Kei: Ne jemi çift pa kufij Ditari i Ilir Metës: Petrit Vasili po ma dredh!

Intervista - - FAQE 1 -

Kejda Jahja apo siç u njoh në shtëpinë e “Big Brother Albania” Kei, si një nga partneret e“çiftit ë është një vajzë me botë por edhe shumë e dashur. Brenda mureve të shtëpisë, ajo u njoh si për tipin e hedhur dhe me shumë horizont e kundërta e partneres së saj Vivit, së cilës nuk iu ndje zëri për asnjë moment.

Fabjola Kuburi:- Kei moj Kei si dole kështu ti, ne të pris

Kejda Jahja(Kei):-Për mua futa në Big Brother. Arrita qëllimin tim për të treguar që njërëzit duhet të jenë të gjithë të barabartë dhe të jetojnë të lirë jetën e tyre.

-Vivin se paske me vete pse kështu?

-Vivi për momentin ndodhet pranë familjes së saj.

-Më duket se ja mbanke inatin penalizimit nga ana e Vivit?

-Vivi ka qenë partneria ime gjatë këtij rrugëtimi dhe e kam pasur krah dhe mbështetje për cdo gjë dhe përmes heshtjes. Fjala inat në fjalorin tim nuk ekziston, e aq më pak ta mendoj dhe përdor ndaj partneres sime.

-Ti ke thënë që ke hyrë në Big Brother për të sistemuar lidhjen tënde me Vivin realisht çfarë ndodhi?

-Ishte një mundësi për të dyja ne për ti dhënë një shans të dytë lidhjes që kemi patur edhe pse ishte interesante dhe intensive si eksperiencë, mendoj që përfundimi na coi në pikën e nisjes.

-Të gjithë pyesin po ajo Vivi shkëmbyer një fjalë?

jam shumë e lumtur dhe privilegjuar që në momentin kur ndan mendimet dhe opinionet e saj unë jam ndër të parët njerëz që kam kënaqësinë ta dëgjoj.

-Kur ishe brenda shtëpisë rrëfeve edhe një problem tjetër tëndin, varësinë ndaj drogës, si mendon se do zgjidhet kjo pjesë?

-Dua t’iu korrigjoj pasi në asnjë moment gjatë qëndrimit në shtëpi nuk kam përmendur asnjë lloj varësie ndaj drogërave ose substancave të tjera. Nuk ka asgjë për tu zgjidhur pasi siç e përmenda dhe më parë nuk mund të zgjidhësh një problem inekzistent.

-Mendon se dhe maksimumin tënd për kohën e qëndrimit tënd brenda shtëpisë së Big Brother?

-Patjetër, ka gjithmonë vend për të dhënë më shumë, sidomos për një person me karakterin tim por besoj në situatat që jam ndodhur brenda shtëpisë jam munduar të bëj më të mirën.

-Përveç famës që more për çfarë të shërbeu tjetër kjo eksperiencë?

-Siç ju përmenda dhe më parë unë jam një person në kërkim të pasi i shoh si një mundësi për të njohur dhe provuar veten. E tillë ishte dhe kjo eksperiencë.

- Me kë nga shtëpia e “Big Brother” do dëshiroje të vazhdoje miqësinë dhe jashtë shtëpisë?

-Të them të drejtën mund të dukem shumë altruiste por secili nga banorët për mua ka një vend të veçantë dhe jam e sigurtë që me secilin prej tyre do të kem miqësi dhe jashtë shtëpisë.

- Si reagoi familja jote kur dole? Po miqtë?

-Më kanë mirëpritur me një dashuri që më ka bërë të kuptoj sa shumë vlerë ka të rrethohesh nga njerëz që të duan pa kushte. I falënderoj pa masë të gjithë.

-Mendon se meritoje të qëndroje akoma?

-Mendoj që qëndrova mjaftueshëm për të përcjellë mesazhet dhe vlerat që më karakterizojnë.

-Lidhja jote me Vivin mori formë përsëri kur morët vesh që do hynit në “Big Brother” apo …?

-Siç e përmenda dhe më sipër lidhja ime me Vivin ishte një shans i dytë për ne.

-Mua më duket va jzë shumë korrekte si gjatë takimit, si gjatë komunikimit, kurse banorët brenda shtëpisë kishin tjetër mendim. Si reagove gjatë këtyre mendimeve?

-Për mua është e rëndësishme të pranoj dhe ti bëj të tjerët të kuptojnë që ekzistojnë mendime të ndryshme prej të cilave rrjedh dhe bukuria e secilit prej banorëve. E rëndësishme është të dëgjosh dhe të mos imponosh.

-Dy prej çifteve që kanë dalë nga Big Brother Sidrita me Ervinin dhe Denisi me Gertën kanë deklaruar që janë ndarë por janë parë nën shoqërinë e njëri tjetrit mendon se është një formë fyese ndaj publikut që i mbajti brenda?

-Janë zgjedhje personale dhe unë nuk jam askush për t’i komentuar.

-Duket që çifti më i urryer aty brenda është Damiano me Armelën edhe ti pajtohesh me këtë mendim?

-Absolutisht jo, për mua janë dy njerëz të cilët më kanë përcjellë të bukurën në atë shtëpi.

- Çfarë të zhgënjeu nga shtëpia e Big Brother?

-I vetmi zhgënjim nga shtëpia ishin debatet e tejzgjatura në lidhje me ushqimin.

- Çfarë do mbash mend gjatë?

- Them dhe besoj se çdo ditë që kalova brënda shtëpisë është për t’u mbajtur mend gjatë dhe nuk mund të bëj dallime për një

- Çfarë prisje nga ky edicion i Big Brother?

- Të them të vërtetën e shikoja hyrjen në BBA si ç’ka të që mund të sillte të reja në jetën time dhe që mund të kishte edhe impact.

-Mendon se hyrja çift të penalizoi përpara kohe?

- Absolutisht jo, përkundrazi më intrigonte më shumë.

-Po nëse do kishe qëndruar akoma çfarë do jepje për publikun që nuk e dhe deri në momentin e daljes nga shpia?

- Besoj shumë humor, debate konstruktive dhe intensive, provokime karakteriale dhe lojra të ndryshme dhe mbi të gjitha sa më shumë dashuri dhe vlera edukuese.

-Po Vivi çfarë të tha kur dolët?

- U ndje shumë e kënaqur me këtë eksperiencë që kaluam sëbashku.

- Ju jeni apo nuk jeni një çift? -Ne jemi një ç -Kush ju ka mbështetur më shumë nga të gjithë?

-Kuptohet, familjet dhe shoqëria kanë qenë mbështetja më e madhe.

-Të shqetësojnë me mesazhe në rrjete sociale apo qoft dhe në telefon?

-Unë jam një person shumë i zakonshëm dhe nuk besoj se do shqetësohem ndonjëherë nga komentet, çfarëdolloj komentesh qofshin ato. Secili prej nesh ka të drejtën të shprehi mendimin e tij.

-Të gjithë thonë që loja e Damianos është e pisët ti ç’mendim ke?

-Damiano ka qenë një ndër personat më afër meje në shtëpi dhe më vjen shumë keq kur lexoj komente të tilla si fjala lojë e pisët. Mendoj që loja e tij keqinterpretohet nga jashtë.

-Nëse do të jepej edhe njëherë mundësia për të hyrë në Big Brother do hyje? -Patjetër me shumë kënaqësi. - Çfarë do bësh pas kësaj interviste?

-Do vazhdoj të merrem me aktivitet pasi më 11:00 tek Pallati i Kongreseve do te organizojmë Paradën Gay.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.