Barun Sobti: Jam gati të zhvishem në skenë

Intervista - - FAQE 1 -

Barun Sobti është një aktor indian që ka lindur në Delhi më 21 gusht 1984. Para se t’i futej aktrimit, ai ka punuar si menaxher në Xhindal Telekom për shtatë vjet. Baruni e filloi karrierën artistike në serialin televiziv fetar Shradda, por roli i parë ku ra në sy ishte ai në serialin “Fjala jonë është çelik”. Megjithatë, seriali që i dha famën ishte “Si ta quaj këtë dashuri?”, me rolin e Arnav Sing Raizadës. Ai luan aty rolin e një biznesmeni të rreptë dhe të egër që dalëngadalë bie në dashuri me një vajzë të thjeshtë. Seriali dhe roli i tij u bënë menjëherë të dashur për publikun dhe mori edhe komente pozitive nga kritikët, gjë që nuk ndodh shpesh. Pasi ai deklaroi largimin e tij nga telenovela, producentët u detyruan t’i jepnin fund asaj. Në vitin 2013 ai u klasifikua në vend të tretë si Mashkulli Aziatik më Seksi, nga revista angleze, Eastern Eye. Në vitin 2016, ai zuri vendin e gjashtë në këtë klasifikim. Barun debutoi në Bollivud me filmin “Main Aur Mr Riight”-2014. Kritikan shkruan se aktrimi i Sobtit mbase ishte ai që shpëtoi filmin. Më pas ai mori pjesë në një film tjetër, “Satra Ko Shaadi Hai”, që është në fazën e post-produksionit, ndërsa pritet të dalë në kinema filmi “22 jardë”, një film me temën e kriketit. Barun është martuar me të dashurën e tij të adoleshencës, Pashmin Mançanda, më 12 dhjetor 2010.

- Që kur ju vendosët të linit televizionin për kinemanë, fansat janë lutur, bile disa i kanë dërguar edhe letra kërcënuese televizionit që t’ju kthejë mbrapsht. Jeni përballur me ndonjë nga këto?

- O Zot! Njerëz që kërcënojnë…kjo është diçka e re. Unë mendoj se çdok- ush duhet të jetë i lirë të zgjedhë karrierën që dëshiron. Unë e kuptoj se publiku më do prapë në TV, por është vetëm nga ajo që po bëj, që fansat më duan më shumë. Nëse diksuh tjetër do të kishte bërë këtë zjedhje në vendin tim, rezultati nuk do të kishte qenë i njëjti.

- U befasuat kur serialit “Si ta quaj këtë dashuri?” i erdhi fundit, pasi ju dhatë dorëheqjen prej tij ?

- Isha në Britani kur dëgjova se ata kishin vendosur t’i jepnin fund serialit. Në fakt më tha ime më për këtë. Mesa di unë, ata kishin marrë aktorin Viraf Patel që të luante një rol të ri në serial, pra ai nuk do të më zëvendësonte mua, por, ma merr mendja që një gjë e tillë nuk ndodhi. Unë isha me pushime me gruan kur mora vesh se seriali kishte përfunduar.

- Kur ju erdhi oferta për të luajtur në filmin “Main Aur Mr Riight”?

- Kjo ofertë më erdhi kur po interpretoja në “Si ta quaj këtë dashuri?”. Ata më telefonuan, i takova, lexova skenarin dhe më pëlqeu. Unë luajta nja dy pjesë dhe atyre u pëlqeu. Nuk ishte një zhvendosje e menduar nga televizioni, siç mendojnë njerëzit. Kur unë lashë serialin nuk kisha asnjë rol të sigurtë në dorë, kisha bërë vetëm disa sekuenca dhe kaq. Nuk e lashë TV për filmat.

- Disa intervista pas serialit sugjeruan se ju kishin probleme shëndetsore. është e vërtetë?

