Të qeshim

Intervista - - ARGETIM -

Ankerplastet Andi ikën herët nga puna dhe ndalon në një bar të pijë nja dy birra. Nga ora dy e natës vendos të shkojë në shtëpi dhe, pas një grindje të fortë me disa pijanecë të tjerë në bar, arrin në shtëpi i dehur tapë dhe i gjakosur në fytyrë. Në mëngjes, gruaja e pyet:

- Ku ishe mbrëmë në darkë?

- Punova deri vonë dhe më pas shkova të pija një birrë- i thotë ai.

- Një birrë?- e pyet ajo. Ishe bërë dru kur u ktheve në shtëpi!

- Po ti nga e more vesh që unë isha i dehur?- e pyet ai.

- Sepse pashë disa ankerplastë të ngjitur në pasqyrë Fëndët Një vajzë do të shkonte të takonte për herë të parë prindërit e të dashurit të saj, që e kishin ftuar për darkë në shtëpinë e tyre. Për fat të keq, ajo kishte ngrënë në drekë fasule dhe brokoli dhe kishte ca shqetësime në stomak. Erdhi darka dhe vajza ishte ulur në tavolinë me të dashurin dhe prindërit e tij dhe po flisnin, kur dëgjohet një prrc! Bobo, u bëra qepaze, mendoi vajza. Menjëherë, babai i të dashurit thërret: - Xheku, hajde këtu tani.

Vajza kthen kokën dhe poshtë karriges së saj sheh qenin e shtëpisë. - za. “Për fat të mirë men pak vajza merr përsëri zemër dhe dëgjohet një Prrrrr. Atëherë, babai thërret përsëri:

- Xhek, nuk të thashë të vije këtu?!

Xheku nuk desh t’ia dinte dhe nuk lëvizi fare nga vendi. Vajza e kishte gjetur metodën. Gjë e bukur të pj... dhësh dhe më pas t’ia hedhin fajin qenit, mendoi. Nuk kaluan as 10 minuta, kur dëgjohet një prrrrrr... Pspsprrrr! Flasim për një p... dhë 20 sekondëshe sa gati ranë pjatat nga tavolina dhe atëherë dëgjohet përsëri zëri i babait:

- Xhek, lëviz nga vendi dhe eja këtu, se, siç e ka nisur kjo, pas pak do të të dhj... së! Rregullat e lojës Sudoku përbëhet nga 81 kuti të vogla, të cilat ndahen në nëntë rreshta dhe në nëntë kolona. Në disa nga këto kuti janë shkruar numra. Pjesa tjetër e kutive duhet të plotësohet nga lojtari, duke shfrytëzuar numrat nga 1-9, pa përsëritur asnjërin nga numrat brenda kolonës apo rreshtit. Loja komplikohet nga fakti se kuadrati me 81 kuti të vogla ndahet në nëntë kuadrate të tjera, të cilat përbëhen nga nëntë kuti. Brenda secilës kuti duhet të jenë numrat nga 1-9, pa asnjë përsëritje. Shuma e shifrave të çdo kolone, si dhe të çdo rreshti, duhet të dalë 45. Kjo lojë kërkon logjikë dhe durim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.