ndërsa unë do të lind një djalë më vonë. Në jetën reale motra e madhe ka një djalë, motra e dytë dy vajza, motra e tretë një vajzë dhe një djalë, ndërsa unë jam në pritje të një vajze. Jam 7 muajshe shtatzënë dhe kjo është fëmija e parë.

Përshëndetje, problemet e shtatzënisë janë probleme që i shoqërojnë zonjat pasi ato kanë frikë dhe stres. Shtatzënia në tërësi është siklet, problem ekonomik por edhe familjar e shoqëror. Ëndrra juaj tregon vetëm një siklet që do kaloni mes motrash por çdo gjë do kaloj. Ju duhet të gjeni më shumë kohë për kujdes dhe situata do kalojë. BABAI Kam parë në ëndërr sikur isha diku në një shtëpi dhe aty marr vesh që më kishte vdekur babai. Motra që kam 9 vite pa e takuar ishte me mua atë moment . Unë po e vuaja shumë që babai im vdiq pa më takuar dhe nga ankthi jam zgjuar duke qarë. Babai im jeton në Amerikë aktualisht dhe është mirë me shëndet.

Ëndrra është e shpjeguar në një farë mënyre ku ti thua që është jetë pak indiferent dhe nuk bën atë përpjekjen për të ardhur e për t’iu takuar apo për t’iu marr me vete. Ndoshta ju nuk e keni pranë e tij. Largësia mes jush ju jep sinjale nëpër ëndrra. Ju s’duhet të mërziteni sepse babai dhe mbase nuk ka mundësi për të bërë gjë. DIVANI NË KODËR Jam një vajzë 18 vjeçare dhe kam parë një ëndërr sikur isha në një kodër dhe në mes të kodrës gjendej një divan. Unë isha e ulur dhe divani ishte i vendosur në atë pozicion që shikoje nga gjysma e lartë e kodrës. Kodra ishte e mbjellë më të mëdha se sa janë zakonisht. Ndërkohë që unë isha e ulur në divan në krahun e djathtë të tij ishte i ulur një qen. Unë e ushqeja me bukë por sa herë i jepja për të ngrën ai më kafshonte por unë nuk e ndjeja dhimbjen dhe vazhdoja sërisht ta ushqeja.

Përshëndetje e dashur, unë mendoj që ti je pak e lodhur nga ana psikologjike dhe je e stresuar e për këtë ti duhet të shplodhesh. Nga kjo shplodhje ti duhet të përqëndrohesh në zgjidhjen e problemeve. Ti duhet të ikësh në një vënd të qetë patjetër pasi ke një mbingarkesë psikologjike. Ky vendim duhet edhe për të ardhmen por edhe me çështjet në këtë periudhë që kanë të bëjnë me ndjenjën. Pas zgjidhjes së këtij problemi ti do pranohesh nga çdo kush. Ti mban pranë një person që të rri pranë vetëm për interes dhe këtë e tregon dhe prania e qenit. Ti duhet të tregohesh e kujdesshme dhe duhet të dallosh përzgjedhjen në gjërat që bën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.