- Në fillim kisha një lloj bllokimi mendor, sepse bëja të njëjtën gjë për provuar këtë edhe më parë tek “Fjala jonë është çelik”, ku punoja shumë. Ka pasur momente që kam punuar çdo ditë për një muaj, mesatarisht 17-18 orë në ditë. Kur fillova serialin, premtova se do ta bëja vetëm për një vit, por kur i futesh rutinës, është e vështirë ta lësh. Me kalimin e kohës kuptova se nuk po rritesha më profesionalisht, pastaj nuk kisha kohë të rrija as me gruan.

- Por gjërat në TV kanë ndryshuar, apo jo? Sipas sistemit të ri, aktorët nuk lejohen të punojnë më shumë se 12 orë rrjesht në një shfaqje.

- Kjo varet nga fakti sa i njohur je. Ka aktorë që punojnë vetëm 4 orë dhe askush nuk u thotë gjë, por ka edhe aktorë të varfër si unë, që kanë punuar 17-18 orë në ditë. Për serialin e parë, me vetëm dy orë pushimi në mes. Kam punuar shumë kur ma kanë kërkuar, por u bë si shumë pas serialit të fundit. Gjithë jeta jote është përmbledhur tek roli, nuk ke jetë jashtë kësaj.

- Filmi juaj “Main Aur Mr Riight” (Unë dhe z. I Drejti) u vonua mbi dy vjet për të dalë në treg. Pse ndodhi kjo?

- Gjëra të zakonshme, duhet kohë të bësh një film dhe, nëse nuk shkon ndonjë gjë, bëhen ndryshime, rixhirohet dhe çohet përsëri për postproduksion.

- Si do t’i klasifikonit tre filmat tuaj?

- “Main Aur Mr Right” është një film për të rinjtë, “Satra ko Shaadi Hai” (Dita e martesës) është skenari i një martese reale në një familje të klasës së mesme pa shumë zbukurime, ndërsa një agjenti të kriketit. Të gjithë jënë të ndryshëm, por mendoj se punën më të mirë e kam bërë tek filmi i parë.

- Ne i njohim gjithë rolet tuaja, por duam të dimë diçka për Barun Sobtin e vërtetë.

- Si ta përshkruaj veten time? Duhet të pyesni gruan time për këtë, mendoj se ajo do t’ju jepte një përgjigje më të mirë. Mendoj se jam pak fëmijëror, por vetëm me time shoqe. Njerëzit nuk e njohin këtë anë time, ata mendojnë se jam misterioz, i sinqertë dhe arrogant, sepse në thelb nuk flas shumë. Në fakt ata të familjes me drejtojnë goxha në jetë, por në punë jam unë ai që marr vendimet e mia.

- Nuk konsultoheni me familjen para se të zgjidhni një rol?

- Ne shkëmbejmë opinione dhe pikëvështrime, por në fund jam unë ai që vendos.

- Ndër rolet që ekzistojnë, cilin preferoni ju: Djalin romantik, të zemëruar, apo diçka tjetër?

- Më pëlqejnë karakteret e fuqishëm, sepse ata janë të thellë. Më pëlqejnë ata që nuk flasin shumë, por që shprehin shumë. Pastaj kjo ma lehtëson edhe punën (qesh)

- Sikur gruaja juaj, Pashmin Mançanda, t’ju ndryshonte për t’u bërë zoti I drejti para gjashtë vjetësh, do të pranonit?

- Të gjithë ne ndryshojmë në një lloj sensi. Ndryshimi është e vetmja gjë konstante në botë.

- Le të flasim për historinë tuaj të vërtetë të dashurisë. Si u takuat me Pashminën, si ratë në dashuri dhe u martuat?

- Në dhjetor mbushen 7 vjet nga data e martesës sonë dhe ne u martuam ditën që do të vihej në kinema « Main Aur Mr Right ». Ne jemi takuar në shkollë. Ajo po pinte ujë nga rubineti dhe unë po e shihja. Askush nuk i propozoi tjetrin në fakt, ne dalëngadalë ramë në dashuri dhe pastaj u martuam. Ne kishim aq shumë kohë bashkë, sa nuk kishte kuptim asnjë propozim. Ne studiuam bashkë pastaj ajo shkoi në Australi për studime të tjera, për pesë vjet. Nëse lidhja i mbijeton një distance kaq të gjatë , atëherë ajo mund t’i mbijetojë edhe vdekjes. Kur ajo u kthye, ne e dinim që do të martoheshim.

