SI VJEDH Erion Veliaj?

Puna e kryebashkiakut nën pikëvështrimin e Av. Altin Goxha j

Intervista - - FAQE 1 -

Helidon Tahiraj: - Zoti Goxhaj! Si aktivist shoqëror, ju jeni një zë mjaft kritik, sidomos ndaj punës së Kryebashkiakut Veliaj. Përse?

Altin Goxhaj: - Kjo ka një arsye logjike. Asnjëherë Tirana, madje asnjë bashki tjetër në Shqipëri, nuk ka parë një injorim kaq ekstrem të ligjit dhe të drejtës së pronës private, dhunimit të të varfërve dhe rëndimit me taksa, sa ç’po shohim me zotin Veliaj si Kryetar Bashkie. Këto i kam parashikuar që ditën kur ai mori mandatin, pasi e njoh me themel, jo vetëm atë person, por të gjithë skuadrën sorosiste që ai solli në Bashki. Veliaj është etaloni i mashtrimit dhe abuzimit, grabitjes dhe hipokrizisë!

- sht? Pak kohë më parë u miratua plani i ri rregullues i Tiranës për të cilin ju ishit kundër. Pse?

- Sepse me atë plan, qytetarëve po u merret qyteti dhe po i jepet oligarkisë me në krye dyshen Rama- Veliaj. Po injorohet çdo e drejtë prone dhe çdo nevojë e hapësirës publike. Më këtë plan, Tirana parashi Oligarkisë”. Shikoni, për shembull, çështjen e shpërndarjes së kioskave...

- Çfarë kanë ato? A nuk është mirë estetikisht që ato të jenë të njejta në mbarë qytetin?!

- Kioskat në shumicën e rasteve janë vendosur në kundërshtim me ligjin dhe për më tepër ajo që ato përfaqësojnë, është një grabitje. U dhunuan, grabitën, shkatërruan të mjerët kioskaxhinjë, që Veliaj të pushtonte Tiranën me një zinxhir gjigand shitjesh, që në fakt kontrollojnë edhe parkingjet me një plan të qartë për të marrë më pas monopolin e shitjes së cigareve dhe shumë produkteve të tjera. Kioskat janë një biznes absurd i regjistruar nga një kalama pa asnjë eksperiencë, i cili sot i bie që të jetë një miliarder! E në fakt miliarderi nuk është ai kalamau që ka emrin në QKR! Ai është vetëm një ushtar! Ndërkohë rrjeti është ngritur në kundërshtim me ligjin, pasi asnjë anëtar në Këshillin Bashkiak nuk është në gjëndje të thotë se kur e kanë votuar një vendim të tillë! Kësaj historie do ti dalë tymi shumë shpejt! Janë vetë ata në PS që “do ja nxjerrin lakrat” njeri tjetrit.

- Meqë u përmend «lufta brenda llojit». A ka një luftë të heshtur midis Veliajt dhe Tahirit?

- Sigurisht! Lufta e tyre është njësoj si lufta e Ramiz Alisë me klanin e Mehmet Shehut në vitin 1980! Më i forti do ekzistojë në politikë.

- A janë të njejtët biznesmënë që kishin kapur Bashën, me ata që kanë kapur Veliajn, apo kanë ndryshuar?

- Nuk e di kush e kishte kapur Bashën, por di që oligarkia është një oligarki totalizuese, që kontrollon çdo segment ekono shoqëri civile. Ajo kontrollon gjithashtu edhe pikat kyçe të ndërkombëtarëve, që paguhen për të mbikqyrur Shqipërinë! Mbrapa kësaj oligarkie, si ideator i saj qëndron Xhorxh Soros me Institutin CID në Haruard që prej 4 vjetësh kanë ndërtuar gjithë shtratin teorik, teknik, juridik dhe orientues të kësaj oligarkie. Rama dhe tashmë edhe Veliaj janë drejtuesit ekzekutiv të këtij proçesi vrasës ekonomik dhe politik për Shqipërinë!

- Në gjykimin tuaj, cili nga kryebashkiakët ka punuar më mirë për kryeqytetin?

- Ata që ishin në kohën e Ahmet Zogut.

- A keni ndonjë koment për punën në sheshin Skënderbej?

Ndërhyrja poshtë sheshit Skënderbe, është një shans i humbur për Tiranën, pasi u vra mundësia që aty të bëhej kryqëzimi nëntokësor, që do t’i jepte jetë Tiranës. Kalimi nëntokësor do t’i jepte mundësi qarkullimit rrugor. Tani jetës tonë i vidhet të paktën 15 minuta, vetëm për të kaluar në Qendër, duke e ngadalësuar ritmin e lëvizjes në këtë qytet (Mendo pak, do të shkosh nga Kisha, te Pazari i Ri dhe do përdridhesh). Ndërkohë mosbërja e kalimit nëntokësor rrit ndotjen në Tiranë, sepse do të shtohen 15 minuta qarkullim rrugor për gjithë aty. Edhe dyqanet që do të bëhen nëntokë, janë pjesë e zinxhirit korruptiv të Veliajt, si në rastin e hotel Tiranës. - Ju gjithashtu jeni shprehur kundër shtesës së hotel Tiranës. Përse?

- Për dy motive: U grabit prona private, nga shteti (me ç’kam pyetur në lagje, se aty afër e kam shtëpinë), pronarët e tokës u vlerës reale (kuptohet me lekët tona si taksapagues), për të zhvendosur centralin elektrik të një kompanie private dhe për t’ju falur toka e ish çentralit, pronarëve të hotelit. Nga ana tjetër ngritja e një gjigandi betoni aty është një çmenduri, në shumë kuptime. Ngritja e të tilla gjigandëve nuk lidhet me nevojat për shtretër të hoteleve, por me qëllimin e thjeshtë të krijji tregu të rremë pronash të patundshme. Mos të harrojmë më kryesoren: 111 m lartësi aty, janë në kundërshtim me gjithë studimet sizmike të zonës.

- Po për kullën te bulevardi i ri, ç’mendim keni?

- Kulla e bulevardit të ri është shembulli më tipik i modelit sorosian të administrimit të pushtetit. U grabitet qytetarëve prona private nga shteti (me 1/5 apo në këtë rast me 1/10 e vlerës, por me lekët tona si taksapagues) për t’ia dhënë falas një privati. Siç e thashë edhe në rastin e hotel Tiranës, (pasi e njoh mirë nevojën për hotele luksoze në Tiranë), ngritja e këtyre gjigandëve nuk lidhet me nevojat për shtretër. E përsëris, Ajo lidhet me qëllimin e thjeshtë të krijimit ë një tregu të rremë pronash të patundshme. Pa harruar më kryesoren: Edhe këtu, - saj kulle është në kundërshtim me gjithë studimet sizmike të zonës.

- A ka ndonjë gjë pozitive në punën e Veliajt?

-Po! Askush si ai nuk i ka bërë qytetarët që ta urrejnë dhe neverisin më shumë modelin e Rilindjes.

- Mendoni që kur opozita të kthehet në pushtet do zhbëjë këto që po bën pozita, apo atëherë do heshtë?

- Mbetet për t’u parë. Ako s’i kemi parë premtimet zyrtare të palëve ! Unë, personalisht do të votoj atë parti qëdo të kërkojë zhbërjen totale dhe ndëshkimin maksimal të kesaj batërdie korruptive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.