Dr. Senera Hoxha: Të bësh operacion plastik si VIPA-t...

Intervista - - FAQE 1 -

Fabjola Kuburi:- Para se të nisim pyetjet tipike të fushës ku lëvron, jemi shumë kureshtarë që të dimë sesi Senera Hoxha u bë mjeke e saktësisht kirurge plastike?

Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA instagram @ kirurgjiplastike, facebook @ kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II, tel 00355686779875:-

Dëshira për tu bërë mjeke ka qenë që në fëmijëri. Konkretisht për tu bërë kirurge ka lindur në atë moshë. Nëse vajzat e tjera luanin me kukulla unë kisha dëshirë ti operoja. Sinqerisht i çaja barkun dhe kisha kuriozitet të jashtëzakonshëm për trupin e njeriut. Me kalimin e viteve kirurgjia plastike u bë shumë e kohës dhe kam parë seriale amerikane pafund deri kur isha në gjimnaz ishte e ndarë dëshira për mjekësi dhe kirurgji plastike dhe gjatë viteve të fakultetit nuk jam luhatur kurrë në zgjedhjen time. Ndoshta ka ndikuar mënyra si unë jam rritur përherë pranë të bukurës pranë femrave sepse mami im është rrobaqepëse shumë e zonja.

- Ju besoni se e keni gjetur veten në këtë fushë? Çfarë ju tërheq kaq shumë?

-

Kirurgjia plastike ka sadisfaksion që në momentin kur përfundon ndërhyrja. Kur bën një gjoks të bukur, përshembull lodhja harrohet sapo ti përfundon operacionin pasi sheh diçka të bukur. E njëjta gjë dhe kur kryen një rhinoplasti apo operacion tjetër zbukurimi.

- Ju jeni edhe një nga mjekët e rubrikës së mjekësisë në gazetën tonë, çfarë mendon ose më saktë si ndihesh kur lexon letrën e një lexuesi?

- Ah, letrat.(Buzëqesh) Shumë paciente duan vetëm të informohen dhe na shkruajnë vazhdimisht dhe në facebook ose instagram sepse tashmë jemi brezi i teknologjisë dhe pyesin pafund dhe aludojnë pafund se çfarë i nevojtet ose jo, ndërkohë që kur zhvillohet një konsultë ka shumë pacientë të cilët as e kanë të nevojshme atë ndërhyrje. Pra, nëpërmjet letrave merret një informacion i përgjithshëm por konsulta ngel patjetër mënyra më e saktë.

-Si aplikohen ndërhyrjet në klinikën tuaj, një përshkrim më të detajuar të punës?

-Në klinikë ne e presim pacientin dhe e nisim bisedën me “çfarë nuk ju pëlqen tek vetja”, “pse keni ardhur këtu sot”. Klinika shërben si një vendtakim për bashkëbisedim me pacientin dhe i japim sugjerime, këshilla, informacion të detajuar rreth asaj çka ata kërkojnë dhe të japësh informacion ske pse të vësh një çmim apo një tarifë prandaj konsultat tona janë falas. Për ndërhyrje mollëzat apo rrudhat i kryejmë në klinikë. Për ndërhyrje kirurgjikale shkojmë dhe i operojmë pacientët në spitale private (ne kemi kontrata me disa spitale dhe ndonjëherë e zgjedh vetë pacienti).

-Një kirurge plastike, a mund apo duhet të jetë edhe një psikologe e mirë për pacientët e saj?

-Sigurisht. Siç e përmenda dhe më sipër ka shumë paciente që as e kanë të nevojshme një proçedurë dhe kur pacientët ngulin këmbë ne i i pyesim më gjatë, pse po e ndërmerr këtë nismë dhe nuk është mirë që të kryejmë operacione kur pacienti atë gjë po e bën për hatër të shokut, të dashurit, prindit apo dikujt tjetër. Duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm dhe mendërisht i shëndoshë për vendimin e marrë dhe në këtë rast ne ja kryejmë ndërhyrjen nëse biem dakort. Duke qenë në këtë pozicion dëgjojmë shumë probleme sociale, marrëdhënie të vështira dhe padashje bëjmë ndonjëherë dhe rolin e psikologut.

-Jeni një femër e bukur, përveç se një mjeke e mirë. Këtë ia dedikoni kryesisht përkujdesjes apo genit?

- Faleminderit (Buzëqesh). Në fakt që në fëmijëri për lëkurën mami më thoshte thuaj faleminderit nënës. Pra gjyshes time. Ajo ka një lëkurë perfekte pa njolla, pa shumë rrudha dhe pse tani është grua në moshë e ka ende si beb dhe vjen era pudër. Por sigurisht dhe përkujdesja nuk mungon. Falimenti do më vijë vetëm nga shpenzimet e tepërta për këtë lloj përkujdesje por bukuria kushton të mos e harrojmë. Nëse njerëzit blejnë një krem unë blej tre. -Kush duhet t’i drejtohet bisturisë së një kirurgu plastik?

- Është një pyetje e bukur, e prisja në fakt. Tek kirurgu plastik mund të drejtohen njerëzit që kanë një defekt vizual në trupin e tyre dhe do donin ta korigjonin. Mund të drejtohen femra të cilat mosha dhe vitet që kanë mbi supe i kanë bërë të humbin freskinë e moshës dhe duan të duken më të reja. Mund të jenë fëmijë me probleme të veçanta të gjymtyrëve si kontraktura sindaktili polidaktili por gjithash- tu dhe trauma apo ndërhyrje të mëparshme si gratë që kanë hequr gjirin si pasojë e kancerit të gjirit, amputacione gishtash. Pacientë me asimetri të ndryshme të organeve si veshi, gjiri apo këmbët. Pra kur dhe rikonstruktiv i përfshijmë të gjitha këto sfera.

