Ç’ndodh nëse nuk hamë mish për 1 vit?

Intervista - - FAQE 1 -

Mishi është pjesë e jetës sonë të përditshme, cilado qoftë forma e tij. Ai futet në supëra, në sallatë, fast food, i marinuar, i pjekur mirë, gjysmë i pjekur, i shijshëm dhe që i jep gjellës lezet. Mendoni, për shembull, formën e tij më të njohur, biftekun. Një racion i tij mund të kushtojë shtrenjtë në restorantet e zgjedhura. Megjithatë, disa njerëz që përpiqen të bëjnë çhelmimin e trupit nga disa ushqime që konsiderohen se shëndoshin, e mënjanojnë mishin duke e futur në listën e ushqimeve të ndaluara. Më poshtë keni disa nga efektet që ka trupi ynë nëse nuk konsumon mish për një vit. 1. Bie në peshë Njerëzit mund të humbasin mesatarisht 4.5 kilogramë nëse ndalojnë konsumimin e mishit. Ky përfundim ka dalë si rezultat i një studimi të shkollës së mjekësisë së universitetit Xhorxh Uashington, SHBA, që u realizua nga 15 studiues amerikanë dhe evropianë, të cilët thanë se një dietë e bazuar në perime mund të ndihmojë rënien në peshë edhe pa bërë përllogaritjen e kalorive, edhe pa studim, që u bë tek murgjit budistë, doli me përfundimin se të ngrënit vegjetarian ulte indeksin e masës trupore.

2. Pakësohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare

Vegjetarianizmi gjithashtu mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe presionin e gjakut.

3. Pakësohen mundësitë e shfaqjes së diabetit

Një studim gjeti se ata që konsumojnë rregullisht të gjitha llojet e mishit kanë nga diabeti, në krahasim me vegjetarianët, ndërsa ata që konsumonin mishra - zik të sëmureshin nga diabeti në krahasim me vegjetarianët. 4. Ulen mundësitë e kancerit Organizata Botërore e Shëndetit i ka futur mishrat e përpunuara, si sallamërat, bejkoni, etj, në listën e zezë së bashku me cigaret dhe rrezatimin. Mishi i kuq konsiderohet se ka substanca kancerigjene.

- rëve

Një studim i universitetit të Nju Jorkut doli me përfundimin se vegjetarianët kanë më shumë specie mbrojtëse bakteriesh në zorrë nga ata që konsumojnë mish. Nëse ju dhembin muskujt pas gjimnastikës, mbase kjo i detyrohet acidit urik ose acidit laktik, që shkaktohet nga ushqimet shumë proteinike të mishngrënësve. Kjo do të thotë se ata që konsumojnë mish kanë më shumë dhimbje muskujsh dhe e marrin veten më ngadalë. Nga ana tjetër, për të formuar masën muskulare, trupi ka nevojë për proteina, të cilat mund të merren nga mishi, vezët, apo bishtajat. 7. Ndryshon funksionimi i geneve Shkencëtarët kanë bërë zbulimin se faktorët mjedisorë dhe të stilit të jetesës mund t’i aktivizojnë, ose çaktivizojnë genet. Për shembull, antioksidantët dhe ushqime të tjera që ne hamë në ushqimet integralë ndryshojnë veprimin e geneve për të riparuar dëmtimet e ADN-së. Studimet gjithashtu kanë treguar se ndryshimet e stilit të jetësës, përfshi këtu edhe një dietë me bazë bimore, mund të ulë rrezikun e kancerit të prostatës, të shkaktuar në genet tek burrat. Gjithashtu është parë se një dietë vegjetariane, së bashku me ndryshime të tjera të stilit të jetesës, mund të zgjasin telomeret tanë, që janë mbaresat e kromozomeve që e mbajnë ADN-në tonë stabël. Telomere më të gjatë do të thotë se qelizat dhe indet tonë plaken më ngadalë, sepse telomeret e shkurtuar bashkangjiten me plakjen dhe vdekjen e parakohshme. Disa nga efektet negative 1. Mund të humbisni shijen…dhe jo vetëm për mishin e kuq

Zinku është një kripë minerale, që luan shumë funksione në trupin e njeriut, përfshi faktin që nxit sistemin tonë imunitar. Ky mineral gjendet me shumicë në stridhet në mishin e kuq dhe është i rëndësishëm për shijen dhe dëgjimin. Një studim i bërë nga Institetuti i Bioshkencës së Shëndetit në universitetin e Tokushimës, Japoni, gjeti se mungesa e zinkut është një faktor i rëndësishëm që ndikon tek dobësimi i shqisës së të shijuarit. Ndërkohë që bishtajat, arrat, drithërat integrale dhe produktet e qumështit kanë pak zink, acidi bimor në to mund të ndërhyjë në thithjen e zinkut nga organizmi. Si pasojë, vegjetarianët mund të kenë nevojë për 50% më shumë zink se mishngrënësit. Sasia ditore e këshilluar pë gratë është 8 mg, ndërsa për

2. Mund të keni nevojë për suplemente

Studimet thonë se vegjetarianët kanë tendencë të marrin të njëjtën sasi hekuri si mishngrënësit. Ata marrin gjithash thelbësore për funksionimin e nervave. Por, nëse ju jenui të shqetësuar për këto substanca, përfshi edhe zinkun e përmendur më lart, mund të keni nevojë për suplemente.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.