Pse nuk shkoj mirë me vjehrrën?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje Lori! Desha të të shkruaj lidhur me problemin tim që më shqetëson edhe pse nuk kam faj që gjendem në një situatë të tillë. Unë jam e martuar prej dy vjetësh dhe përpiqem e mundohem të shkoj sa më mirë me vjerrën time por ajo gjithmonë do e gjej një arsye për të shkaktuar konflikt. Evitoj gjithmonë këto situata të pakëndshme por prapë del diçka që të ndezë “sherrin”. Ju lutem mund të më thoni pse ndodhin këto konflikte?

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_ garuli@ hotmail. com:- Përshëndetje e dashur! Të falenderoj që na shkruan. Marrëdhënia nuse- vjehërr është ndër më të përfolurat dhe përshkruhet si më problematiket. Ky është një fakt që ndeshet në cdo kohë, kulturë, grupim shoqëror, pavarësi- sht dallimeve ndër breza dhe zhvillimit social të shoqëriësë. Kjo nuk do të thotë gjë tjetër, veçse dëshmon për dinamikën e kësaj marrëdhënieje që në njëfarë mënyre e bën të pashmangshëm konfliktin, apo në mos konfliktin, marrëdhënia nuse- vjehërr nuk shmang dot plotësisht të paktën në fillimet e saj pakënaqësitë dhe vështirësitë e këtij raporti mes dy grash.

Cila është arsyeja në thelb të këtyre mosmarrëveshjeve? E thjeshtë, është një lloj “ri - rës, dy personazhet femërorë më të rëndësishëm në jetën e djalit. Përpara se të flitet sesi marrëdhëniet mes nuseve dhe vjehrrave të përkeqësohen, apo në të kundërt të përmirësohen, është e nevojshme të krijohet një kuptim më i thellë se pse ato sillen ashtu.

Këto gra që janë bërë vjehrra, kanë qenë nëna për shumë e shumë vite me radhë, para se të jetojnë me nusen apo dhëndrin e tyre. Kanë rritur fëmijët, duke qenë burimi kryesor i mbështjetjes, përkrahjes, 0686779875 këshillave dhe besimit. Kur, në një cast të caktuar, djali zgjedh partneren. Vjen nusja, e cila merr një pjesë të madhe të vëmendjes nga “territori’ që më parë ishte vetëm i prindërve. Kjo do të thotë se secila prej të dyjave, do të duhet të pozicionohet në këtë marrëdhënie të re. Fillimi i raportit nusevjehërr mund të jetë i vështirë, sepse cdonjëra po merr role të reja sociale.

Edhe pse sigurisht që jo të gjitha vjehrrat ushqejnë ndjesinë negative kundrejt nuseve, ekziston gjithmonë një shkallë e vogël xhelozie. Mund t’u duket sikur do humbasin vëmendjen, dashurinë apo afeksionin e djalit, frikë kjo që shkaktohet prej një lloj posesiviteti, duke qenë se djali shihet

Megjithatë, si i bëhet për të pasur një marrëdhënie të mirë, ku të dominojë bashkëpunimi, dashamirësia dhe toleranca? Duke qenë se janë shumë persona në mes, dmth nusja, vjehrra dhe djali, më e mira e mundshme është që secili të kryejë pjesën e vet për të kontribuar në një marrëdhënie të shëndetshme. Ajo që mund të bësh ti si nuse është që me takt dhe mirësjellje të caktosh disa kufij dhe limite për gjëra që janë të rëndësishme për ty. Mos i shiko gjërat bardhë e zi, pra që vjehrra ose do të jetë shumë e mirë, ose e keqe. Ashtu si cdokush, ajo ka kaluar nëpërmjet sfidash, vitesh e lodhjesh, pa harruar këtu faktin se duke qenë që vjehrra është nga një brez paraardhës, konfliktit apo mosmarrëveshjeve u shtohen dhe diferencat ndërbreznore.

Nëse duam të arrijmë një sjellje apo rezultat të caktuar, mund t’ia dalim më mirë kur japim vetë atë model sjelljeje, sesa thjesht kur e propagandojmë. Kjo do të thotë se duke qenë vetë të hapura, mikpritëse edhe ndaj kritikave apo të lirshme për të shprehur atë që na bezdis, do të jetë më e thjeshtë që dhe vjehrra të bëjë të njëjtën gjë. Komunikimi i mirë është baza dhe shtylla kurrizore e cdo marrëdhënieje, ndaj një marrëdhënie e mirë me këdo, përfshirë dhe me vjehr- rën, varet në një masë të madhe dhe prej komunikimit.

Nuk mund të mos dallohet dashuria për nusen, nga ajo për nënën. E para është lidhje me natyrë tejet intime, e ngrohtë, e veçantë, gjithëpërfshirëse, ndërsa për nënën është dashuri platonike, romantike, kryesisht në formën e kujdesit dhe respektit për të. Ngaqë jetojnë së bashku në një familje, natyrshëm krijohen marrëdhënie “vartësie të ketë diçka të pacenuar nga autoriteti i dikurshëm me djalin, djali kërkon pavarësi nga autoriteti i dikurshëm i nënës, nusja nga ana e vet, nuk pranon që të jetë në vartësi të “dy au vjehrrës në të njëjtën kohë. Në këtë marrëdhënie treshe, e cila për fat të keq në shoqërinë shqiptare po ritualizohet në formë konfliktuale, a ka mundësi dhe liri për të zgjedhur? Kjo situatë është e ndërlikuar, dhe mund të zgjidhet vetëm në rastin kur secili me sens mase prej secilës palë të tregojë pak tolerancë dhe mirëkuptim. Duke treguar respekt, duke qartësuar pozitën tënde si nuse, e duke komunikuar shpesh, besoj dhe uroj se do të kesh një marrëdhënie të kënaqshme.

Të uroj më të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.