Blerina Braka: Bëj atë që dua!

Intervista - - FAQE 1 -

Blerina Braka, është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Me një zë që të bën për vete dhe me një interpretim që të mahnit kur ajo këndon, Blerina nuk ka shumë që ka sjellë edhe klipin e saj më të fundit, “Çohu”, i cili duket se ka gjetur pritjen e duhur në publik.

Fabjola Kuburi:-“Jeto jetën i gëzuar, fatin vet e ke në duar, i vjetër dhe i ri, nuk ka moshë në dashuri”, janë vargjet të këngës tënde më të re, “Çohu” që ka bërë realisht shumë bujë në tregun muzikor. Si erdhi kjo këngë, na trego diçka më shumë?

-Kjo këngë ka të bëjë me natyrën time. Unë jam natyrë me adrenalinë dhe këtë pjesë më pëlqen ta ndaj me të tjerët. Kjo këngë ka dalë nga unë pasi tekstin dhe muzikën e kam shkruar vetë. Kjo këngë është produkti im.

-Po bëhet shumë kohë që je në skenë. E kupton si ikin vitet?

-Vitet ikin por e rëndësishme është që ne të marrim më të mirën prej tyre. Është vërtetë bukur kur bën atë që do dhe në jetë kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.

-Shumica e fëmijëve rriten me lodra, e ti u rrite me skenën. Ka qenë një fëmijëri e bukur për ty?

- Sigurisht. Të them të vërtetën edhe unë kam luajtur me lodra por kisha një ndryshim nga fëmijët e tjerë, kisha pasionin dhe ëndrrën për të prekur skenën. Unë kisha dhe një lojë timen, bëja prova para pasqyrës dhe imagjinoja sikur isha në skenë. Nuk e imagjinoni dot sesa e lumtur ndihesha kur këndoja ashtu para pasqyrës dhë më dukej vetja sikur isha e njohur dhe e famshme në ndonjë skenë të madhe. Kjo ishte loja ime e preferuar.

-Gëzon një respekt të madh midis publikut shqiptar, e kjo vjen nga prezenca jote në mbrëmjet “live” në evente dhe ambjente të ndryshme. Është pikërisht e kënduara “live” ajo që e plotëson një këngëtare?

- Për mua nëse një këngëtar nuk këndon live nuk quhet këngëtar. Mund të quhet çfarëdo por këngëtar jo. Të këndosh live është të vësh të gjithë qenien tënde në shërbim të këngës dhe të japësh maksimumin në atë interpretim. Gjithësesi e rëndësishme është audienca. Këngëtari duhet të jetë i kompletuar dhe të këndojë live por edhe të jetë i pëlqyer me produkte klipesh.

-Të futemi pak në botën e lukut, një element shumë i rëndësishëm për këngëtaret shqiptare! Blerina, sa kohë të duhet ty të kurohesh në detaj në look?

-Sigurisht që luku është pjesë e rëndësishme dhe unë i jap rëndësi në mënyrën time. Të kujdessesh për veten është kulturë më vete dhe tregon edhe një anë tënden shumë të mirë, respekton veten por edhe publikun për të cilin interpreton.

-Të jesh e talentuar do të thotë të jesh e kërkuar. Sa kohë i ha Blerinës, puna me muzikën, dhe sa kohë i mbetet asaj për jetën personale apo për familjen?

-S’ka lidhje talenti me të qenit e kërkuar. Gjithçka varet nga menaxhimi…! Ndodh që koha më ë kam kohë mjaftueshëm. Kështu që i alternoj gjërat dhe gjej kohë për gjithçka. Nëse diçka do ta bësh vërtet, koha nuk është problem.

-Si e kupton një këngëtare e re që është bërë e famshme? Si matet fama?

-Fama matet sa e kërkuar je në koncerte. Nëse të kërkojnë dhe të duan që të jesh present për të kënduar për publikun, atëherë absolutisht je e njohur, e famshme dhe e kërkuar.

-Mjafton talenti apo duhen edhe bashkëpunimet e duhura për të patur sukses?

-Duhen të gjitha nga pak, një ndërthurje mes komponentësh mëgjithëse vazhdoj të them se gjithçka ka të bëjë me menaxhimin.

-Deri tani të kemi parë të kemi parë vetëm në bashkëpunime me meshkuj. Cila do të ishte ajo këngëtare femër, që do ta zgjidhje për një bashkëpunim?

-Bashkëpunimi me këngëtare femër nuk e kam menduar por këngëtarja që zgjedh është Aurela Gaçe.

-A tërhiqen meshkujt shqip- tarë nga femrat e famshme?

-Mendoj se po. Të them të drejtën, mua personalisht, më bezdis shumë kjo gjë. Unë famën e lidh vetëm me punën dhe nuk më pëlqen të më shohin sit ë tillë në jetën jashtë profesionit. Dua të më njohin si njeri dhe jo si Blerina në skenë.

-Sa i ndihmojnë thashethemet nëpër media, këngëtarët?

-Për të marrë famë i ndihmojnë shumë, më shumë se vetë kënga. Mendoj se përgjigjen ia jepni vetë apo jo?(Buzëqesh)

-Për çfarë do të doje ta ndaloje kohën?

-Për të vetmen arsye të mos ki

-Ia vlen çdo muzikën?

-Ja vlen çdo ër të bërë atë që do vërtetë. E kam thënë dhe e them përsëri, nëse e do vërtet diçka me shpirt nuk duhet të dorëzohesh edhe pse mund të ketë ër gjithçka tjetër në jetë.

- Ç’mrekulli do të doje të të ndodhte në këto momente?

-Që qenushja ime të ndonjë fjalë. (Qesh)

-Të bërit e famshme dhe e pasur janë dy nga pasojat e të bërit muzikë. Ty cila nga këto të dyja të tundon më shumë?

-Janë shumë të lidhura me njëra tjetrën dhe nuk di kë të veçoj. Fama ka lidhje me pasionin dhe dëshirën për ta ndarë me të gjithë. Ndërsa pasuria është ajo që të mban në formë dhe të jep mundësinë që të jesh gjithmonë prezente në skenë dhe kudo.

-Cilat janë gjërat që e bëjnë një person interesant në sytë dhe mendjen tënde? -Serioziteti dhe vetëbesimi. -Nëse do të të dhuronin një këngë, nga kush do të doje t’a merrje këtë dhuratë?? -Nga Ardit Gjebrea. - Çfarë ty?

-Të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion.

- Blerina e dashur, të falënderoj dhe të uroj suksese. Ishte kënaqësi për ne që të kishim në faqet e gazetës tonë…!

- Faleminderit ju, jeni gazeta më serioze në treg dhe unë ju uroj gjithashtu suksese dhe lexuesit e publikun tim. Me shumë dashuri, Blerina Braka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.