10 sekrete për të zgjidhur zënkat në çift

Intervista - - FAQE 1 -

Ka zënka që nuk mund të zgjidhen, por shumicën e kohës grindemi me partnerin për gjëra të kota. Në vend që t’i merrni gjërat shumë për zemër, provoni këto 10 truke për të zgjidhur lehtë një zënkë në çift. Fqinjët do t’ju falenderojnë për këtë!

1. Shihni një seri të reality shoë- t, Familja Kardashian

Nëse jeni që të dy duke i thënë njëri- tjetrit gjëra krejtësisht irracionale, bëni një pauzë dhe bëni diçka të lehtë për disa minuta. Do t’i shihni gjërat ndryshe pasi të keni parë Kim Kardashianin duke bërë si vip. Mbase do të kuptoni edhe se zënka ishte e kotë.

2. Shpjegojini partnerin argumentat e tij

Kjo mund të duket e çuditshme, por përpiquni gjithsesi t’i përsërisni partnerit argumentat e tij. Mbase ju i keni kuptuar keq dhe gjithë kjo zënkë nuk ishte veçse një keqkuptim banal. 3. Luani me kokë a pil Kjo është zgjidhja ideale kur gjërat kanë ngecur në një pikë dhe askush nuk luan nga e vetja, si për shembull, ngjyra me të cilën do të lyeni murin e banjës. Mbase është më mirë t’ia lini rastësisë t’i rregullojë gjërat.

4. Gjeni një mundësi të tretë

Mbase nëse ndaloni bërtitjen që të dy gjatë një minute do të shihni një ka një ngjyrë që ju pëlqen të dyve. Nëse nuk mund t’ju plotësohet që të dyve dëshira e parë, mbase mund të bini dakord mbi një të dytë. 5. Bëni seks

Seksi nuk është një zgjidhje në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por është e vështirë t’i mbash inat tjetrit pasi ke arritur orgazmën.

6. Pyesni veten nëse ia vlen dhe nëse përgjigjja është jo, hiqni dorë

Pse jeni kaq e nervozuar? Sepse ai ka dalë me miqtë dhe ka harruar t’ju thotë? Sepse nuk ka ndërruar letrën e tualetit? Mbase për këtë të fundit nuk ia vlen të grindeni.

7. Bëjeni partnerin të qeshë

Referojuni një shakaje që ju bën vetëm ju të dyve të qeshni, ose thuajini diçka që e bën gjithmonë të qeshë. Të qeshësh pas një zënke ka të njëjtin efekt si të urinosh mbasi e ke mbajtur urinën për katër orë rrjesht: Ndjehesh kaq mirë!

8. Vazhdojeni grindjen tuaj duke i bërë një përkëdhelje

Vazhdoni të grindeni, por filloni ta përqafoni. Bëjini një përkedhelje dhe kujtojini sa e doni. Do ta shihni se shumë shpejt ai do ta ndërpresë bërtitjen.

9. Bëni një shëtitje së bashku

Ju mund të vazhdoni të grindeni gjatë shëtitjes, por, të paktën, do të jeni në një vend publik dhe ku të dy nuk mund të bëheni histerikë. Ecni shpejt për të eliminuar zemërimin. 10. Hani diçka Jeni e zemëruar apo e uritur? Askush nuk mund të qëndrojë i nevrikosur duke ngrënë një ëmbëlsirë. është e provuar shkencërisht!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.