Faqe nga ditari i Ilir Metës: Petrit Vasili po ma dredh

Intervista - - HUMOR -

I dashur shoqja ime, ditar. Dora po më dridhet. Buzët po ashtu, këmbët po e po. Zemra më gufon. Gjithçka është në lëvizje, ashtu siç edhe ka emrin partia ime. Lëvizja SI. E nga mos të më lëvizë gjithë trupi?! Është herë e parë që po shkruaj mbi ty, duke qënë President. Po, po, shoqja ditar. U zgjodha në atë post. Nuk e di, ma kanë me të futur, apo jo. Ja, ku po ta them. Ato dy votat kundër meje, ishin, njera e imja dhe tjetra e Monikës. Ne të dy nuk votuam që unë te bëhesha President. Kete po ta them vetëm ty. Se mos të hap njeri e të shikon ç’ke brenda, moj!

Më ka ikur truri fare. Po i bëj llafet, lëmsh. Të them “moj”, ndërkohë që ti ditar je llaf i gjinisë mashkullore. Tani po lexoj ç’kam shkruajtur, o ditar: Të paskam thënë “shoqja ime”, në vend të thosha “shoku im”. Eh kur të ikën mendja, s’e ke mendjen. Ja, e shikon, po bëj lodra fjalësh si Nard Ndoka. Po rrjedh fare. S’di ç’po ndodh me mua. Të gëzohem që më vunë President, apo të hidhërohem. Ah, kjo politika, është me të futur. Do të ma fusë edhe Petja, pale. Kishte thënë në atë mbledhjen e partisë, që ne si parti do marrim më shumë vota se në

ë në morëm pak. Tani që është ai dmth, do marrë me shumë. Pra, ai indirekt ka dashur të theshte që është më i zotë se unë, ndaj do marrë më shumë vota.

I poshtri! Nuk ma kishte marrë mendja që do më dilte kundër. E kam mbajtur me të gjitha të mirat. Do ministër, na! Do prapë ministër, na! Kushedi sa herë ja kam vënë emrin si ministër. Kjo politika qenka vërtet e pabesë. Nuk e prisja nga Petrit Vasili, o ditar, të betohem. Me shumë besoja Petritin se Monikën.

Lere, lere se m’u kujtua Monika. Ishte zverdhur e tëra kur mori vesh që më zgjodhën President. Kur dolëm bashkë nga shtëpia, ajo kishte një fustan të kuq. Like, a të vesh këtë të kuqin?», më tha. E pashë njëherë. “Vishe», i thashë. Dhe e veshi, më dëgjoi. Herë e parë që më dëgjon në shtëpi. Pasi mua më zgjodhën President, fustani nga i kuq, u kthye më rozë. Sigurisht që do kthehej. U zverdh nga ankthi Moni im, kur mori vesh që më vunë President.

“Unë nuk isha dakord që Likja im të ishte President», ju tha gazetarëve. Petja që ishte pranë meje në këtë moment që Moni tha kështu, po nënqeshte. A mos më ardhtë të më sjellë thesin, se ja tregoj unë atij. Mirë bën që qesh. Ma ngopën, më hoqën nga të parin e partisë. Të tërë këtë lojë ai ma ka bërë, jam i bindur për këtë. Edhe unë, ama, nuk u tregova i kujdesshëm të kuptoja ç’fshihej në kulisa. Po paske qënë një Brut, një Judë, një tradhëtar i poshtër, o Petrit! Edhe mua që më kapi inati ndaj Nanos dhe pranova. A kokë, moj kokë, ç’bëre! Ti që mbahesh që i zgjidh gjërat me qetësi dhe dashuri, të gabosh nga inati! Po pse mor Like, pse?!

Duhet hetuar me cilët ka bashkëpunuar Petja që ma futën. Ndoshta ka bashkëpunëtore. Mbase ka bashkëpunuar me Monikën. Le që ç’them edhe unë! Monika ime përherë më ka qënë besnike. Me kë të ketë bashkëpunuar vallë ai dhelpër?

Apo këtë dyshim për mosbesnikëri nga ana e Petjas e kam veçse paranojë? Petja ndoshta më ka qëndruar besnik, e i bie në qafë më dyshime.

Gjithsesi kur të vijë të sjellë thesin, do numëroj paratë. Nëse ka sjellë më pak se herët e kaluara, dmth ma ka me të futur.

Po sikur mos të vijë fare të bëjë dorëzimin e parave? Mbase edhe nuk vjen dhe i mban për vete, me pretendimin se ai tashmë është kryetar i partisë.

Po mbajti paratë, s’kam ç’e dua jetën. Ku shtyhet jeta pa ato të shkreta. Me vjen edhe turp që ai palloshi i gjatë ka siguruar 7 breza. Dy e pak breza më shumë se mua dhe Saliu.

Ika tani se po bie dera. Ishallah është Petja.

Jo, qenka zilja e celularit. Qenka Lorenc Vangjeli. Si duket e kanë ftuar në ndonjë studio si analist të pavarur, e më merr për të më pyetur se çfarë të thotë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.