- Ju ka ndaluar ndonjëherë gruaja të bëni romanca me aktoret në sheshxhirim, ose të afroheni me to?

- Ajo do të qeshë po ta dëgjojë këtë. Pashmin nuk ka pasur kurrë problem me punën time, ose me gratë që dashuroj në skenë. Edhe sikur t’i tregoni foton time me një grua tjetër, ajo nuk do ta besojë.

- Cila është gjëja tjetër që nuk do Striptizë, seanca seksi, apo vetëvrasjeje?

- E vetmja gjë që nuk do të bëja do të ishte ajo që nuk do të më pëlqente. Jam gati të zhvishem në skenë, sepse kam trup të mirë.

cilëve do të vendosë të ardhmen tuaj në Bollivud. Ndërkohë, keni menduar t’i ktheheni TV?

- Sigurisht që do të më pëlqente të bëja TV. Ka skenare serialesh të shkëlqyer në këtë moment. Nuk e di nëse është koha e duhur për të bërë një serial, por do të isha gati të fusja edhe paratë e mia në të. Shihni serialet amerikane sa të famshëm janë. Unë jam i çmenduar pas serialeve The Good ëife, Suits, Homeland dhe The Neësroom.

- Ju keni drejtuar edhe një shfaqje në televizion, atë të dhënieve të çmimeve “Star Parivaar”. Si u ndjetë aty?

- Shkëlqyeshëm. U zbavita shumë, megjithëse nuk isha në lartësinë e duhur kur kërceva me Sanaja Iranin (Kushi), pasi ajo është veterane në këtë fushë, ndërsa kërcimi nuk është një nga anët e mia të forta.

- Jua merrte mendja se “Si ta quaj këtë dashuri” do të bëhej kaq i famshëm?

- riali do të kishte sukses, por nuk na e merrte mendja se do të arrinte në një nivel të tillë.

- Pse e pranuat ju rolin e Arnavit?

- se ishte krejt ndryshe nga ata që kisha luajtur deri në atë moment.

- Çfarë marëdhënie keni me Dalxhitin (Kaur Banot, që luan rolin e Anxhalit) jashtë sheshxhirimit?

- Kam marëdhënie shumë të mira me të, sepse është vajzë shumë e ëmbël. Njoh mirë edhe të shoqin e saj.

- Si personazh, Arnavi nuk beson në rituale. Po tek rituali i Rakhit (që feston lidhjen mes vëllezërve dhe motrave) beson ?

- Rakhi nuk është një ritual, është një ditë kur vëllai i tregon dashurinë motrës dhe anasjelltas. - Po në jetën reale e festoni? - Po, Rakhi është një festival i bukur. Unë e dua motrën time, jemi vetëm ne të dy, prandaj jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ajo ka një fëmijë dhe thotë se ne të dy jemi njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj.

- Sa e rëndësishme është familja për ju?

- Unë jam rritur shumë shpejt, por jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë e familjes në jetën e njeriut.

- Çfarë ju pëlqeu më shumë në rolin e Arnavit? - E lehtëson apo vështirëson kjo punën?

- ja shumë energji në skenat e fuqishme, kur duhet të shohësh me zemërim dhe ngultasi. Por, me kalimin e kohës, mësohesh dhe është më e lehtë.

- është thënë se do të xhironi një seri të re të telenovelës për hir të fansave, të cilët mezi e presin këtë. Do t’i shohim bashkë Kushi Kumari Guptën dhe Arnavin?

- Po, do t’i shihni bashkë, së bashku me shumicën e personazheve të tjerë. lëmë, por konteksti do të jetë i njëjtë, sigurisht.

- Do të jetë një seri e vetme, apo një sezon i tërë?

- Nuk e kam idenë, duhet të pyesni Hot Starin për këtë. Mendoj se ata po bëjnë një provë për të parë si shkon, pastaj…Megjithatë, më duket e vësh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.