Tre “kryengritësit” e PD-së: Pse duhet të futemi në zgjedhje

Intervista - - HUMOR -

MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Sa dëgjova që tre deputetë të PD-së i kishin kërkuar Lulzim Bashës që të futet në zgjedhje, mendova se intervista më e mirë për këtë javë, do qe me ata të tre... Kaso Kosa: - Përshëndetje juve! Eduard Selami: - Hi Kaso! Hau are ju? Si je?

Majlinda Bregu: ç’kena?

- Mirë jam zoti Selami dhe zonja Bregu? Ja erdha si shqiponjë, sa dëgjova që... Ju si jeni?

Bregu : - Nuk thuhet, «erdha si shqiponjë». Thuhet «erdha si jaguar». E di ti ç’o xhahuari? - Kafshë është, si nuk e di. Bregu : - U pika tyna, mer Kaso. O kafshë thot. Po Jaguar o makinë, mer plak. Ja, pyet ene Selamin, që o marr në Amerikë me shitjen e makinave. Fol mer ti, ç’a o?

Eduard Selami: - Le mos ma kujto atë kohë, se jam rehat tani si deputet - Si ju kam me shëndet? Mirë? - Si me ken mirë në kët› palo ven, mer Kaso. E shikon ç’bahet?

- Më falni, a mund të ën letrare. Jo se jam kundër dialektit geg, por me thënë të drejtën kam vështirësi në disa fjalë. - Ho, me, Kaso,

Selami: - Po unë që Jorkut...? Domethënë a më kupton mua?

Bregu: - Ty s’të kuptoj unë që e di anglishten ujë, jo me të kuptu Kasoja, mer Ed. Ti Jorkut e ngatërron me atë të Librazhdit.

- Ju lutem mos u grindni! Jeni edhe në një parti, nuk ka lezet. Grindja nuk është mirë. Apo jo zonja Topalli? Topalli: - Çfarë? - Thashë që grindja nuk është mirë.

Topalli: - Kush është për mos t’u grindur? Ta hedhim në votë!

Bregu: - Po ç’votë thua, moj Zhozi. S’jemi në Parlament këtu.

Selami: - Edhe unë them që ta hedhim në - Çfarë të hedhim në votë? Selami: - Mirë atëherë mos ta hedhim në votë. Ta lëmë pa hedhur.

- Hë pra ndajeni mendjen, ta hedhim, apo mos ta hedhim? Selami: - E lëmë barazim them unë. Bregu: - Oportunist mbete gjithë jetën, o derëbardhë. Dridhu e përdridhu. - Ju lutem zonja Bregu, pak më e qetë. Selami: - Zonja Bregu, pak më e qetë, a derëbardhë...

Bregu: - Shiko ti oportunist! E parë e punës, nuk jam derëbardhë.

- Si nuk jeni derëbardhë?! votë. Bregu - kinën me derë të bardhë. E kam me derë të zezë. Dhe këtë ja kam thënë këtij Selamit edhe më parë. Topalli: - Ç’bani e bardha, e ç’bani e zeza! Maqinë me kenë, fun i funit. Bregu: - Ti Zhozi është mirë që mos të ndërhysh, të lutem shumë! Unë s’kam gjo me ty. E kam me këtë oportunistin këtu. - Qenkeni zënë keq me njeri tjetrin me ç’shoh. Topalli: - E kush nuk është xanun në partinë tonë, mer Kaso. S’ka met njeri pa u grindun, mer aguridhe... - Ju, për shembull, me kë jeni grindur? Topalli: - Unë jam grind përherë më Salën. - Ju jeni grindur me Doktorin? Kur kështu? Topalli: - Kur ishim në Grinesha përherë me të. Selami: - Mua me Salën nuk ma mban të grindem, se ha ndonjë dru. Topalli ë kujtohet Taulant Balla. Si i shkojnë punët me drutë në Librazhd atij? Selami: - Mirë thonë. S’ka lënë fshatar pa bërë druvar në Librazhd. Bregu: - Thoni ç’të doni por unë e kam zili Lantin. Djalë me gusto. Blen ca çanta pushtet. për gruan, që pak burra munden me i ble.

- A mund t’ju pyes, ju lutem: Përse keni thënë që PD duhet të futet në zgjedhje? Ju për shembull, zoti Selami, përse?

Selami: - Pse, mo Kaso, mua më gjete te parin, të përgjigjem.

Bregu: - Ja po përgjigjem unë, si më e gojës që jom. Unë për veten teme du me u fut në zgjedhje, se du me ekspozu ca këpucë ë kom ble tani së fundmi. Kom ene ca çanta. - Po ju zonja Topalli, përse...? Topalli: - Dua të futena në zgjedhje me hup. Me humb dmth. E me hek Lulin, e me e marr unë partinë, a ndonjë tjetër që më do mua. Kupton?

- Kuptova zoja Topalli! Falemnderit për përgjigjen! Po ju zoti Selami!

Bregu: - Këtij mos i thuj Selami, por Sallami. Shiko si rri, si sallam. - Ju lutem, mos u grindni më! Selami: - Po s’u futëm në zgjedhje, i bie me ik prapë ne Amerikë unë, o Kaso. Prapë të shes makina atje. Nuk dua të punoj më. Unë shyqyr që e kapa një vend deputeti.

- Paskeni arsye madhore ju të tre. Tani që i mësova po iki...

Topalli: - Ik Kaso, ik, por po e mora vesh që këto që të kena thënë me këtu i ke shkrujt, të kapa për zhelesh të qita jashtë... Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.