-Thonë që mjekët që janë “të disponueshëm” nuk janë të besueshëm, si duhet kuptuar kjo?

Po është shumë e vërtet përsa i përket kirurgut plastik. Ka mjaft raste kur duhet thënë “Jo”. Jo zonjë ju nuk keni nevojë për këtë ndërhyrje. Ju nuk keni nevojë ti fryni më shumë buzët. Jo nuk e keni të nevojshëm këtë ndërhyrje. Duhet thënë jo. Njerëzit tentojnë dhe të bëjnë linja trupore si Jessica Rabbit. Kjo thjesht nuk është normale.

-”Modelet” më të kërkuara, cilat janë? Pra, modeli i referimit ka ndryshuar, domethënë nëse më parë kërkohej një model i sendërtarizuar në një formë të caktuar tani ka një formë tjetër por të kërkuar tashmë nga pacientët?

Moda ka ndryshuar. Nëse para pesë vitesh ndërhyrja më e kërkuar ishte zmadhimi i gjirit, tani është në modë rimodelimi i mjekrës, hundës dhe vitheve. Femrat janë fokusuar shumë në fytyrë dhe të pasme të bollshme dhe tepër e shprehur është bërë dhe rimodelimi i hundës tek meshkujt. Gjithashtu implantet në mjekër dhe temples. Për të bërë kornizën reale mashkullore si ikonat e botës

-A ke pasur ndonjë pacient që ka pasur pakënaqësi? Nëse po si e keni zgjidhur?

Po ka pasur një paciente e cila kërkonte dy intervente në të njëjtën sallë, pra dhe zmadhim dhe ngritje gjoksi. Ja kemi thënë se kjo ndë ketë nevojë për një revizion të veçantë pasi diku lëkura na tradhëton dhe varet dhe pas një viti pacientja është rikthyer dha ka bërë një mikrointervenim thjesht estetik për tu arritur perfeksioni. Gjithashtu një hundë. Një hundë sekondare. Ajo s’na erdhi atje ku dëshironim pasi ishte e prekur mëpar nga një mjek orl dhe ishte i vështirë rindërtimi por pacientja është ok vetëm në syrin tim mesa duket nuk kam mbetur e kënaqur.Sigurisht kur ka kirurgji ka dhe komplikacione. -A ka shpeshti kërkesash nga meshkujt?

Meshkujt po i drejtohen çdo ditë e më tepër kirurgjisë plastike me rimodelimin e veshëve, rhinoplastinë, implantet për zgjerimin e nofullës si edhe ndërhyrjeve të vogla në klinikë si botox ose peeling për lëkurë të freskët.

- tarë. Ke pacientë që janë personazhe të njohur? - Sigurisht që kemi, por për etikë profesionale ju lutem për emra mos më pyesni. - Çfarë bëjnë më shumë këto vipa operacion?

- Hundën, gjoksin dhe vithet. Por, ka edhe zonja që bëjnë shumë facelift. -Si reagojnë pasi shohin veten pas operacionit?

- Pacientët që e dëshirojnë shumë ndërhyrjen, janë të kënaqur që në impaktin e parë. Pacientët që e bëjnë për inat të X-it apo se ia ka ka kërkuar Y-ni, e kanë të vështirë të ambjentohen me pamjen e re, mundohen të gjejnë difektë edhe kur nuk ka. Ky lloj pacientësh hyjnë tek pacientët e lodhshëm. Ideja është se njerëzit të dinë se çfarë duan që edhe pritshëmëritë të jenë reale. - Ndonjë situatë për të qeshur nga këta personazhe?

- Kishim një personazh Vip, që edhe pas tre muajsh ndërhyrjeje, na merrte në telefon dhe na thoshte: “Kur vesh taka më enjtet hunda”. Kurse një tjetër kishtë frikë se i plasnin protezat e gjoksit në avion.

Nuk ka asnjë shans që të ndodhë sepse tashmë përdoren proteza silikoni me kohezivitet të lartë. - Ka pasur personazhe që janë bërë pishman?

- Po, por shumë pak në krahasim me ata që kanë dalë të kënaqur, konkretisht një pacienteje i kemi hequr implantet e vitheve. - Si paguajnë këto personazhe?

- lim klering dhe në fund paguajnë me para në dorë ose në bankë si gjithë të tjerët. Vipat kërkojnë gjithmonë ulje shumë më shumë se njerëzit e thjeshtë që nuk janë fytyra të njohura.(Qesh)

-Cilat janë tre ndërhyrjet top, ato që çdo pacient i ka në bazë të kërkesave të tij?

- Tre ndërhyrjet top janë: Rhinoplastia, abdomenoplastia dhe facelifti.

-A ka ndonjë këshillë doktoreshë Senera për lexuesit e Intervistës, por edhe për të gjithë të dashuruarit pas ndërhyrjeve plastike?

- Këshilla ime është të merrni sa më shumë informacion rreth ndërhyrjes që mendoni të bëni. Mos u nxitoni pyesni sa më shumë. Mos u mashtroni nga çmimet ofertë dhe përherë zgjidhni të shkoni ke një profesor. Ruani një komunikim të gjatë me kirurgun dhe gjeni dikë të besuar që ju ndjek në vazhdimësi. Duhet të krijohet një lidhje mjek-pacient. Nëse dikush nuk ju bind mos shkoni atje pse ka shkuar një shoqja juaj dhe i ka dalë mirë. Ju jeni vetja juaj. Mos bëni kompromise për këto gjëra sepse në dukje të parëndësishme ndonjëherë kthehen në motivin e ditës dhe përmisojnë ndjeshëm vetbesimin tuaj dhe pres per konsulta falas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.